LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania gati për lidership ushtarak në Europë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht kërkon më shumë përgjegjësi ushtarake gjermane në Europë, lehtësim të eksporteve ushtarake dhe më shumë fonde për ushtrinë gjermane.

13 Shtator 2022, 12:30 Nga d.a.
DW: Gjermania gati për lidership ushtarak në Europë
Christine Lambrecht

GJERMANI- "Bundeswehri: Baza e sigurisë", mund të lexohej në murin pas ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur ajo të hënën në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP në Berlin doli të mbajë fjalimin parimor mbi rolin e Gjermanisë pas luftës në Ukrainë me titull: "Implikime të ndërrimit të epokave për strategjinë kombëtare të sigurisë për Gjermaninë." Fjalimi i politikanes socialdemokrate dhe debati pas tij u pritën me interes të madh. Publiku shpresonte të informohej për qëndrimin e qeverisë gjermane mbi furnizimin me armë të Ukrainës. Sukseset e fundit të Ukrainës në fushën e betejës kanë ndezur jo vetëm fantazinë, por edhe diskutimin për furnizimin me armë të rënda. Jo vetëm opozita CDU/CSU kërkon dërgimin e armëve të rënda luftarake në Ukrainë. Kërkesa vjen edhe radhët e koalicionit, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Jo veprime të veçuara

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht i tha një jo të qartë dëshirave për furnizim me tanke luftarake. Asnjë vend tjetër nuk ka dërguar tanke luftarake të tipit perëndimor, tha ajo, konform linjës zyrtare të qeverisë, sipas së cilës furnizimi me armë bëhet në ujdi të plotë me patnerët e NATO-s. Lambrecht tha hapur, se Bundeswehri nuk i zotëron shumë armatime. Shumë gjëra gjenden në letër, por jo të gatshme për përdorim. Të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte thënë, se është më e rëndësishme të ndihmohet Ukraina, se të mbash depot e mbushura sipas planit. "Duke bërë që Rusia të mos fitojë në Ukrainë, ne rrisim edhe sigurinë tonë dhe forcojmë aleancën", tha Stoltenberg në një konferencë shtypi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rol drejtues përkundër vullnetit

Lambrecht theksoi pretendimin e Gjermanisë për një rol drejtues në Europë edhe nga ana ushtarake. Një rol i tillë i takon Gjermanisë, thjesht për shkak të madhësisë së saj, edhe kundër vullnetit gjerman. Këtë rol drejtues, Gjermania nuk e kërkon thjesht nga dëshira për sundim, por "për t'i dhënë forcë rendit të paqes". Gjermania është anëtare e aleancave, ka "vështrim të kthjellët për pushtetin dhe elementin ushtarak", ka institucione të forta dhe një kulturë paqësore. Prandaj askush nuk duhet të ketë frikë nga roli drejtues i Gjermanisë. Mbi bazën e këtij argumentimi, Lambrecht shprehu gatishmërinë për të mbajtur një përgjegjësi më të madhe dhe për të investuar më shumë në siguri.

Edhe ambasadorja amerikane në Gjermani, Amy Gutmann kishte bërë fjalë për "rol drejtues" të Gjermanisë. Diplomatja amerikane u shpreh në televizionin e dytë gjerman, ZDf, me kujdes për më shumë mbështetje gjermane për Kievin. Gjermania dëshiron të marrë më shumë rol udhëheqës. "Ne shpresojmë dhe presim që Gjermania edhe ta përmbushë këtë", tha Gutmann duke shtuar, se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi.

Një rol drejtues për Gjermaninë në Europë kishte anoncuar më parë edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, një sfidë për socialdemokratët, për të cilët edhe shprehja e një pretendimi të tillë është sfidë. "Politika e paqes për mua është të shohësh edhe dhunën ushtarake si mjet legjitim të politikës." Në marrëveshjen e tij koalicioni gjerman me marrëveshjen mes SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së donte ta përcaktonte mandatin qeverisës me nocione si liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri mjedisore, por me luftën në Ukrainë në krye kanë dalë nocione të tjera; armatim, furnizim me armë, krizë energjitike, inflacion. Me fjalimin e kancelarit Scholz për "kthesën e epokave" u desh të ndryshoheshin shumë pScholz deklaron furnizime të mëtejshme armësh në Ukrainë ozicione politike në Gjermani.

Bashkëpunim për armatimin, eksporte armësh, më shumë përgjegjësi për Europën

Më e qartë Lambrecht ishte në temën e bashkëpunimit ushtarak. Në fjalimin e saj ajo iu referua një problemi të dukshëm në zhvillimin e përbashkët europian dhe prodhimin e armëve. direktivat gjermane të armatimit. Gjermania mban të drejtën e vetos deri më tani në eksportin e armëve të prodhuara në bashkëpunim me partnerët tek vendet e treta. Kjo dobëson vullnetin e partnerëve Francë, Britani e Madhe apo Itali për bashkëpunim, vend që kanë më pak kufizime në furnizimin e shteteve me armë jashtë NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se këto direktiva do të rishikohen, për një kohë të gjatë kjo nismë ishte gati e papërfytyrueshme.

Lambrecht e përgatiti popullin gjerman për shpenzime ushtarake afatgjata. Ukraina sot ekziston vetëm, se mund të mbrohej, tha Lambrecht, duke shtuar, se edhe Gjermania ka nevojë për ushtri të fortë, që në rast nevoje të mbrohet. Në tërësi ne europianët duhet "japin një kontribut më të madh për sigurinë tonë", theksoi ministrja gjermane. Ajo iu referua përqëndrimit të SHBA në zonën e Paqësorit dhe tensioneve aktuale "në rrugën e Tajvanit" me Kinën. Europa duhet të zhvillojë "fuqi dhe aftësi që na bëjnë më të fortë dhe më të besueshëm".

Sipas Lambrecht "një  ndryshim me efekt i kohëve kërkon më shumë fonde, prandaj 100 miliardët si fond i posaçëm për Bundeswehrin janë një hap i nevojshëm, me qëllim që pas "viteve të kursimit" sërish të investojmë në fuqinë luftarake dhe aftësinë vepruese të Bundeswehrit. Gjermania do të investojë në të ardhmen 2% të prodhimit të brendshëm bruto për armatimin, një objektiv që vendet e NATO-s e kishin parashikuar që në vitin 2014. Të gjitha këto plane kërkojnë një ndërrim mentaliteti, "ndërrim kulture", sipas ministres. Ajo propozoi për të ardhmen një "Ditë të Sigurisë"./

christine lambrecht antony blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet