LIVE UPDATES
Bota

DW: Çelja e negociatave të Bosnje-Hercegovinës me BE, vendim me karakter simbolik

Bosnje-Hercegovina ka bërë hapa përpara, por rruga drejt BE është ende e gjatë. Me hapjen e negociatave të anëtarësimit BE donte të jepte një sinjal gjeopolitik, se BH është pjesë e Europës së lirë. Fillimisht BE me qeverinë e Bosnje-Hercegovinës duhet të nënshkruajë një marrëveshje kornizë për negociatat. Edhe kjo duhet të miratohet unanimisht. Vetëm pas kësaj mund të thirret konferenca e parë qeveritare, në të cilën hapen kapitujt e parë të negociimit që lidhen me shtetin ligjor, ekonominë, arsimin dhe transportin.

24 Mars 2024, 08:24 Nga r.ll
DW: Çelja e negociatave të Bosnje-Hercegovinës me BE, vendim me
ursula von der leyen dhe borjana kristo

BRUKSEL- Për pak nuk do të ishte realizuar. Komisioni Europian ia kishte rekomanduar me urgjencë krerëve të shteteve e qeverive në samitin e tyre në Bruksel(21-22.03) të hapnin negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën. Por vetëm të mërkurën parlamenti holandez me një shumicë të ngushtë votoi kundër kërkesës që duhej të ndalte negociatat e anëtarësimit me Bosnjen.

Kryetari i qeverisë në detyrë, Mark Rutte mundi të jepte kështu miratimin të enjten në samitin e BE për të arritur vendimin unanim të të 27 vendeve anëtare për hapjen e negociateve me Bosnje-Hercegovinën. Rutte megjithatë theksoi se janë edhe të paktën pesë kushte të tjera që duhet të plotësohen para së të fillojnë formalisht bisedimet. Fillimisht BE me qeverinë e Bosnje-Hercegovinës duhet të nënshkruajë një marrëveshje kornizë për negociatat. Edhe kjo duhet të miratohet unanimisht. Vetëm pas kësaj mund të thirret konferenca e parë qeveritare, në të cilën hapen kapitujt e parë të negociimit që lidhen me shtetin ligjor, ekonominë, arsimin dhe transportin.

"Ende jo gati, por shumë përpara"

Se sa do të zgjasin hapat e tjerë, varet nga suksesi i reformave të një qeverie mundësisht stabël në Sarajevë, bëri të qartë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen lëvdoi faktin që Bosnje-Hercegovina ka pranuar ndërkohë plotësisht politikën e jashtme të BE. Në drejtim të kontrollit të migracionit, te ligjeve kundër larjes së parave apo kundër financimit të terrorit ky vend ka shënuar ndërkohë arritje konkrete. Kryeministri në detyrë, Mark Rutte i përmblodhi me këtë fjali sukseset e shtetit multietnik të dalë nga Marrëveshje e Paqes së Dejtonit, 1995. "Jo komplet gati, por shumë përpara për t'i filluar negociatat. Por jo ende gati për një marrëveshje kornizë të zgjeruar." Edhe deklarata e samitit mund të lexohej kështu. Në të theksohet, se korniza e negociimit do të vendoset sapo KE të japë dëftesën, se BH përmbush të gjitha kriteret.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e uroi në twitter Bosnje-Hercegovinën. Për të ky hap tjetër që hedh Bosnje-Hercegovina është një sinjal edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që negociojnë me BE, si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. "Ajo që për mua vlen, është që shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë besim tek ne. Premtimi është dhënë që para 20 vjetësh. Tani na duhen hapa të tjerë", tha Scholz në Bruksel. Kosova është tani i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk negocion me BE.

Vendim me karakter simbolik

Diplomatët e BE thonë se për Bosnje-Hercegovinën do të ndryshojnë pak gjëra pas vendimit. Hapi aktual që ndërmori BE ka vetëm një karakter simbolik për t'i sinjalizuar edhe Rusisë, se Bosnje-Hercegovina është plotësisht pjesë e "kampit perëndimor", megjithë përpjekjet e përfaqësuesit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik për të trazuar situatën.

Fqinjët e Bosnjes e kanë uruar vendin. "Vendimi ynë është një mesazh i mrekullueshëm për të gjitha vendet dhe institucionet", tha kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, që e ia mveshi Kroacisë një pjesë të suksesit të Bosnje-Hercegovinës. Në fund të fundit shumica e figurave drejtuese janë kroatë. Kryetarja aktuale e Këshillit Ministror Boshnjak është kroatja etnike, Borjana Kristo. Ajo falënderoi pjesëmarrësit në samitin e BE për vendimin. "Vendosmëria e të gjithëve dhe përpjekjet kanë kontribuar në përmbushjen e kushteve të nevojshme. Ne do të vazhdojmë kështu që puna jonë të kurorëzohet në progres dhe zhvillim për Bosnje-Hercegovinën."

Por Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt e shikon ende të gjatë rrugën që ka përpara ky vend. Për Deutschland Funk ai tha, se demokracia në Bosnje-Hercegovinë është ende mjaft e brishtë, 21 vite pas luftës. Por në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës duhet të transmentohet mesazhi, se Bosnje-Hercegovina është pjesë e Europës së lirë, tha Schmidt./DW

bosnje hercegovine komisioni europian bashkimi europian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet