LIVE UPDATES
Bota

DW: Ndalimet e policëve, Kosova akuzon Serbinë për hakmarrje

Gjatë ditës së 17 prillit, gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan përreth 20 orë nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi, për t'u liruar më vonë pas marrjes në pyetje nga policia serbe. Qytetarët kosovarë po ktheheshin nga vendet perëndimore. Autoritetet kosovare u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përcjellin me vëmendje "situatën e tensionuar të sigurisë”.

18 Prill 2024, 09:52 Nga N.F
DW: Ndalimet e policëve, Kosova akuzon Serbinë për hakmarrje
Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet kosovare u kanë drejtuar thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përcjellin me vëmendje “situatën e tensionuar të sigurisë”. Qeveria e Kosovës bën të ditur se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi nga autoritetet serbe për t'u marrë në pyetje, në mesin e tyre edhe Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Dejan Jankoviç. Pesë policë ndërkohë u liruan, ndërsa pesë të tjerë akoma po mbahen nga autoritetet serbe.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, pjesëtarët e policisë janë shqiptarë dhe serbë të Kosovës dhe ata u ndaluan "në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë". Policët nuk ishin duke kryer detyra zyrtare. 

Gjatë ditës së 17 prillit, gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan përreth 20 orë nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi, për t'u liruar më vonë pas marrjes në pyetje nga policia serbe. Qytetarët kosovarë po ktheheshin nga vendet perëndimore. Autoritetet kosovare u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përcjellin me vëmendje "situatën e tensionuar të sigurisë”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përmes një komunikate, ndërkaq, hodhi poshtë pretendimet për ndalimin e autobusëve nga Kosova. "Në kufi po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë, gjë që mund të shkaktojë vonesa”, thuhet në komunikatë.

"Ndalimi i qytetarëve në kufi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”

Autoritetet e larta të Kosovës dhe Bashkimi Evropian, reaguan pas situatës së krijuar me qytetarët udhëtarë të Kosovës, të cilët akuzuan Serbinë për shkelje të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes. Dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja dhe kryeministri, thanë se autoritetet serbe, po bëjnë "veprim hakmarrës”,  pas votimit të së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku Kosova tashmë është një hap më afër anëtarësimit në këtë organizatë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha, se "Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë, Aleksandar Vuçiq", tha Presidentja. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se "ndalimi i qytetarëve në kufi është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i bëri thirrje Serbisë të ndalojë siç tha "së turpëruari veten”. "Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, shkroi zonja Von Cramon.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se "marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”.

Megjithë situatën e tensionuar Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e djeshme me qytetarët kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi, në Bruksel takohen të enjten kryenegociatorët për të diskutuar çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Temë e pashmangshme, sipas autoriteteve të Kosovës, do të jetë edhe çështja e ndalimit dhe marrjes në pyetje të qytetarëve të Kosovës nga autoritet serbe nëpër pikat kufitare të Serbisë. 

Marrë nga DW

kosova serbia kufi autobuse tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet