LIVE UPDATES
Bota

Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime dhe avokado, gazetarja Alsu Kurmasheva rinis jetën pas burgut në Rusi

Megjithatë, përshtatja e saj me realitetin e ri është një punë për të cilën i duhet kohë, tha Kurmasheva - që ka dy nënshtetësi, ruse dhe amerikane - që punon si redaktore për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

6 Gusht 2024, 12:51 Nga r.ll
Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime dhe avokado,
lirimi i alsu kurmasheva

SHBA- Pas një periudhe prej gati 10 muajsh në kaosin e sistemit rus të burgimit, rinisja e jetës si një grua e lirë për Alsu Kurmashevan duket kështu: ujë i pastër për pije; një shtrat i rehatshëm; shëtitje të gjata, pa mbikëqyrjen e rojeve të burgut, në fshatrat e Teksasit. Dhe avokado.

“Nuk ishte avokadoja ajo që më mungonte në burg. Sigurisht, shija e saj është e mrekullueshme, sepse jemi në Teksas. Por, e dini, ishte gota ime e parë me ujë të pastër [ajo që më kishte munguar]. Kam ëndërruar për gotën e parë me ujë, për dushin e parë të gjatë dhe të pastër në një hotel, për gjumin e parë në një shtrat të mirë”, tha Kurmasheva në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 gusht.

“Këtë mëngjes e pata shëtitjen time të parë e vetme, pa mbikëqyrje, pa askënd që të më çonte diku”, tha ajo, një një videolidhje nga Teksasi, ku po rikuperohet pas lirimit nga burgu, si pjesë e shkëmbimit më të madh të të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.

Megjithatë, përshtatja e saj me realitetin e ri është një punë për të cilën i duhet kohë, tha Kurmasheva - që ka dy nënshtetësi, ruse dhe amerikane - që punon si redaktore për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

“Në fakt, nuk e prisja që të ishte kaq e vështirë. Në burg ndihesha e fortë. Mendoja se po mbahesha mir, por qartazi më duhet pak kohë për t'u përballur me gjithçka që po ndodh dhe që ka ndodhur, kjo është më e rëndësishmja”, tha ajo.

E ndaluar nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2023 përderisa po vizitonte të afërmit në qytetin rus, Kazan, Kurmasheva fillimisht u akuzua për mosdeklarimin e pasaportës amerikane. Ajo u lirua, por iu ndalua të largohej nga vendi.

Megjithatë, atë tetor, ajo u arrestua, u burgos dhe u akuzua se ishte agjente e padeklaruar e huaj, në bazë të një ligji që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerë. Më vonë, asaj iu shtua edhe një akuzë tjetër: shpërndarja e asaj që Qeveria ruse pretendon se është informacion i rremë rreth ushtrisë ruse, akuzë që rrjedh nga puna e saj si redaktore e një libri rreth rusëve që kundërshtojnë pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës. Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane i cilësuan akuzat si absurde.

E mbajtur në burg, duke pritur për ndonjë indikacion rreth asaj që do të ndodhte me të, Kurmasheva tha se e kishte të vështirë ta mbante shpresën, duke pasur parasysh mungesën e informacionit ose lajmeve.

“Ishte një dimër i gjatë pa asnjë informacion, me asgjë lidhur me [hetimin] tim. Një dimër i ftohtë dhe pranvera erdhi dhe asgjë nuk po ndodhte. Dhe, pastaj papritur gjyqet e mia u përshpejtuan dhe ky ishte indikacioni që diçka mund të jetë duke ndodhur”, tha ajo.

Megjithatë, përshtatja e saj me realitetin e ri është një punë për të cilën i duhet kohë, tha Kurmasheva - që ka dy nënshtetësi, ruse dhe amerikane - që punon si redaktore për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

“Askush nuk do të ma kthejë atë vit”

Më 19 korrik, pas një gjyqi sekret dhe prapa dyerve të mbyllura, Kurmasheva u dënua nga një gjykatë në Tatarstan dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burgim. Po atë ditë, një tjetër gazetar amerikan, Evan Gershkovich, nga Wall Street Journal, i cili ishte arrestuar në Yekaterinburg në mars të vitit 2023, u dënua për spiunazh në një gjyq të ngjashëm, sekret dhe të përshpejtuar. Gazeta dhe Qeveria amerikane e cilësuan edhe ndjekjen penale të Gershkovichit si një farsë.

“Mësova që gjyqet e Evanit [u zhvilluan] në të njëjtën ditë dhe disi po mendoja që kjo mund të jetë një shenjë. Pastaj, përsëri kishte heshtje për njëfarë kohe dhe më pas më çuan nga burgu në Kazan në një destinacion shumë të vështirë, të ndryshëm”, tregoi ajo.

“Kur më çuan, me një tren burgu, më thanë se po më çonin në një drejtim të kundërt nga Moska. Përsëri, kisha shpresë, por isha gati për gjithçka”.
Por, ajo u dërgua në Moskë, një destinacion që nuk e mësoi deri në ditën e fundit të një udhëtimi treditor.

“Dhe, kishte përsëri shpresë. Dhe pastaj në Moskë, më futën përsëri në burg dhe askush nuk më tregoi për sa kohë do të qëndroja atje”, tha ajo. “Gjithmonë besoja [në një] shkëmbim. Gjithmonë e dija se po punonim për atë, hap pas hapi, me hapa të vegjël, të kujdesshëm, por kjo ishte shpresa ime e vetme. Përndryshe, dënimi me burgim për vjet e gjysmë për një gazetare, për një grua, është një dënim absurd”.

“Shpresa ime më ndihmoi ta kaloj këtë”, tha ajo.

Shkëmbimi i të burgosurve që u realizua më 1 gusht përfshinte gjithsej 24 persona - përfshirë Kurmashevan dhe Gerskovichin - në një marrëveshje komplekse që zyrtarët thanë se ishte rezultat i muajve të negociatave të kujdesshme.

Tjetri shtetas amerikan i liruar ishte ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, së bashku me aktivistin politik rus, Vladimir Kara-Murza, me nënshtetësi të dyfishtë ruso-britanike. Ai, gjithashtu, është ligjërisht banor amerikan.

Gjithashtu, nga burgjet ruse u liruan edhe dhjetë shtetas rusë që ishin parë gjerësisht si të burgosur politikë, si dhe një shtetas gjerman i liruar nga Bjellorusia.

Në këmbim, u liruan tetë persona nga paraburgimi në SHBA dhe në shtete të tjera perëndimore. Këtu përfshihen edhe një agjent i inteligjencës ruse që ishte dënuar në Gjermani për vrasjen e një komandanti të ish-ushtrisë çeçene në Berlin në vitin 2019, si dhe një çift i martuar, i arrestuar në Slloveni si spiunë që nuk po kryenin shërbime për momentin, por po prisnin për një moment kur do t’i duheshin Rusisë. Ata u dërguan sërish në Moskë, së bashku me dy fëmijë të vegjël që nuk e dinin se prindërit e tyre ishin spiunë.

Kurmasheva tha se ende po kënaqej nga lumturia e ribashkimit me dy vajzat e saj dhe burrin e saj, Pavel Butorin, i cili menaxhon rrjetin televiziv në gjuhën ruse të REL-it, Current Time.

E pyetur për emocionet e saj, ajo tha: “Sigurisht nuk është zemërim ajo që ndiej tani. Nuk jam e zemëruar. Nuk e urrej askënd”.

“Më vjen keq. Ndiej dhembshuri që njerëzit duhej t’i bënin punët që i bënin; ata gjyqtarë, hetues, oficerë, roje”, tha ajo.

“Më duhet ta kap ritmin me botën tani. Më duhet t’i rishikoj kaq shumë video që familja ime i kishte bërë për mua kur isha larg. Më duhet të dëgjoj muzikë të re, lajme, histori, libra, filma, gjithçka”, tha ajo. “Po, ajo kohë u vodh nga unë dhe askush nuk do ta kthejë atë vit për mua dhe familjen time. Kjo më bëri më të fortë. Kjo e bëri familjen tonë më të fortë. Dhe po, pa dyshim, nuk kam zemërim. Nuk e urrej askënd”./REL

alsu kurmasheva

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet