LIVE UPDATES
Bota

"Duhet guxim të ulesh të bisedosh me Rusinë", Ukraina me aleatë e kritikojnë deklaratat e Papa Françeskut për luftën

Françesku tha më 9 mars, gjatë një interviste të publikuar pjesërisht, se Ukraina, e cila përballet me një disfatë, duhet ta ketë “guximin” për t’u ulur dhe për të biseduar me Rusinë për paqe, duke thënë se nuk është turp të valvitësh “flamurin e bardhë”.

11 Mars 2024, 10:37 Nga M.B
"Duhet guxim të ulesh të bisedosh me Rusinë", Ukraina
Papa Françesku

UKRAINA- Ukraina dhe aleatët e saj rajonalë e kanë kritikuar Papa Françeskun më 10 mars, i cili gjatë një interviste sugjeroi se Kievi duhet t’i hapë bisedimet me Moskën dhe e përdori termin “flamuri i bardhë”. Vatikani u mundua më vonë t’i tërheqë disa prej fjalive, duke thënë se Françesku nuk po fliste për kapitullimin. Françesku tha më 9 mars, gjatë një interviste të publikuar pjesërisht, se Ukraina, e cila përballet me një disfatë, duhet ta ketë “guximin” për t’u ulur dhe për të biseduar me Rusinë për paqe, duke thënë se nuk është turp të valvitësh flamurin e bardhë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e kritikoi Françeskun, pa ia përmendur emrin – duke thënë se “kisha duhet të jetë me popullin. Dhe, jo 2.500 kilometra larg, diku, të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”.

Më herët, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi më drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke thënë se “kur bëhet fjalë për ‘flamurin e bardhë’, ne dimë strategjinë e Vatikanit nga pjesa e parë se shekullit XX”. Shumë historianë e kishin kritikuar Vatikanin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se Papa Pius XII heshti gjatë Holokaustit. Vatikani argumenton vazhdimisht se, në atë kohë, nuk ishte në gjendje t’i verifikonte raportimet diplomatike për mizoritë naziste, prandaj nuk i kishte dënuar ato.

Kuleba shkroi në rrjetet sociale: “Bëj thirrje për shmangien e përsëritjes së gabimeve të së kaluarës dhe për mbështetje për Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë për mbijetesë”.

“Flamuri ynë është verdhekaltër. Me këtë flamur ne jetojmë, vdesim dhe triumfojnë. Ne nuk do të ngremë kurrë të tjerë flamuj”, shtoi ai.

Zelensky ka ngulur këmbë se nuk do të flasë drejtpërdrejt me Rusinë, nëse kushtet e “formulës” së tij për paqe nuk plotësohen. Kërkesat e Ukrainës për paqe janë që Rusia t’i tërheqë të gjitha trupat e veta nga Ukraina, t’i kthejë kufijtë e vet nga epoka pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe Rusia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj. Pas kritikave ndaj papës, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, shpjegoi se, me fjalët e tij për Ukrainën, Françesku pati qëllim të “bëjë thirrje për një armëpushim dhe për kthimin e guximit për bisedime”, dhe se nuk nënkuptoi kapitullim. Edhe aleatët rajonalë të Ukrainës shprehën zemërim ndaj komenteve të papës.

“Si thoni, sa për baraspeshë, ta nxisim Putinin ta ketë guximin ta tërheqë ushtrinë e tij nga Ukraina? Paqja do të mbizotëronte menjëherë pa pasur nevojë për bisedime”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski.

Presidenti i Lituanisë, Edgars Rinkevichs, shkroi në rrjetet sociale: “Konkluzioni im për këtë të dielë: Nuk mund të dorëzohesh para të ligës, duhet ta luftosh dhe ta mposhtesh, në mënyrë që e liga ta ngrejë flamurin e bardhë dhe të dorëzohet”.

Alexandra Valkenburg, ambasadore dhe shefe e delegacionit të BE-së në Selinë e Shenjtë, shkroi: “Rusia... mund t’i japë fund kësaj lufte menjëherë duke e respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. BE-ja e mbështet Ukrainën dhe planin e saj për paqe”./ REL

papa françesku i vatikanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet