LIVE UPDATES
Bota

DW: Mungesa e personelit paralizon turizmin në Gjermani

Rreth 7.200 punëtorë mungojnë aktualisht në aeroportet gjermane. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane.

11 Korrik 2022, 09:45 Nga e.k
DW: Mungesa e personelit paralizon turizmin në Gjermani
Foto ilustruese

BERLIN- Degës së turizmit i mungojnë punonjësit. Kjo nuk vihet re vetëm në kaosin aktual në aeroporte, por edhe në hotele dhe sidomos në gastronomi. Normalizimi pritet vetëm në vitin 2023.

Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin me dëshirë verën për të kryer udhëtimin e tyre në Budapest. Të paktën disa ditë pa stres! Por gëzimi u shuhet, kur dy ditë para udhëtimit, Euroëings e anulon fluturimin e tyre. Në vend që të fluturojnë sipas planit nga Dyseldorfi në Budapest, të dyja duhet të udhëtojnë me tren. Fluturime alternative nuk ka.

Rreth 7.200 punëtorë mungojnë aktualisht në aeroportet gjermane. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Shumë vetë i kanë kthyer këtij sektori shpinën gjatë pandemisë. Anulimi i fluturimeve dhe radhët e gjata në aerporte janë në rend të ditës. Lufthansa ka anuluar më shumë se 2000 fluturime në sezonin e pushimeve nga aerportet e rëndësishme Mynih dhe Frankfurt mbi Majn. Kësaj i shtohen 900 fluturime të tjera të anuluara në ditët e festave dhe fundjavave në korrik.

Hekurudha nuk ka mungesë personeli

Më ndryshe është situata tek hekurudha gjermane, ku nuk flitet për mungesë personeli. Në vitin 2021 në këtë institucion u punësuan në të gjithë Gjermaninë 22.000 punonjës. Por problemet këtu i shkakton një numër i lartë të punësuarish me raport, gjë që në në formë rajonale sjell probleme personeli.

Motrat Amelia dhe Amrei mbërrijnë në Budapest pas disa orësh vonesë. Ato përpiqen të shijojnë ditët e pushimeve derisa të shkojnë sërish në aeroport. Kthimi do të bëhet me Euroëings. Që gjatë rrugës në aepoport vjen mesazhi i parë, SMS: Avioni ka 1 orë vonesë. Në aeroport  mesazhi tjetër: Avioni ka edhe 1 orë tjetër vonesë. Pak më vonë edhe 1 orë tjetër vonesë. Avioni do të niset në orën 23:00, vjen një mesazh tjetër: Por pak minuta më vonë papritur vjen mesazhi, se avioni niset në 21:15, po fillon immbarkimi. Motrat ia fusin vrapit.

Aeroporet në ethe për rekrutimin e personelit

Edhe në aeroportin e Frankfurtit aktualisht ka një qarkullim të dendur të pasagjerëve, që i afrohet shifrave të vitit 2019, para pandemisë. Kësaj i shtohen edhe ndryshime të orarit të fluturimit edhe për shkak të motit apo hapësirës ajrore të mbushur. Për të plotësuar mungesën e personelit, në aerportin e Frankfurtit punohet me intensitet për rekrutimin e personelit, sidomos në shërbimet në aeroport. Në muajt e ardhshëm megjithatë do të ketë radhë të gjata në terminalet e aeroporteve.

Një ndër arsyet për mungesën e personelit janë edhe kushtet e këqija të punës në këtë degë. Shoqëria e fluturimit, Ryanair nuk i respekton ligjet dhe vendimet e gjyqit, kritikon sindikata spanjolle, USO. Për këtë arsye USO dhe sindikata Sitepla kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë greva në aeroporte. Në të gjithë Europën ka pasur dhe janë planifikuar greva të tjera.

Fuqia e huaj punëtore plotëson mungesat

Qeveria gjermane do të mundësojë tani ardhjen e disa qindra forcave punëtore nga jashtë. Deri më tani kjo ishte e vështirë, edhe punësimi i refugjatëve ukrainas kërkonte kalimin e shumë pengesave burokratike. Drejtuesi i Shoqatës së Aeroporteve Gjermane, ADV, Ralph Beisel e sheh pozitivisht angazhimin e fuqisë së huaj punëtore. "Tani duhet të flasim me sipërmarrjet tona mbi detajet e rregullores së posaçme, me qëllim që shërbimet private dhe aeroportet të fillojnë me punësimet." Megjithatë Lufthansa pret normalizimin e gjendjes vetëm në vitin 2023.

Gastronomia dhe hoteleria me probleme që para pandemisë

Një sektor tjetër i turizmit, gastronomi dhe hoteleria po ashtu vuan nga mungesa e personelit. Drejtuesja e Shoqatës Federale të Gastronomisë së Sistemit, BdS, Andresa Belegante thotë, se mungesa e personelit ishte e ndjeshme që para pandemisë. Po ashtu ranë këto vite edhe shifrat e shkollimit pofesional të të rinjve. Ky sektor po vepron kundër mungesës së personelit me ofrimin e marraveshjeve të punësimit me sindikatat, me bonuse të ndryshme dhe paketa të shkollimit profesional.

Instituti për Tregun e Punës dhe Shkollimit nuk sheh ndonjë emigrim masiv të fuqisë punëtore nga dega e gastronomisë. Arsyeja e mungesës së personelit, sipas institutit, lidhet me mungesësn e rekrutimeve. Në degë të tilla, ka pasur lëvizje të fuqisë punëtpre edhe para Coronës. Në rast se për një kohë të caktuar nuk ka rekrutime të reja, bie fuqia punëtore dhe punëtorët shkojnë në degë të tjera.

Shoqata e Hotelerisë dhe Bujtinave, DEHOGA e përcakton rekrutimin e fuqisë së re punëtore si sfidën më të madhe aktualisht të këtij sektori. Më shumë se 60% e hoteleve dhe bujtinave kërkojnë personel. Nga marsi 2020 deri në vitin 2022, kjo degë ka humbur 75 miliardë euro xhiro fitimi. "Kufizime të reja dhe mbylljet shumë sipërmarrje të kësaj dege nuk do t'i mbijetojnë dot. Sigurimi i së ardhmens së sipërmarrjeve dhe vendeve të punës ka prioritet."

Ameli dhe Amrei pas orësh pritjeje më në fund janë në avion. Pas një fluturimi jo te qetë të dy motrat mbërrijnë të stresuara në orën dy të mëngjesit në Dyseldiorf.

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës