6 Janar 2025, 15:07
Nga r.ll
Kryetari Herbert Kickl i Partisë së Lirisë
AUSTRI- Presidenti i Austrisë i dha sot mandatin udhëheqësit të partisë së djathtë të skajshme Herbert Kickl për të krijuar qeverinë e re. Nëse përpjekjet e tij për të formuar qeverinë janë të suksesshme, kjo do të ishte hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një parti e djathtë ekstreme, që kundërshton emigrantët, sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake të Perëndimit për Ukrainën, do të qeveriste Austrinë.
Presidenti i Austrisë Alexander Va nder Bellen i dha të hënën mandatin për krijimin e qeverisë së re udhëheqësit të partisë të së djathtës së skajshme, Partisë së Lirisë, Herbert Kickl.
Partia e zotit Kickl ishte fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit në Austri me 28.8 për qind të votave, por Presidenti Alexander Van der Bellen i dha partisë konservatore, Partia Popullore e Austrisë, që doli e dyta në zgjedhje, e udhëhequr nga kancelari në largim Karl Nehammer mundësinë për të formuar qeverinë e re, pasi partitë tjera refuzuan të bashkëpunonin me partinë e ekstremit të djathtë.
Përpjekjet për të formuar koalicionin qeverisës pa të djathtën e skajshme dështuan që në fillim të këtij viti, duke detyruar kancelarin Nehammer të jepte dorëheqjen të shtunën.
Pas dorëheqjes së tij, Partia Popullore sinjalizoi se mund të ishte e hapur për të qeverisur nën zotit Kickl.
Nuk ka garanci se negociatat ndërmjet këtyre dy partive do të jenë të suksesshme, por me përbërjen aktuale të parlamentit, një koalicioni mes tyre mbetet opsioni i vetëm për krijimin e qeverisë. Anketat sugjerojnë se zgjedhjet e reja do ta forconin më tej partinë e ekstremit të djathtë.
Qindra protestues u mblodhën të hënën para zyrës së Presidentit austriak në Vjenë për të kundërshtuar krijimin e një qeverie të djathtë të skajshme, duke brohoritur “Të gjithë kundër fashizmit” dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Turp”.
“Nuk duam të zgjohemi në një shtet fashist. Nuk duam as të zgjohemi në një sistem autoritar si në Hungari. Duam ta ruajmë demokracinë në Austri dhe ta forcojmë atë”, thotë protestuesi Martin Fuchs.
Konservatorët dhe partia e djathtë ekstreme kanë bashkë qeverisur në të kaluarën, me Partinë e Lirisë si partnere e vogël e koalicionit. Zoti Kickl shërbeu si ministër i brendshëm herën e fundit kur këto dy parti ishin në pushtet në periudhën në mes viteve 2017 dhe 2019.
Në programin e saj zgjedhor, Partia e Lirisë bën thirrje për dëbimin e emigrantëve, ose siç shprehet ajo: “ri-migrimin e të huajve të paftuar”, si dhe për krijimin e një shteti “më homogjen” përmes kontrollit të rreptë të kufijve dhe pezullimit të të drejtës për azil.
Kjo parti gjithashtu bën thirrje për t’u dhënë fund sanksioneve kundër Rusisë, mban qëndrim kritik ndaj ndihmës ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe dëshiron të tërhiqet nga Nisna Evropiane për Mbrojtjen Ajrore, një projekt për mbrojtjen raketore, të nisur nga Gjermania.
Zoti Kickl ka kritikuar të ashtuquajturat “elita” në Bruksel dhe ka kërkuar që disa nga kompetencat që tani janë në duart e Bashkimit Evropian t’i kthehen Austrisë./VOA
qeveria ne austri
Bota
6 Janar 2025, 14:30
ZH.LL
Magdeburg
GJERMANI- Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është rritur në gjasht&eu...
Bota
6 Janar 2025, 14:10
ZH.LL
Kursk
RUSI- Luftimet e ashpra po zhvillohen për të dytën ditë në rajonin Kursk të Rusisë pasi Ukraina nisi një...
Bota
6 Janar 2025, 13:42
ZH.LL
kongresi amerikan
SHBA- Kongresi amerikan do të mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Donald Trump në zgj...
Bota
6 Janar 2025, 10:53
ZH.LL
Sarkozy
FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të dalë në gjyq sot për pretendimet se fushata e tij presidenciale e vit...
Bota
6 Janar 2025, 10:14
ZH.LL
Justin Trudeau
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka të ngjarë të njoftojë dorëheqjen e tij në ditët në vi...
Bota
6 Janar 2025, 09:27
ZH.LL
SEUL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul m&...
Bota
6 Janar 2025, 08:22
ZH.LL
Zelensky-Trump
UKRAINË- Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së do të bëhet më 20 janar. Presidenti ukr...
Bota
6 Janar 2025, 07:57
ZH.LL
shba
SHBA- 60 milionë amerikanë janë nën alarmin e motit dimëror. Virxhinia Perëndimore ka shpallur gjendjen e jasht&eum...
Bota
6 Janar 2025, 07:46
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, n&eu...
Bota
6 Janar 2025, 07:49
ZH.LL
Gjermani
GJERMANI- Skena politike e Gjermanisë është dëshmitare e një ndryshimi ndërsa mbështetja për koalicionin q...