18 Prill 2024, 08:57
Nga M.B
Viktima dhe autori
GREQIA- Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouchs, ka reaguar pas lajmit se e bija nuk do mbajë më emrin e tij, por do marrë mbiemrin e së ëmës së ndjerë. Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur nga Filipinet procedurat për ndryshimin e mbiemrit.
"Unë dua më të mirën për vajzën time, kam besim të plotë te gjyshja e saj", mësohet të ketë thënë Anagnostopoulos.
Familja e Caroline e cila u vra nga Babis, dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga babai i tij. Ndryshimi i mbiemrit të së miturës Lidia ishte akti përfundimtar në vendimin e nënës së Caroline për ta shkëputur fëmijën nga familja Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj.
“Procesi përfundoi dhe vajza e vogël mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi”, tha avokati i familjes së Caroline. Sipas avokatit , gjyshja e Lidias nuk dëshiron që fëmija të ketë lidhje me Greqinë për këtë arsye këmbënguli në ndryshimin e mbiemrit.
Në shtator 2023, Gjykata e Apelit e Jurisë së Përzier e Athinës e dënoi Babis Anagnostopoulos me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs dhe me 11.5 vjet burg për vrasja e qenit të familjes, denoncimi i rremë dhe më pas dëshmia e rreme. Ai është dënuar edhe me 21 mijë euro gjobë. Rreth dy vite më parë ai kishte tentuar të kontaktonte me fëmijën dhe familjen e Caroline, por pa rezultat dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë komunikim me Lidian e vogël. Gjithashtu edhe prindërit e Babis nuk kanë më kontakt me mbesën e tyre.
babis anagnostopulos
Bota
18 Prill 2024, 08:48
N.F
Andrzej Duda dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti polak, Andrzej Duda së fundmi ka bërë me dije se ka pasur një takim privat me kan...
Bota
18 Prill 2024, 08:46
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një sulm me dron rus në rajonin perëndimor të Ukrainës Ivano-Frankivsk synoi të godiste infrastruktu...
Bota
18 Prill 2024, 08:41
N.F
Sonja Biserko
SERBI- Kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka folur për integrim...
Bota
18 Prill 2024, 08:28
M.B
Princi William dhe Kate Middleton
LONDËR- Princi William i Britanisë do të kthehet në detyrat publike të enjten për herë...
Bota
18 Prill 2024, 08:21
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do të tkurrë prodhi...
Bota
18 Prill 2024, 08:11
M.B
Denys Shmyhal
UKRAINA- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi se do të ketë një Luftë të Tretë Botërore ...
Bota
18 Prill 2024, 08:16
N.F
John Bolton
SHBA- Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpejtësi ndihmën ushtarake ...
Bota
18 Prill 2024, 07:56
N.F
Bislimi dhe Petkoviç
BRUKSEL- Një ditës pas tensioneve të regjistruara mes Kosovës dhe Serbisë pas ndalimit të qytetar...
Bota
18 Prill 2024, 07:55
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësit e financave nga Grupi i Shtatë demokracive industriale dënuan të mërkurën sulmin e Ira...
Bota
18 Prill 2024, 07:51
N.F
Baerbock dhe Netanyahu
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bisedoi në Tel-Aviv për pasojat e sulmit të Iranit ndaj Izraelit. A do...