Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sulmet e 31 majit gjatë natës ndaj objektit në rajonin qendror të Saratovit i dyti që nga muaji mars, nuk duket se kanë shkaktuar viktima.
RUSI- Dronët ukrainas kanë goditur një rafineri nafte ruse qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën, në një tjetër seri operacionesh në thellësi të territorit rus që synojnë të prishin industrinë e naftës së Rusisë.
Sulmet e 31 majit gjatë natës ndaj objektit në rajonin qendror të Saratovit i dyti që nga muaji mars, nuk duket se kanë shkaktuar viktima. Por, në fabrikën që i përket kompanisë shtetërore të naftës Rosneft u raportua një zjarr i madh dhe tym i zi i dendur.
Ushtria e Ukrainës tha se dronët e saj kanë shënjestruar rafinerinë e Saratovit, së bashku me disa lokacione të tjera në të gjithë Rusinë. Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, tha se është goditur “infrastrukturë civile”, por nuk specifikoi saktësisht se çfarë është dëmtuar.
Që nga fillimi i vitit, Ukraina ka intensifikuar ndjeshëm fushatën e saj me dronë ndaj objekteve të naftës dhe gazit në të gjithë Rusinë. Kjo përpjekje duket se synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të eksportuar hidrokarbure dhe për të siguruar të ardhura për financimin e luftës së saj në Ukrainë.
Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve globale të energjisë e shkaktuar nga lufta SHBA–Izrael kundër Iranit. Përpjekjet e Ukrainës, të cilat kanë shënjestruar gjithashtu tubacione dhe depo magazinimi, kanë detyruar ndalimin ose uljen e prodhimit në pothuajse të gjitha rafineritë kryesore të naftës në Rusinë qendrore. Sipas vlerësimeve të Reuters, kjo ka ulur ndjeshëm prodhimin e naftës ruse.
Kreu i organizatës ruse të energjisë bërthamore Rosatom, Aleksei Likhachev, publikoi më 30 maj një deklaratë duke pretenduar se një dron ukrainas ka shpërthyer pranë ndërtesës së turbinave të njërit prej gjashtë reaktorëve bërthamorë në centralin e Zaporizhjas (ZNPP) në Ukrainë.
Forcat e Armatosura të Ukrainës e hodhën poshtë këtë pretendim si pjesë e një fushate dezinformimi të Rusisë, e cila synon të largojë vëmendjen nga krimet e saj të luftës dhe humbjet në terren.
Centrali bërthamor i Zaporizhjas është objekti më i madh bërthamor në Evropë, por është kufizuar që nga viti 2022, kur ushtria ruse pushtoi një pjesë të rajonit dhe vetë centralin, duke detyruar stafin lokal ta menaxhojë atë nën kontrollin e tyre.
Kievi ka akuzuar Rusinë për sabotimin e centralit në disa raste, duke e cilësuar këtë si përpjekje për ta paraqitur Ukrainën si një aktor të papërgjegjshëm ndërkombëtar.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka ndërmjetësuar mes palëve për të garantuar sigurinë e centralit.
Ajo tha se ka regjistruar një sulm të raportuar me dron, pa ia atribuar atë as Ukrainës dhe as Rusisë, dhe theksoi se “ky do të ishte sulmi i parë me dron brenda perimetrit të centralit të ZNPP-së që nga prilli 2024”./REL
Donald Trump Jr SHBA- Gazeta britanike The Guardian ka publikuar një investigim i cili flet për një kontrate energjetike me vler&...
ngushtrica e hormuzit IRAN- Ushtria amerikane tha vonë të shtunën se forcat e saj ndaluan një anije tregtare q&eu...
RUSI- Autoritetet ruse thonë se dronët ukrainas kanë goditur objektiva energjetikë dhe industrialë në disa rajone ruse, n&e...
RUSI- Rusia dhe qeveria e Afganistanit e drejtuar nga talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, në një l&eu...
foto nga vengjarja FRANCË- Policia arrestoi mbrëmjen e shkuar më shumë se 280 persona në Paris, pas përleshjev...
SHBA- Forcat amerikane nisën një sulm ajror ndaj një motoskafi të dyshuar për kontrabandë droge n...
SHBA- Presidenti SHB-ve, Donald Trump i ka kthyer Iranit një propozim të ri dhe më të rreptë ...
Tedros Adhanom Ghebreyesus KONGO- Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, mbërriti në Ituri të sh...
Navaf Salam LIBAN- Kryeministri libanez, Navaf Salam, shprehu sot dënimin e tij për përshkallëzimin e rr...
IRAN- Teksa pritet një zgjidhje mbi konfliktin në Gjirin Persik, disa anije kanë arritur të kalojnë Ngushticën e bllokuar të...