LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga DW/ Brezi i krizave dhe kompromisit, lufta në Ukrainë dhe COVID-19, po ndikojnë tek të rinjtë

Gjatë pandemisë shumë të rinj dhanë shenja të depresionit. Më shumë se tre nga pesë të pyetur në studim thanë, se pandemia ka rrezikuar shëndetin e tyre psikologjik.

11 Korrik 2022, 08:49 Nga e.k
Analiza nga DW/ Brezi i krizave dhe kompromisit, lufta në Ukrainë dhe
Të rinjtë gjatë një proteste

Lufta në Ukrainë, kriza e klimës, Corona, - si është gjendja e të rinjve sot në Europë? Një studim i zgjeruar hedh dritë mbi rininë europiane dhe shqetësimet e saj.

Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Lena Kubisa dhe Kinga Zuvala kanë shkuar në Detin Balltik për pushime, në Gdansk. Një plan, që tre shoqet e kishin përgatitur prej një viti, pra para luftës në Ukrainë, e cila ka ndryshuar edhe jetën e tyre.

"Herë pas here mendoj për luftën, dhe më kap një si atakë paniku, sepse është shumë afër. Kam ndjesinë, se kjo frikë nuk do të zhduket, për sa kohë vazhdon lufta", thotë Kinga.

Ndërsa në familjen e Lenës jeton edhe një familje ukrainase, në apartamentin e gjyshes që për fat ishte bosh.

"Sigurisht është një ndryshim i madh. Por natyrisht për këtë familje ndryshimi është edhe më i madh." Aleksandra, Kinga dhe Lena janë rreth 18 vjeç dhe vitin e ardhshëm mbarojnë maturën. Ato nuk janë që vetmet që e vrasin mendjen për të ardhmen në kohë lufte.

Në Konferencën për rindërtimin e Ukrainësmë se 60% e europianëve në moshë të re e perceptojnë luftën në Ukrainë si një kthesë epokash. Këtë e tregon një studim përfaqësues "Europa e Re" e Fondacionit TUI. Instituti i informacionit, YouGov ka pyetur për këtë në prill 2022 më shumë 6200 të rinj nga mosha 16-26 vjeç në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni.

Sidomos në Gjermani, Greqi  dhe Poloni të rinjtë e vlerësojnë fillimin e luftës në Ukrainë si një kërcënim personal. Dhe të rinjtë tregojnë po ashtu një solidaritet të madh, si familja e Lenës. 68% e të rinjve janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. "Më parë, para luftës, më të moshuarit thonin, ju të rinjtë e keni kaq të lehtë, por tani kam ndjesinë, se kanë më shumë empati për ne, që ne duhet të mësojmë në këto kushte të vështira, me kaq shumë faktorë stresi."

Lufta e Ukrainës nuk është kriza e vetme që preokupon rininë.Kërcënimi më i madh për të rinjtë mbetet ndryshimi i klimës.

Ndryshimi i klimës tema kryesore

"Ndryshimi i klimës është diçka që na cënon të gjithë ne njerëzve. Prandaj shpresoj që të gjithë të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë vërtet diçka më shumë."

Javier Fabra Rodriguez është 25 vjeç dhe ka mbaruar masterin në histori, ai banon në qytetin spanjoll Kadiz. Veten ai e përshkruan si një njeri optimist, dhe më parë mendon se është europian, pastaj spanjoll. Por nëse ulet në një bar me miqtë e tij, gjëra e parë që kthehet në temë është frika, se nuk gjejnë dot punë. E gjithnjë e më shpesh ata flasin edhe për krizën e klimës. "Ne gjithmonë më parë ia kemi dhënë fajin sipërmarrjeve të mëdha që nuk kujdesen për klimën, apo se qeveria duhet të bëjë më shumë. Por një ditë ishim të gjithë të një mendimi, se vetë ne duhet të bëjmë më shumë, për shembull të mos hamë më mish, të riciklojmë, dhe të mos përdorim kaq shumë automjetet."

Vërtet ndryshimi i klimës është ai që do t'i bënte shumë të rinj europianë të ndryshojnë stilin e jetesës. Më shumë se 60% e të rinjve janë të gatshëm të kufizojnë standardin e jetesës. 69% shohin një përgjegjësi të madhe individuale në luftë kundër ndryshimit të klimës. Një shumicë, 58% pret nga shteti më shumë tatime, rregulla dhe kufizime. Gati çdo i dyti i ri i intervistuar është i mendimit, se vendet e BE duhet të kenë më shumë prioritet ndryshimin e klimës se pavarësinë energjitike.

Roli i BE

"Europa është për mua vendi ku mund të shpalos personalitetin tim dhe të përmbush ëndrrat e mira. E që të kem të drejta ka rëndësi sidomos me sfondin tim", thotë Daniela Cappuccio, që banon në veri të Italisë.

Ajo është gjysmëkolumbiane dhe e ka kuptuar se sa të drejta dhe liri i ofron pasaporta europiane. 25 vjeçarja sapo ka mbaruar studimet e juridikut, punon dhe përgatitet për provimet e licensës si avokate. Prej vitesh ajo angazhohet, që t'iu shpjegojë të rinjve institucionet e BE në shkolla.

Për shumicën e të rinjve, 69% që u pyetën në studimin e TUI, BE është para së gjithash një bashkim ekonomik, dhe një hapësirë me kufij të hapur, ku mund të punosh dhe jetosh e lirë. 62% janë të mendimit, se Europa është edhe një aleancë për sigurimin e paqes. Në Spanjë dhe Italia ka shumë të rinj që duan një integrim më të madh të vendeve anëtare në BE. Ne presim nga BE që të zgjidhë problemet e mëdha, thotë Daniela, "por në të njëjtën kohë, nuk duam të dorëzojmë kompetencat kombëtare."

Brezi i kompromisit

Në mënyrën e zgjidhjes së sfidave të rinjtë në Europë janë pragmatikë. 71% janë të mendimit se duhen bërë kompromise për të pasur sukses në mbrojtjen e klimës. 66% i kuptojnë masat e sotme si sigurim të lirisë së ardhshme. Masat politike si dërgimi i armëve në Ukrainë apo sanksionet ekonomike gjejnë një mbështetje të madhe. "Rezultatet e studimit tregojnë një brez që është realist në analizë dhe konstruktiv dhe pragmatik, kur vjen puna për formësimin e së ardhmes", thotë Thomas Ellerbeck, kreu i bordit të fondacionit TUI mbi rezultatet e studimit.

Gjatë pandemisë shumë të rinj dhanë shenja të depresionit. Më shumë se tre nga pesë të pyetur në studim thanë, se pandemia ka rrezikuar shëndetin e tyre psikologjik. Krizat aktuale kanë ndikuar në ndjenjën e optimizmit të rinisë. Sipas studimit ai ka arritur një pikë të re të rënies. Kausar Vahaazzidi, një 16 vjeçare nga Hamburgu, e cila rrëfen, se gjatë pandemisë njihte shumë vetë që kishin probleme me depresionin, sot angazhohet tek grupi rinor i Partisë Socialdemokrate për çështjet e refugjatëve, arsimit dhe klimës. "Ne të rinjtë nuk kemi dikë aty që thotë, ja si ndjehen të rinjtë. Më shumë kam ndjesinë se në politikë bëhen më shumë supozime, dhe se si duhet të ndjehen të rinjtë, vendimet merren pa ne."

BE duket se e ka kuptuar se ka një problem me angazhimin e rinisë dhe e ka shpallur vitin 2022 si Vitin Europian të Rinisë.

lufta ne ukraine pandemia covid-19

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale