Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Goodwin, pasioni për punën ka efekt zinxhir: sa më shumë e do atë që bën, aq më shumë e mbron misionin e kompanisë dhe përpiqesh të përmirësohesh, në dobi të vetes dhe të ekipit.

Nëse aplikoni për punë në kompaninë e pijeve Olipop, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Ben Goodwin nuk do t’ju punësojë nëse nuk bindet që jeni realisht të apasionuar pas punës që do të bëni.
Për të, mungesa e motivimit është një sinjal i qartë paralajmërues. “Duhet të kenë zjarr brenda vetes,” thotë ai. “Duhet të jenë të motivuar.”
Sipas Goodwin, pasioni për punën ka efekt zinxhir: sa më shumë e do atë që bën, aq më shumë e mbron misionin e kompanisë dhe përpiqesh të përmirësohesh, në dobi të vetes dhe të ekipit.
“Mes pasionit dhe aftësisë teknike, fiton gjithmonë pasioni,” thotë ai. “Nëse ke pasion të vërtetë, aftësitë i mëson.”
Por ai paralajmëron: pasioni nuk duhet të kalojë në ego. “Nuk mund të punësojmë njerëz që e vendosin egon e tyre mbi misionin e ekipit.”
Edhe drejtues të tjerë mendojnë njësoj. Ja cilat janë “flamujt e kuq” që përmendin ata:
Mungesa e empatisë dhe bujarisë
Bill Phelps, CEO i zinxhirit amerikan Dave’s Hot Chicken, nuk toleron njerëz “toksikë”. Një punonjës toksik, sipas tij, është ai që nuk ka ndjeshmëri apo bujari, dhe kjo sjellje përhapet te të tjerët.
Ndërkohë, punonjësit që ndihmojnë të tjerët krijojnë lidhje më të forta profesionale dhe kanë më shumë gjasa të ngjiten në karrierë.
“Kur je jashtëzakonisht bujar, gjithçka të kthehet mbrapsht,” thotë Phelps. “Bujaria nuk të zbraz xhepat, përkundrazi, i mbush.”
Ai shton se, edhe pse nuk gëzohet kur duhet të largojë dikë nga puna, ndonjëherë është e domosdoshme për të ruajtur kulturën e kompanisë. “Nuk jam krenar kur pushoj njerëz, por jam krenar për një kulturë pune të jashtëzakonshme.”
Marrja e gjithë meritës për vete
Një tjetër tipar negativ për Monica Cepak, CEO e kompanisë shëndetësore Wisp, është punonjësi që mendon se mund t’i zgjidhë të gjitha problemet vetëm.
Për ta shmangur këtë gjatë intervistave, ajo pyet kandidatët: “Cili është problemi më i vështirë që ke zgjidhur në punë dhe si arrite te zgjidhja?”
Nëse përgjigjja është “E bëra gjithçka vetë”, Cepak e kupton menjëherë që ai person nuk di të punojë në ekip. “Ne jemi një ekip, dhe aftësia për të bashkëpunuar është thelbësore,” thotë ajo.
Kandidatët më të mirë janë ata që përmendin punën e përbashkët dhe pranojnë se nuk i kanë të gjitha përgjigjet, por janë të gatshëm të kërkojnë ndihmë dhe të bashkëpunojnë.
“Do të habiteni sa shumë njerëz përdorin vetëm fjalën ‘unë’,” thotë ajo. “Nëse nuk dëgjoj asnjëherë ‘ne’, kjo është zakonisht një shenjë e keqe.”
SHKUP- Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur n&...
RUMANI- Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si ...
Donald Trump dhe Xi Jinping SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, "i di pasojat" e një push...
Foto Ilustruese GJERMANI- Dhimbja e kokës në sondazhe vazhdon brenda Bashkimit Kristian Demokrat dhe Social Demokratëve bashkëqeveris&...
Armatimet KOREJA E JUGUT- Deklarata e Donald Trump nga Air Force One pas takimit me homologun e tij kinez në Korenë e Jugut se ai kisht...
Masud Pezeshkian IRAN- Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, t...
UKRAINË- Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu foli për dy fortesa të izoluara të Hamasit që ende ndodhen në Gazën e kont...
ANGLI- Policia britanike tha të dielën se sulmi me thikë në një tren për në Londër nuk po trajtohet si incident terror...
Foto ilustruese GREQI- Në prag të shtëpisë së tij, ulet 90-vjeçari Giannis Fragiadakis, një fytyrë e respekt...