LIVE UPDATES
Bota

Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra

Derisa luftimet po vazhdojnë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”.

2 Nëntor 2025, 16:57 Nga I.A

Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të

UKRAINË- Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së parë, Pokrovsk, në lindje të vendit. Ndërkohë, forcat ruse dhe ato ukrainase kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në disa zona gjatë natës midis 1 dhe 2 nëntorit.

Derisa luftimet po vazhdojnë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”.

Komentet e tij, të publikuara nga agjencia TASS më 2 nëntor, janë shenjë shtesë se Moska është e vendosur ta vazhdojë pushtimin e plotë, pothuajse katërvjeçar, të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja.

“Çfarë nevojitet tani është një punë shumë e kujdesshme për të shtjelluar hollësi specifike të problemit” tha Peskov, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi më 2 nëntor se Rusia kishte lëshuar raketa balistike të tipit Iskander-M dhe 79 dronë sulmues gjatë natës.

Një sulm me dronë rusë në qytetin ukrainas të Odesës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleh Kiper, i cili tha se “infrastruktura civile” ishte dëmtuar.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë raportoi për një sulm në një ndërtesë banimi në Zaporizhja. Askush nuk u plagos në këtë incident, por tre persona u lënduan gjatë sulmeve të tjera në qytet.

Ndërkohë, Ukraina goditi një cisternë nafte dhe objekte të tjera në portin rus të Detit të Zi, Tuapse, në rajonin Krasnodar.

Zyrtarët lokalë thanë se “fragmentet e [dronëve] ranë mbi një cisternë nafte, duke dëmtuar pjesën e sipërme të strukturës së anijes. Një zjarr shpërtheu në bord dhe ekuipazhi u evakuua”.

Ky vend ka qenë shpesh herë në shënjestruar të dronëve ukrainas gjatë vitit të fundit.

Në vijën e frontit, autoritetet ushtarake ukrainase raportuan luftime të vazhdueshme në shumë zona më 2 nëntor, por vëmendja kryesore mbetet tek Pokrovsk, ku forcat ukrainase përballen, sipas raporteve, me rreth 170.000 trupa ruse.

Analistët paralajmërojnë se rënia e Pokrovskut, i cili para luftës kishte rreth 70.000 banorë, mund ta hapë rrugën për trupat ruse drejt perëndimit, në rajonin Dnipropetrovsk, duke rrezikuar zonat jugore të Ukrainës.

“Ne po e mbajmë Pokrovskun”, shkroi në Facebook komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, më 1 nëntor.

“Një operacion i gjerë për të shkatërruar dhe dëbuar forcat armike nga Pokrovsku është në zhvillim e sipër”, shtoi ai, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti betejën për qytetin pothuajse të shkatërruar “prioritet” për Ukrainën.

Pas raportimeve nga mediat perëndimore, Kievi konfirmoi se ka dërguar forca speciale në këtë qytet strategjik, pasi ushtria ruse pretendoi se kishte rrethuar ushtarët ukrainas atje.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu pretendoi se forcat e saj kishin vrarë të 11 anëtarët e një ekipi të forcave speciale ukrainase që kishin zbarkuar në qytet me helikopter. Situata në terren mbetet e paqartë dhe nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Vlerësimet sugjerojnë se midis 200 dhe 400 ushtarë rusë ndodhen tashmë brenda lagjeve lindore të qytetit, duke përdorur terrenin urban, bodrumet dhe veshje civile për të mos rënë në sy të ushtrisë ukrainase./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës