LIVE UPDATES
Bota

DW: Cilin drejtim po merr politika e BE-së për Lindjen e Mesme?

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën (27.05. 2024) kujtoi edhe njëherë, se BE vërtet zyrtarisht i qëndron "zgjidhjes me dy shtete", por kjo zgjidhje nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ne duhet të flasim për këtë.

28 Maj 2024, 09:13 Nga M.B
DW: Cilin drejtim po merr politika e BE-së për Lindjen e Mesme?
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell

BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnike në plan afatgjatë zgjidhjes "me dy shtete", pavarësisht luftës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. BE me këtë zgjidhje ka parasysh shtetin e Izraelit nga njëra anë dhe në anën tjetër shtetin palestinez në kufijtë, që u përcaktuan në vija të trasha para më shumë se 30 vjetësh në të ashtuquajturën ujditë e Oslos.

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën (27.05. 2024) kujtoi edhe njëherë, se BE vërtet zyrtarisht i qëndron "zgjidhjes me dy shtete", por kjo zgjidhje nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ne duhet të flasim për këtë. "Kriza humanitare në Rripin e Gazës ka tani prioritet, tha kryediplomati i BE, por "nëse ne duam një zgjidhje afatgjatë politike, duhet që të angazhohemi më shumë."

Rritet në 11 numri i njohjeve

Të gjitha vendet anëtare të BE e njohin shtetin e Izraelit. Territoret palestineze i njohin vetëm 9 vende. Nga e marta (28.05.) edhe Spanja dhe Irlanda e njohin një shtet palestinez, të përbërë nga Jordani Perëndimor, Jeruzalemi Lindor dhe Rripi i Gazës. Megjithatë nuk ka një qeveri të njësuar në këto rajone. Në Rripin e Gazës deri më tani ka sunduar Hamasi, që kategorizohet nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende si organizatë terroriste.

Malta dhe Sllovenia kanë bërë të ditur, se duan të njohin si shtet Palestinën, sapo të jetë momenti i duhur. Belgjika vendosi që eri në një moment tjetër të mos i njohë si shtet territoret palestineze, bëri të ditur ministrja e Jashtme, Lahbib. Shumica e vendeve të tjera anëtare të BE, po ashtu si Britania e Madhe dhe SHBA nuk e njohin shtetin palestinez. Vendet lindore, anëtare të BE, nga Polonia deri tek Bullgaria e kanë njohur Palestinën si shtet që në fund të viteve 80-të, kur ishin pjesë e bllokut lindor, që ndodhej në anën propalestineze. Edhe RDGJ e kishte njohur Palestinën si shtet me të drejta të plota. Me fundin e Republikës Demokratike Gjermane më 3 tetor 1990 dhe bashkimin me Republikën Federale kjo njohje u shua.

Gjermania, Franca, Italia presin

Shumica e vendeve të BE, mes tyre edhe Gjermania duan të njohin një shtet palestinez, kur të sundojë paqja dhe kur këtë hap ta bëjë edhe Izraeli. Një hap që duket gjithnjë e më shumë i pamundur. Qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanjahu, e refuzonte që para luftës aktuale kundër Hamasit një zgjidhje me dy shtete. Grupi terrorist i Hamasit nga ana e tij e refuzon plotësisht shtetin e Izraelit dhe ka shpallur si qëllim shfarosjen e shtetit hebre.

"Ne e mbështesim krijimin e një shteti palestinez, por shteti palestinez duhet të njohë Izraelin dhe të njihet nga Izraeli. Me siguri nuk mund të ketë shtet palestinez që drejtohet nga Hamasi, që është një organizatë terroriste", tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, që drejton aktualisht edhe grupin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

Ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi në takimin e Brukselit, se para së të fillojë angazhimi serioz për zgjidhjen me dy shtete, duhet të marrë fund konflikti i përgjakshëm mes Hamasit dhe Izraelit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkoi sërish një ndërprerje humanitare të luftimeve në Gaza, "për t'i dhënë fund vuajtjes së pengjeve të marra, për t'i dhënë fund vuajtjes së njerëzve në Gaza." Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1200 vetë, dhe mori 250 pengje, ushtria izraelite filloi një aksion shumë të zgjeruar ushtarak, për të shkatërruar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Injorim i udhëzimit të gjykatës - çfarë nënkupton kjo?

Por një ndërprerje e luftimeve është ende larg. Hamasi ka qëlluar sërish me raketa nga Rripi i Gazës në Tel Aviv. Ushtria izraelite bombardoi në Rafah ku u godit edhe një kamp refugjatësh, me pasojë vdekjen e 35 vetëve sipas të dhënave palestineze. "Të dyja palët nuk i respektojnë udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare", tha i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Borrell. "Kjo është një dilemë e vërtetë. Çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare që vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të zbatohen?" Me këtë pyetje Borrell iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të premten me kërkesë të Afrikës së Jugut, kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë oparacionin ushtarak në Rafah dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare.

Ministrja e Jashtme e BE, Baerbock flet për shumë vende anëtare kur thotë. "Masat e përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme, dhe duhet natyrisht që të vihen në zbatim. Ne po shohim të kundërtën. Ka pasur goditje të tjera me raketa nga Hamasi. Në të njëjtën kohë shohim, se nuk sjell asnjë lloj përfitimi për sigurinë e Izraelit, kur asnjë nga pengjet nuk lirohet dhe kur njerëzit digjen në çadra."

Baerbock iu referua me këtë sulmit të Izraelit në Rafah të dielën, ku u godit edhe një kamp refugjatësh. Rastin po e shqyrton tani edhe Prokuroria e Izraelit. "E drejta ndërkombëtare vlen për të gjithë. Kjo vlen edhe për luftimet izraelite", tha Baerbock. Ministri i Jashtëm italian, Tajani kujtoi se edhe Hamasi e shkel të drejtën ndërkombëtare, duke i fshehur pozicionet e veta në mesin e popullsisë civile. Hamasi i instrumentalizon njerëzit në Rafah. "Izraeli duhet të tërhiqet në një grackë mediale."

"Jo antisemitizëm i kryeprokurorit"

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell ushtroi kritikë të ashpër ndaj qeverisë izraelite. Njoftimi, se nuk do të respektohen aspak udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare nuk pranohet, tha ai. Borrell kërkoi që të trajtohet me respekt jo vetëm Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, që është përgjegjëse për shtetet, por edhe Gjykata Ndërkombëtare që është përgjegjëse për persona të veçantë.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë ndër të tjera ka aplikuar për urdhërarrest edhe kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për dyshimin për krime lufte. "Ne duhet të lemë gjykatën të vendosë, pa fyerje, se çfarë mendon për kërkesën e kryeprokurorit. Për fat të keq ky nuk është rasti. Kryeprokurori fajësohet për antisemitizëm, gjë ndodh gjithmonë, kur ka diçka që qeveria e Nentanjahut nuk e pëlqen. Akuza e antisemitizmit kundër prokurorit këtu nuk mund të pranohet aspak," tha Borrell./ DW

be lindje e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet