LIVE UPDATES
Bota

"Ekspertët presin shpërthimet e konflikteve në muajt e ardhshëm"/ Analiza: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

Ekspertët e sigurisë presin konflikte mes Rusisë dhe shteteve evropiane të NATO-s në Detin Baltik muajt e ardhshëm. Danimarka vë në shënjestër gjithnjë e më shumë flotën në hije të Rusisë.

28 Korrik 2025, 08:35 Nga r.ll
"Ekspertët presin shpërthimet e konflikteve në muajt e
foto ilustruese

BRUKSEL- Evropa duket se duhet të përgatitet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë në Detin Baltik. Helge Adrians i Institutit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) me seli në Berlin i tha DW se pret një rritje të ndjeshme të "shoqërimit të anijeve cisternë të flotës ruse në hije përmes  Marinës Ruse në Detin e Veriut dhe Detin Baltik".

Sipas analizës së tij, "një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit me Rusinë në rajonin e Detit Baltik është i pashmangshëm". Eksperti i sigurisë përmend, ndër të tjera, paketën e fundit të sanksioneve të BE-së kundër eksporteve të gazit dhe naftës ruse.

Në të njëjtën kohë,  Rusia vazhdon të armatoset në rajonin e Detit Baltik - për shembull, në ujërat e brendshme të Liqenit Ladoga pranë Shën Petersburgut, Rusi, sipas Adrians në një studim të SWP.

Më shumë se 60 inspektime në brigjet daneze

Në të njëjtën kohë që nga fillimi i vitit, Danimarka ka shtrënguar kontrollet e saj kundër të ashtuquajturave cisterna në hije, me porosi nga Rusia por shpesh me struktura pronësie të fshehura. Për shembull, Autoriteti Detar Danez (DMA) konfirmoi në një përgjigje për DW, se më shumë se 60 cisterna nafte janë kontrolluar pranë qytetit bregdetar danez të Skagen që nga shkurti. Këto ka të ngjarë të kenë përfshirë anije nga e ashtuquajtura flota ruse në hije.

Dy prej tyre u ndaluan për shkak të çështjeve që lidhen me sigurinë detare,  mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e marinarëve”, shkruhet në përgjigje. "Autoriteti Detar Danez ka intensifikuar përpjekjet e tij për të siguruar që anijet cisternë të ankoruara në Skagen të jenë në përputhje me rregulloret”, vazhdoi përgjigja me shkrim për DW. Veprimi është politikisht në përputhje me sanksionet e BE-së kundër industrisë ruse të lëndëve të para, që mban më këmbë luftën agresore të Moskës kundër Ukrainës.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar detar, shtetet bregdetare janë të detyruara të garantojnë lirinë e lundrimit. Është shumë i lartë pragu që një vend si Danimarka të kontrollojë, të hyjë në bord dhe në fund të fundit të parandalojë një anije që të vazhdojë udhëtimin e saj brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në det, thotë Christian Bueger i Universitetit të Kopenhagenit në një intervistë me DW. Ky prag tejkalohet, "nëse anija nuk ka flamur, ose, për shembull, nëse dje anija valëviste flamurin panamez ndërsa sot atë liberian. Atëherë autoritetet mund të supozojnë se ajo është në thelb pa shtetësi". Kjo, nga ana tjetër, është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar detar. Edhe nëse supozohet një kërcënim për mjedisin, një shtet mund të vendosë masa kontrolli. Prandaj, DMA mbështetet në veçanti në standardet e sigurisë dhe të ruajtjes së natyrës kur ndalon anijet në Skagen.

"Dinamikë provokimi" me Rusinë

Rusia i konsideron këto si pretekste. Në fund të majit, Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të mbronte transportin detar "me të gjitha mjetet ligjore". Vendosja e forcave të sigurisë në anije me urdhër rus po shqyrtohet, tha ai.

Eksperti Christian Bueger i Universitetit të Kopenhagenit paralajmëron nga një spirale përshkallëzimi në rajonin e Detit Baltik: "Në fund të fundit, të dyja palët tani po testojnë se si do të reagojë tjetra", tha Bueger për DW. Evropa duhet të "përgatitet për një dinamikë provokimi me Rusinë që nuk po ndodh vetëm në det. Besoj se do të shohim gjithnjë e më shumë përdorim të dronëve", tha Bueger, i cili ka publikuar edhe një studim të ri mbi politikën ndërkombëtare në rajonet globale "Politika e Rajoneve Globale në Oqeane" në korrik.

Danimarka deri më tani ka blerë dhjetë të ashtuquajtur dronë me vela për mbikëqyrje detare nga një prodhues amerikan. "Këto janë platforma shumë fleksibël që mund të pajisen me sensorë dhe kamera të ndryshme elektronike zbulimi", tha Bueger.

Bueger dhe ekipi i tij kërkimor kanë regjistruar një numër gjithnjë e në rritje të dronëve me origjinë të paqartë - të dyshuar se e kanë origjinën nga Rusia. "Ka shumë të ngjarë që të ketë gjithnjë e më shumë incidente", tha Bueger për DW. "Është e mundur, për shembull, që një park eolik të dëmtohet nga dronët - me potencialin përkatës për përshkallëzim". Studiuesi i Kopenhagenit paralajmëron: "Ka shumë të ngjarë që diçka të tillë ta shohim që këtë vit."/DW

rusi nato deti baltik

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete