6 Maj 2025, 16:41
Nga E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Lehtësim i përgjithshëm në parlamentin gjerman pas dështimit të zgjedhjes së kreut të CDU-së, Friedrich Merz, si kancelar në raundin e parë të votimit.
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, arriti të merrte në raundin e dytë votat e nevojshme dhe është kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë.
Merz mori në votimin e fshehtë 325 vota pro, 9 më shumë se shumica e nevojshme prej 316 votash. Grupet parlamentare që përbëjnë koalicionin CDU/CSU dhe SPD kanë së bashku 328 vende në parlament.
Shkurtim i afatit për zhvillimin e raundit të dytë
Bundestagu e rifilloi seancën e tij pasdite me miratimin fillimisht nga deputetët të një kërkese për shkurtimin e afatit për zhvillimin e raundit të dytë të votimit. Mocioni u paraqit bashkërisht nga CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët.
Kreu i CDU-së Friedrich Merz arriti të merrte në raundin e parë të votimit parlamentar vetëm 310 vota - gjashtë më pak se sa nevojiten.
Pas kësaj presidentja e Bundestagut Julia Klöckner e ndërpreu sipas rrgullores seancën parlamentare.
Pas zgjedhjes nga parlamenti Merz do të marrë emërimin nga presidenti Steinmeier.
Betimi si kancelar
Më pas ai kthehet në Bundestag, për të bërë betimin. Betimi përmban këtë deklaratë: "Betohem se do t'i kushtoj forcën time mirëqenies së popullit gjerman, do të shtoj përfitimet e tij, do të shmang dëmin, do të respektoj dhe mbroj Ligjin Themelor Kushtetues dhe ligjet e federatës, do t'i përmbush me ndërgjegje detyrat e mia dhe do të veproj me drejtësi ndaj të gjithëve. Me ndihmën e Zotit." Fjalia "me ndihmën e Zotit" nuk është e detyrueshme. Olaf Scholz nuk përfshiu atë kur bëri betimin në vitin 2021.
Pas kësaj ceremonie pason emërimi i ministrave. Merz-i kthehet sërish në Pallatin Bellevue tek presidenti Steinmeier këtë herë së bashku me kabinetin e tij, për të marrë certifikatat e emërimit nga Presidenti federal./DW
friedrich merz
Bota
6 Maj 2025, 16:25
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kreu i CDU Friedrich Merz është konfirmuar si Kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit n...
Bota
6 Maj 2025, 16:19
E. D
Mike Pence
SHBA- Ish-nënpresidenti Mike Pence kritikoi tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump t&...
Bota
6 Maj 2025, 16:13
foto ilustruese
GJERMANI- Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjerma...
Bota
6 Maj 2025, 16:10
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët pë...
Bota
6 Maj 2025, 15:48
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz shprehu besimin se do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit n&eu...
Bota
6 Maj 2025, 15:35
E. D
Catalin Predoiu
RUMANI- Presidenti i përkohshëm i Rumanisë emëroi një kryeministër të ri të martën, një ...
Bota
6 Maj 2025, 14:40
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Moska dhe Kievi duan të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë ...
Bota
6 Maj 2025, 14:05
N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që kons...
Bota
6 Maj 2025, 12:26
N.F
Diga e Tre Grykave
KINË- Hulumtimet e fundit të NASA-s kanë zbuluar se Diga e Tre Grykave në Kinë, projekti më i madh hidroel...
Bota
6 Maj 2025, 12:09
N.F
Foto
POLONI- Polonia po përballet me përpjekjen e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Kesh...