LIVE UPDATES
Aktualitet

DW, COVID-19 në Shqipëri mbetet ende një një emergjencë kombëtare, ka nivel të ulët të vaksinemeve

Të dhënat zyrare tregojnë se më pak se 50 përqind e popullsisë ka marrë dy doza të vaksinave anti-Covid, vetëm 13 përqind e popullsisë ka marrë dozën e tretë dhe kur numri i atyre që kanë marrë dozën e katërt është shumë i ulët, pothuajse i papërfillshëm.

13 Korrik 2022, 08:47 Nga e.k
DW, COVID-19 në Shqipëri mbetet ende një një emergjencë
Foto ilustruese

Të dhënat e përditësuara për nivelin dhe përhapjen e infektimit me virusin korona në Shqipëri tregojnë që pandemia Covid-19 mbetet ende një emergjencë kombëtare.

Autoritetet e Shëndetësisë në Shqipëri njoftuan të martën, (12.07) se rastet e reja të infektuara me virusin korona po rriten dhe janë rishfaqur edhe humbjet e jetëve nga ky virus. Vetëm në 24 orët e fundit në 2623 testime të kryera kanë rezultuar 1215 raste të reja të infektuara, që do të thotë afërsisht 1 në çdo 2 të testuar rezulton pozitiv.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë të shpërndarë në 40 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Tirana ka numrin më të lartë, me 617 raste të reja,  e ndjekur nga Vlora me 53, Lushnja me 48 dhe Shkodra me 40. Në tetë bashki: Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë dhe Dropull rezulton të ketë vetëm një person të infektuar.  Dy persona, një 45 nga Kavaja dhe një tjetër 84 vjeç nga Gjirokastra kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, për shkak të infektimit me virusin korona.

Aktualisht në Shqipëri ka 27 persona të shtruar në spitalet anti-Covid dhe 6.226 raste aktive. Sipas autoriteteve të Institutit të Shëndetit Publik, që nga prekja e Shqipërisë nga pandemia Covid-19  dhe deri më tani janë kryer  1. 869,375 mijë testime, nga të cilat kanë rezultuar 289.391 raste pozitive, 279.649 të shëruara dhe 3.516 persona kanë humbur jetën.

OBSH: Virusi mbetet një rrezik, fundi i pandemisë është larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) në takimin e para disa ditëve të Komitetit të Emergjencës, i quajti "shqetësuese rritjen e rasteve të reja dhe të papranueshëm numrin e lartë të vdekjeve”.

Burime zyrtare citojnë, Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të ketë deklaruar se "virusi korona mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Ai u ka bërë thirrje qeverive që "me rritjen e transmetimit të virusit korona dhe shtrimeve në spital të zbatojnë masa të provuara si përdorimi i maskave dhe testimi si edhe të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj virusit korona bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”. Që nga viti 1991 në Shqipëri funksionon Zyra e OBSH, që synon të ndihmojë autoritetet shëndetësore në dizenjimin e agjendës kombëtare të shëndetësisë duke ofruar mbështetje teknike, monitorim dhe vlerësim të tendencave të shërbimeve shëndetësore.

Nivel i ulët i vaksinimeve në Shqipëri

Thirrja e  Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtuar qeverive të vendeve anëtare të OBSH, vjen në një kohë kur në Shqipëri masat anti-Covid janë reduktuar së tepërmi dhe kur spitalet, në fund të pranverës së këtij viti u boshatisën nga qindra pacientë. Situata bëhet më e rrezikshme kur reduktimit të masave mbrojtëse i shtohet edhe niveli i ulët i vaksinimeve për t'u mbrojtur nga infektimi me virusin korona.

Të dhënat zyrare tregojnë se më pak se 50 përqind e popullsisë ka marrë dy doza të vaksinave anti-Covid, vetëm 13 përqind e popullsisë ka marrë dozën e tretë dhe kur numri i atyre që kanë marrë dozën e katërt është shumë i ulët, pothuajse i papërfillshëm.

Komiteti Teknik i Ekspertëve po u bën thirrje qytetarëve të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.  Sipas statistikave zyrtare pacientët e shtruar në spital gjatë këtij muaji janë persona që kanë bërë vetëm dozën e parë të vaksinës ose janë fare të pavaksinuar. Doza e tretë e vaksinës konsiderohet e domosdoshme për moshat 60 vjeç e lart në parandalimin e infektimit.

Marrë nga DW

obsh

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni