LIVE UPDATES
Bota

DW: AfD e papranueshme edhe për të djathtët evropianë

Sipas sondazheve, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila në programin e saj për zgjedhjet evropiane thotë se do të luftojë kundër "kufizimit të sovranitetit kombëtar dhe kundër shpërndarjes së mirëqenies e pasurisë, sipas rregulloreve evropiane", ka po ashtu mbështetjen e rreth 15 për qind të votuesve. Ajo llogaritë me bashkëpunimin me parti të tjera të djathta në BE.

6 Maj 2024, 10:27 Nga M.B
DW: AfD e papranueshme edhe për të djathtët evropianë
Alice Weidel

GJERMANIA- Përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, skandalet rreth politikanëve të AfD-së po shtohen në numër. AfD madje është e papranueshme edhe për shumë parti të djathta.  Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, sipas sondazheve të fundit, nuk do të jenë të këndshme për partitë politike tradicionale gjermane: Kristiandemokratët gjermanëkanë rreth 30% të mbështetjes, ndërsa Socialdemokratët dhe të Gjelbërit kanë mbështetjen e rreth 15% të votuesve.

Sipas sondazheve, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila në programin e saj për zgjedhjet evropiane thotë se do të luftojë kundër "kufizimit të sovranitetit kombëtar dhe kundër shpërndarjes së mirëqenies e pasurisë, sipas rregulloreve evropiane", ka po ashtu mbështetjen e rreth 15 për qind të votuesve. Ajo llogaritë me bashkëpunimin me parti të tjera të djathta në BE.

Por pas skandalit rreth AfD-së në muajt e fundit shtrohet pyetja se kush në Evropë dëshiron të bashkohet me deputetët e një partie të tillë? Kush do të bashkohet me një parti, politikanët e së cilës dyshohen se marrin para në mënyrë të paligjshme nga Rusia? Me një parti që dyshohet se ka punësuar një spiun kinez dhe adhuron regjimin autoritar të Kinës?

"E dua me shkrim!"

Para së gjithash, marrëdhëniet midis AfD dhe partisë franceze të ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) të udhëhequr nga Marine Le Pen janë tensionuar prej muajsh. Siç raporton Neue Zürcher Zeitung, RN po shqyrton mundësinë e largimit nga fraksioni i ekstremit të djathtë "Identiteti dhe Demokracia" pas zgjedhjeve evropiane. Në fund të prillit, presidenti i RN, Jordan Bardella nuk donte të përgjigjej për asnjë pyetje rreth AfD.

Kjo nuk do të thotë se Marine Le Pen nuk ka asnjë lidhje me Putinin: ajo buzëqeshi bukur kur e vizitoi në Moskë në 2017, e buzëqeshi edhe më shumë, kur mori hua në vlerë prej miliona eurosh nga një bankë e afërt me Kremlinin. Por kjo ka ndryshuar: Le Pen dëshiron të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze, ndërsa skandalet rreth AfD-së po e shqetësojnë edhe atë. (Bashkë)presidentja e këasaj partie gjermane, Alice Weidel, u përball me këtë në një takim në prill në Paris, ku politikanja franceze dyshohet se i kërkoi "mikes" gjermane një garanci me shkrim se AfD nuk do të përfshinte kurrë persekutimin e emigrantëve nga Gjermania në programin e partisë.

E ngjashme është situata edhe në Itali me Fratelli d'Italia të kryeministres Giorgia Meloni. Këtë janar, ajo përsëriti se ka "dallime të papajtueshme" midis partisë së saj dhe AfD-së gjermane, e kjo ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet me Rusinë. Kur bëhet fjalë për emigrantët, mund të ketë qëndrime të ngjashme, por kur bëhet fjalë për partnerët, Meloni preferon t'i përmbahet Amerikës, Ajo madje vendosi të largohet nga Rruga e Mëndafshit të Kinës.

Korrupsioni, spiunët dhe nazistët

Ndërkohë, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet europiane, Maximilian Krah, është bërë një barrë e tepërt për vetë partinë dhe është hequr nga gara parazgjedhore. Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u arrestua si i dyshuar për spiunazh për Kinën. FBI amerikane është e interesuar për vetë Krah për shkak të pagesave nga Rusia. Prokuroria e Shtetit nga Dresdeni po udhëheq dy hetime kundër Krah, një për shkak të pagesave nga Rusia, dhe tjetri për shkak se ndoshta ka marrë diçka edhe nga kinezët.

Kandidati i dytë në listën e AfD-së për Parlamentin Evropian, Petr Bystron, është nën dyshime - ai gjithashtu dyshohet se ka marrë para nga Moska, madje ka një video-incizim ku Bystron shihet i zemëruar për paratë e paguara. Më e keqja është që ndoshta as kjo nuk është e gjitha. Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann tha se "në muajt e ardhshëm duhet të llogarisim me zbulime të reja të njerëzve që punojnë për vendet e huaja", e duket se ata prapë do të jenë njerëz nga radhët e AfD.

Kjo parti ka shpresa të mëdha edhe për kandidatin Siegbert Drose. Ai "u bë i famshëm" me një foto në të cilën mban dorën në zemër ndërsa qëndron para rrënojave të bunkerit të Hitlerit Wolfsschanze. Problem është edhe një Mercedes me të cilin viziton votuesit e mundshëm, të lyer me ngjyrat e AfD-së me targat L-AH-1818.

Në Gjermani askush nuk mund të marrë targa me shkurtesat si SS ose SA. Ndaj politikani i AfD vendosi inicialet e Adolf Hitlerit, dhe ate tre herë, sepse shkronjat A dhe H janë në vendin e parë dhe të tetë të alfabetit gjerman, që simbolizohet dy herë me numrat 1818./ DW

 

afd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet