8 Nëntor 2022, 20:40
Nga d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka biseduar për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.
Sipas një komunikate për media të Presidencës, në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Në deklaratë thuhet se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.
“Presidentja u informua nga z. Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit”, thuhet tutje në komunikatë.
Ditën e djeshme Lista Srpska ka dorëzuar mandatet e saj në Kuvendin e Kosovës pas vendimit për targat. Serbët janë larguar edhe nga komunat që udhëheqin, policia, gjykatat e prokuroritë. Ata nuk pranojnë të rikthehen në detyrë nëse nuk plotësohen dy kërkesa, e para që të anulohet vendimi për targat dhe e dyta që të formohet Asosacioni i Komunave me shumicë serbe.
vjosa osmani dorehiqet lista serbe kreshnik radoniqi
Bota
8 Nëntor 2022, 20:27
d.a.
Karen Donfried
SHBA- Ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Karen Donfried ka folur rreth situatës së tensionuar në...
Bota
8 Nëntor 2022, 20:13
d.a.
SPANJË- Një oficer policie, i cili qëllimisht postoi një video mashtruese të një sulmi seksual në përpjekje për t...
Bota
8 Nëntor 2022, 20:00
A.B
Nena me femijen
BRITANI- Shikimi i programeve televizive të dhunshme që në moshë të re është i lidhur shkencër...
Bota
8 Nëntor 2022, 20:00
d.a.
Protesta ne Mal te Zi
MAL I ZI- Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8 nëntor u organizua një protestë n...
Bota
8 Nëntor 2022, 19:46
A.B
Dilek Ertek
TURQI- Biznesmenja që zotëronte perandorinë e bizhuterive Tiffany në Turqi ka vdekur në moshën 71-vjeçare....
Bota
8 Nëntor 2022, 19:44
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Prindërit janë paralajmëruar të jenë në vëzhgim për shenjat e një sëmun...
Bota
8 Nëntor 2022, 19:37
d.a.
Vucic
SERBI- Sot në Gjykatën Speciale në Beograd është mbajtur seanca e rradhës ndaj klanit famëkeq kriminal të...
Bota
8 Nëntor 2022, 19:11
d.a.
Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka folur jashtë qendrës së tij të votimit në Palm Beach, Florida, ku dha votën e tij,...
Bota
8 Nëntor 2022, 19:03
d.a.
TURQI- Një roje bullgare është vrarë në kufirin me Turqinë pasi patrulla e tij u qëllua nga trafikantë emigrantë ...
Bota
8 Nëntor 2022, 18:56
A.B
Qender votimi
SHBA- Një qendër votimi në Luiziana u detyrua që të kryente zhvendosje nga një shkollë në tjetr&...