LIVE UPDATES
Bota

"Do jetë një luftë e përgjakshme", ekspertja britanike: Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin! Përfshirja e SHBA-së e pashmangshme

Udhëheqësi kinez u mandatua dhe për një mandat 5-vjeçar në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të vendit. Kujtojmë se Jiping u zotua javë më parë se nuk do të hiqte dorë nga Tajvani.

24 Tetor 2022, 16:00 Nga e.k
"Do jetë një luftë e përgjakshme", ekspertja
Foto ilustruese

KINË- Zgjedhja e Xi Jiping në një mandat të tretë presidencial për të drejtuar Kinën ka alarmuar perëndimin pasi i frikësohen një sulmi të mundshëm në Tajvan duke marrë parasysh se tashmi Xi Jiping është më i fortë se kurrë. 

Gazeta britanike "The Sun" shkruan se kjo mund të ishte një nga luftërat më të përgjakshme në histori, duke cituar paralajmërimin e bërë nga ekspertja kryesore, Oriana Skylar Mastro, e cila beson se një pushtim i Tajvanit tani ka "më shumë gjasa" duke qenë se Xi Jiping mori mandatin tjetër 5-vjeçar.

Një veprim i tillë pothuajse me siguri do të shkaktonte ndërhyrjen e SHBA-së dhe do të çonte në "luftën më të ashpër në historinë moderne" me "mijëra e mijëra" të vrarë çdo ditë, tha Mastro në parashikimin e saj të zymtë. Udhëheqësi kinez u mandatua dhe për një mandat 5-vjeçar në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të vendit. Kujtojmë se Jiping u zotua javë më parë se nuk do të hiqte dorë nga Tajvani.

Kina e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj dhe ka paralajmëruar se çdo lëvizje drejt pavarësisë së plotë do të çonte në një pushtim. Vizita e fundit e politikanes amerikane Nancy Pelosi në Tajvan shkaktoi një përgjigje të ashpër nga Pekini, me anije luftarake dhe avionë luftarakë kinezë që rrethuan ishullin në një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë.

"Do jetë një luftë e përgjakshme", ekspertja
Fuqia ushtarake

Nuk mund të bëjë pa forcë?

Pas konsolidimit të pozicionit të tij në pushtet, Xi promovoi aleatët e tij politikë në Byronë Politike. Ata ndajnë të njëjtin mendim si ai sa i përket Tajvanit. Mastro, një studiues në Institutin Freeman Spogli për Studime Ndërkombëtare, tha se një sulm është thuajse i pashmangshëm.

“Ajo që unë do të thoja është se një lloj përdorimi i forcës është pothuajse i garantuar”, tha ajo për The Sun Online.

Ai tha se Xi Jinping nuk donte ndonjë veprim ushtarak gjatë kongresit parazgjedhor të partisë, por tani që "kufizimi është hequr" dhe rreziqet e një sulmi ndaj Tajvanit janë rritur. Mastro tha se pikëpamja e saj ishte se nga këndvështrimi i Xi, ishte vetëm një çështje e pritjes për momentin e duhur për të nisur një pushtim.

"Shtetet e Bashkuara historikisht duan të jenë një superfuqi përpara se të bëjnë ndonjë lëvizje. Ndërsa Kina kërkon patjetër një avantazh", shtoi ai.

Skenari i sulmit amerikan

Duke skicuar një skenar për luftë midis SHBA-së dhe Kinës, Mastro parashikon se Pekini është i bindur se duhet të sulmojë Amerikën "fort dhe herët" në një sulm të stilit Pearl Harbor. Pas kësaj, SHBA mund të pranojnë humbjen brenda një jave, ndërsa përpiqen të marrin përforcime.

Ndërsa Pekini mund të përgatitet për një sulm të shpejtë për të kaluar ngushticën e Tajvanit dhe për të kapur ishullin, ekspertët thonë se lufta mund të jetë çdo gjë tjetër veçse e shpejtë. Me plazhe të vrazhda, terren shkëmbor, mbrojtës të stërvitur mirë dhe dete të pamëshirshëm, Kina mund të përballet me të njëjtën luftë brutale që po përballet aktualisht Rusia në Ukrainë. Pretendohet se Pekini mund të grumbullojë deri në dy milionë ushtarë për të pushtuar Tajvanin.

Mastro tha se shkatërrimi që do të rezultonte nga një pushtim kinez do të eklipsonte gjithçka që kemi parë në Ukrainë, me "mijëra e mijëra" të vrarë "çdo ditë".

konflikti kine-tajvan shba xi jiping

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet