LIVE UPDATES
Bota

DW: Dënohen ashpër thirrjet antishqiptare në Maqedoni të Veriut

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, e cila lidhet me thirrjet e këtij grupi që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe nxitje ndëretnike.

5 Gusht 2025, 11:59 Nga E. D
DW: Dënohen ashpër thirrjet antishqiptare në Maqedoni të
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Reagime gjithandej në Maqedoni të Veriut, Kosovë e Shqipëri u shënuan pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga një grup personash gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua më 2 gusht në Kumanovë.

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, e cila lidhet me thirrjet e këtij grupi që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe nxitje ndëretnike.

Sipas politikanëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, që ishte në kuadër të fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, u dëgjuan thirrje si: "shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, "dhoma gazi për shqiptarët”, dhe "Maqedoni e pastër”.

Të pranishëm edhe krerët e shtetit

Në këtë ndeshje basketbolli, si shikues ishin edhe pjesëmarrës edhe zyrtarë të lartë të qeverisë maqedonase, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Ky i fundit, pas reagimeve të ashpra që u bënë nga Kosova dhe Shqipëria, i dënoi, siç tha, "thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe”, duke shtuar se ndonëse ishte në sallë gjatë ndeshjes, "nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve. Sipas tij, "bëhej fjalë për një grup të vogël njerëzish”.

"Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t'iu bashkuar dënimit të nacionalizmitdhe ksenofobisë, së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve, që ta mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Sipas tij, "thirrjet kundër shqiptarëve do të jenë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vijnë”.

Ligji duhet të zbatohet

"Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha Mickoski, duke njoftuar se Prokuroria maqedonase tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Reagimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut erdhi pas reagimeve të ashpra që u bënë nga disa parti shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe zyrtarë të lartë shtetërorë nga Kosova e Shqipëria.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha në një deklaratë për media se në këtë ngjarje sportive "u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”, ndonëse "qeveria dhe përfaqësuesit shtetërorë ishin të pranishëm në sallë dhe heshtën”.

Thirrjet raciste

"Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila kërkoi "hetim urgjent për ngjarjen, sanksione ndaj organizatorëve, distancim publik nga Qeveria dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes”, duke tërhequr vërejtjen që "nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike dhe nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste”.

Reagimet nga Kosova e Shqipëria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, tha se "thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

"Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër. U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes, mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Presidentja.

Deri tani, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti nuk ka reaguar, që ka shkaktuar reagime të shumta të opozitës ndaj tij, për heshtjen e kreut të ekzekutivit. Ndërsa nga Shqipëria,  ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila e cilësoi ktëë si një akt të  papranueshëm dhe fyes ndaj shqiptarëve.

"Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit. Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në promovimin e bashkëjetesës dhe qëndrojnë kundër ndasive të dala mode e boje”, tha Spiropali.

Reagimet e opozitës së deritanishme

Thirrjet antishqiptare që nxisin urrejtje ndëretnike të një grupi tifozësh në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua më 2 gusht në Kumanovë, u dënuan edhe nga subjekte të tjera politike shqiptare opozitare dhe deputetë në Maqedoni të Veriut, Kosovë e Shqipëri.

Nga Kosova kanë reaguar PDK, LDK, AAK... Ato kanë denuar aktin e përhapjes së urretjes dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë që ta denojë këtë vepër.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, nenit 319, për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes parashihen dënime të ashpra për këdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare.

Dënimet shkojnë nga një deri në pesë vjet. Maqedonia e Veriut ka 1.8 milion banorë dhe sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, 24.3 përqind e numrit të përgjithshëm janë shqiptarë. Por jozyrtarisht mendohet se numri është edhe më i lartë./DW

 maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale