Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo që tërhoqi vëmendjen është bluza që ai mban veshur, me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
SERBI- Sot serbët festojnë ditën e "Vidovdanit" e cila u organizua nga Kisha Ortodokse, këtë vit në një tjetër vendodhje. Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë,një qytet dhe komunë që gjendet në rrethin e Prishtinës në Kosovën qendrore. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliç.
Me apo pa qëllim, festa vjetore e serbëve vjen në mesin e tensioneve mes dy vendeve dhe organizohet në territorin e Kosovës, si një provokim i hapur kjo nga pala serbe. Për të mos mjaftuar, në Graçanicë të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dërguar djalin e tij Danilo Vuçiç, i cili mban veshur një bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
Pse festohet "Vidovdani"?
Serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit tradicionalisht festojnë Vidovdanin çdo 28 qershor në Gazimestan – rreth 10 kilometra larg Prishtinës.
Në dy vitet e fundit atje kishte edhe arrestime për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare. Vidovdani është gjithashtu një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389.
Këtë vit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe njoftoi se më 28 qershor – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë – përkujtimet për Vidovdanin do të mbahen në Manastirin e Graçanicës, dhe jo në Gazimestan.
Nga ky institucion thanë se nuk i besojnë Policisë së Kosovës dhe se do të kërkojnë që grumbullimi i serbëve të sigurohet nga misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”. Ai fjalim i Millosheviçit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.
Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviç u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar.
Donald Trump dhe Jean Carroll SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur kolumnisten E Jean Carroll për shpifje, duke pretenduar se ajo e ...
Vrasje në Francë FRANCË- Kanali televiziv francez TF1 publikoi një video që tregon një oficer policie në Nanterre,...
Sergey Suroviki dhe Vladimir Putin RUSI- Gjenerali Sergey Suroviki, zëvendëskomandanti i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukra...
foto ilustruese KOSOVË- Tre mjekë në Prizren janë arrestuar, pasi akuzohen për humbjen e jetës së një foshnje. Nj&...
Policia greke GREQI- Një 26-vjeçare ka organizuar rrëmbimin e ish-të dashurit të saj. Mediat greke raportojnë se ajo ka lua...
Joe Biden SHBA- Një letër ka mbërritur në zyrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ku kërkohet angazhimi i tij në...
Petar Petkoviç SERBI- Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç tha se serbët po presin form...
Bashkimi Evropian Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjed...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy falënderoi presidentin e SHBA-së Joe Biden për mirat...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Kreu i fortë i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se i kishte kërkuar alea...