LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE

Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

22 Shtator 2023, 17:24 Nga h.k
DW: Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
Foto nga zyrat e BE

BRUKSEL-Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

Raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e BE. Por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm. Për dokumentin 60 faqesh punuan që nga fillimi i vitit 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore.

Kemi të bëjmë me një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE, Gjermanisë dhe Francës për të orientuar debatin për reformimin e Bashkimit Evropian. Ideja se Ballkani Perëndimor dhe ndoshta Ukraina mund të anëtarësohen në BE i bëri bashkë dy shtetet, të cilat kanë pasur pikëpamje të ndryshme në shumë fusha kohët e fundit.

Sekretarja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lührmann tha me rastin e publikimit të raportit se “është e qartë se zgjerimi i BE-së është interesin e ne të gjithëve". "Dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që ne si BE të jemi gati për këtë zgjerim."

Gjermania dhe Franca strukturojnë me raportin diskutimin për reformat institucionale të BE, para apo gjatë anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Ekspertët shkruajnë se deri në vitin 2030, BE duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin.

Urgjenca në hapat për zgjerimin e BE është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE. Ky fakt i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia. Lufta në Ukrainë e vuri në tryezë edhe çështjen e nisjes së negociatave të BE me Ukrainën.

Rekomandimet kryesore të raportit

Raporti i ekspertëve propozon ndër të tjera kalimin nga marrja e vendimeve njëzëri në marrjen e vendimeve me shumicë të kualifikuar në BE. Këtë e kërkon prej muajsh në Bruksel Gjermania dhe Franca nuk e kundërshton. Marrja e vendimeve njëzëri në BE aktualisht shfrytëzohet për presion dhe bllokime të BE, ndaj synohet të shmanget. 

Më tej propozohet që pagesat ndaj anëtarëve të BE të lidhen më fort me zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Aktualisht BE ka probleme të mëdha në këtë drejtim me Poloninë dhe Hungarinë.

Kërkohet më tej që Komisioni Evropian të zvogëlohet, pra të pakësohet numri i komisarëve që dërgohen në Bruksel. Këtë propozim e përmban që Marrëveshja e Lisbonës e BE, por deri tani ai nuk është zbatuar. 

Raporti vë në tryezë për diskutim edhe propozimin francez për shkallë të ndryshme integrimi të shteteve anëtare, të njohur si rrathët koncentrikë.

Pse kërkohen votime me shumicë të kualifikuar

Raporti i ekspertëve propozon që të përgjithësohet marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Dhe të kufizohet marrja e vendimeve njëzëri. Vendimet njëzëri të jenë të nevojshme vetëm p.sh. për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE, apo për ndryshimin e institucioneve të BE. Por jo për politikën e tatimeve në BE. Kjo kërkesë mbulohet nga Marrëveshja e Lisbonës.

Megjithëkëtë për të mbështetur më shumë shtetet e vogla anëtare të BE, ekspertët propozojnë ndër të tjera dy risi: e para,  që shumica e kualifikuar të llogaritet ndryshe nga deri tani. Tani kjo shumicë llogaritet që për një vendim, duhet të votojnë të paktën 55% e shteteve të BE, që njëkohësisht përfaqësojnë 65% të popullatës së BE. Në të ardhmen kërkohet që të dyja shifrat të bëhen 60%, pra që të votojnë më shumë vende me po, por që numri i popullatës që përfaqësojnë ato të jetë më i vogël. E dyta, që në ato raste, kur shtetet argumentojnë që vendimet me shumicë u prekin interesa kombëtare vitale, zgjidhjen ta gjejë Këshilli i BE.

Më pak komisarë në Bruksel?

Kjo nënkupton që në Komisionin Evropian, që luan rolin e qeverisë së Evropës, të përfaqësohen me një komisar vetëm dy të tretat e shteteve anëtare. Pra që jo çdo shtet të ketë komisarin e vet. Një Komision Evropian me deri 37 anëtarë mendohet se nuk funksionon dot në mënyrë efektive.

Një ide tjetër që prezantohet është që të krijohen dy kategori komisarësh të BE. Por vetëm gjysma e tyre të ketë të drejtë vote. Për këtë duhet të ndryshohet Marrëveshja themeluese e BE.

Por dihet se ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje është shumë i vështirë. Ndaj propozohet që risia me komisarët të futet me një marrëveshje anëtarësimi për shtetet e reja. Marrëveshja e anëtarësimit të përmbajë të gjitha reformat që janë pasojë e zgjerimit. Të gjitha shtetet anëtare do të shmangnin referendumet në këtë rast, sepse do të votonin vetëm për marrëveshjen e anëtarësimit, jo për ndryshimin e Marrëveshjes bazë të BE.  

Ndërsa në Parlamentin Evropian numri i deputetëve, sipas raportit, duhet të zvogëlohet në 751 vetë.

Rrathët koncentrikë dhe rëndësia

Me këtë formulim francez kuptohen katër nivele integrimi të shteteve në BE: integrimi më i thellë, pra bërthama, ku janë p.sh. shtetet anëtare të Eurozonës dhe shtetet e Shengenit; integrimi tjetër, të cilin e kanë aktualisht pjesa tjetër anëtarët e BE; një nivel më poshtë do të jenë anëtarët e asociuar të BE, të cilët anëtarësohen në tregun e përbashkët të BE dhe që zbatojnë parime bazë të përbashkëta; në nivelin e katërt shihet Komuniteti Politik Evropian. 

Nga këto rrathë apo nivele integrimi, elementi i ri dhe i vetmi që po diskutohet me një interes aktualisht është anëtarësimi i asociiuar. Disa shtete prej kohësh kandidate të BE thonë më mirë këtë status se asgjë, shtete të tjera megjithatë druhen se mund të mbeten "përjetësisht" të asociiuara.

Komuniteti Politik Evropian ishte ideja e Presidentit francez Emmanuel Macron, për të përfaqësuar interesat e Evropës jashtë BE. Kjo ide tani është reduktuar në takime dy herë në vit të kryetarëve  me përfaqësues të shteteve jo anëtare të BE.

Kushtëzimi i fondeve prej shtetit ligjor

Njihen problemet që ka aktualisht BE me Poloninë dhe Hungarinë, të cilat nuk respektojnë parimet e shtetit ligjor. Ekspertët gjermanë dhe francezë kërkojnë thjeshtimin e procedurës së nenit 7 - pra që të lehtësohet heqja e së drejtës së votës në Këshillin Evropian, për një shtet që bën shkelje. Kërkohet më tej edhe që pagesat e fondet e BE ndaj këtyre vendeve, të varen më fort nga kushte.

Jehona për raportin dhe skepticizmi ndaj Francës

Raporti iu dërgua të martën Këshillit të Përgjithshëm të BE. Që prej disa muajsh, kur janë mësuar disa qëndrime gjermane dhe franceze për reformën e BE, ka vijuar një debat i gjallë. Pikërisht ky ishte edhe synimi: të ndizet debat. Raporti i ekspertëve ndërkombëtarë i hartuar me porosi të Gjermanisë dhe të Francës është strukturues i debatit për reformën, por edhe testues i opinionit në BE. 

Te shtete më të vjetra të BE ai po shqyrtohet me interes, shtete më të reja janë disi skeptike ndaj propozimeve. Kështu Shtetet Baltike, Polonia dhe Kroacia paraqitën një raport alternativ politologësh për zgjerimin e BE. Ai u prezantua në një darkë të përfaqësisë së Letonisë në Bruksel, u bë e ditur në shtypin francez. Këto shtete druhen se propozimet gjermano-franceze do ta vonojnë edhe më tej zgjerimin e BE.

Lufta në Ukrainë si dhe rreziku se do të mbetej e izoluar në qoshen e një Bashkimi Evropian të zgjeruar me anëtarë lindorë e bëri Francën të ndryshojë qëndrimin: Franca braktisi qëndrimin e saj tradicional, të frenimit të zgjerimit të BE. Parisi bëri të vetin qëndrimin tradicional të Berlinit, pro zgjerimit.

Por propozimet franceze për zgjerimin e BE vazhdojnë të shihen me skepticizëm në disa pjesë të Evropës. Parisi nuk e ka besimin që do të dëshironte. Midis deklaratave proevropiane të qeverisë franceze dhe veprimeve konkrete shumë analistë konstatojnë hendek. Përballë mbylljes së kufirit francez për refugjatët nga Lampeduza, për shembull, gazeta italiane "Corriere della Sera" shkruante së fundi, jo pa ironi se "më evropiania nga të gjitha qeveritë evropiane ka dëshirë t'u japë të gjithëve mësime për sjelljen dinjitoze". "Por sapo preket një interes kombëtar, ajo sillet po aq nacionaliste sa qeveria e Hungarisë, ndoshta edhe më keq se Orbáni."

Në fillim të tetorit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në një takim joformal në Granada, për herë të parë për ndryshimet në BE. Në dhjetor pritet një vendim për nisjen apo jo të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë.

 

bruksel bashkimi europian ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet