Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deklarata, e cila shpreh mbështetje për miratimin e rezolutës, u soll në takimin dyditor të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili përfundoi të dielën në kryeqytetin e Gambisë, Banjul.
NEW YORK- Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbështetën rezolutën e propozuar nga Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Deklarata, e cila shpreh mbështetje për miratimin e rezolutës, u soll në takimin dyditor të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili përfundoi të dielën në kryeqytetin e Gambisë, Banjul. Për miratimin e saj votuan 57 vende anëtare të Organizatës, në të cilën Bosnje e Hercegovina ka statusin e vëzhgueses.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata më e madhe pas Kombeve të Bashkuara, dhe anëtarët e saj përfshijnë vende nga katër kontinente. Propozimi përfundimtar për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB, njoftoi më 2 maj ambasadori i Bosnjës në OKB, Zllatko Llagumxhija. Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një debat për Bosnje e Hercegovinën për datën 15 maj, por nuk u bë e ditur se cila do të jetë tema konkrete dhe as kush do ta mbajë seancën.
Drafti përfundimtar i rezolutës, të cilin e pa Radio Evropa e Lirë, thekson vendimin e OKB-së për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995, e cila do të shënohet çdo vit. Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, në korrik të vitit 1995.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi këtë krim si gjenocid në vitin 2007. Më shumë se 50 persona u dënuan për të nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe gjykatat vendase, me rreth 700 vjet burg në total. Me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera në Bosnje e Hercegovinë u dënuan komandanti i atëhershëm i ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç, dhe udhëheqësi i atëhershëm i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç./ REL
Matteo Falcinelli SHBA- Një 25-vjeçar italian, është dhunuar nga policia në Miami të SHBA-ve më 2 shkurt të k&eu...
Vladmiri Putin RUSIA- Vetëm disa muaj para se të bëhet një çerek shekulli si udhëheqës i Rusisë, Vladimir Putin,...
Boban Bogdanoviç KOSOVA- I larguar tashmë nga vendi i tij për çështje sigurie, politikani serb Boban Bogdanoviç, b&eum...
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski POLONIA- Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski tha se shteti i tij dëshiron të ket&eum...
Një sasi kokaine prej 40 milionë paundsh BRITANI- Katër burra janë arrestuar pasi gjysmë ton kokainë me vlerë 40 milion&...
Antarktida ANTARKTIDA- Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë po bën që një vrimë e përmasave të Zvicr...
William Burns KARJO- Drejtori i CIA-s, William Burns, pritet në Izrael nesër, ku do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin ...
Përfaqësuesit e BRICS INDIA- Vendet e BRICS, një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazil...
foto ilustruese BANGLADESH- Shkollat në Bangladesh u rihapën të dielën dhe mësimet po vazhdonin gjatë fundjavës pas nj...
foto ilustruese GAZA- Një zyrtar i lartë i OKB-së akuzoi të dielën Izraelin se vazhdon të mohojë aksesin humanitar t&eum...