LIVE UPDATES
Bota

“Scholz po përpiqet të tregojë se ka në dorë timonin e qeverisë”/ DW: A do t’i sheshojë qeveria gjermane përplasjet e brendshme?

Javë e rëndësishme për qeverinë e Berlinit. Të martën takohen në takimin e rregullt në Meseberg, kancelari Scholz dhe 16 ministrat e tij. Aktualisht gjermanët janë të pakënaqur me punën e qeverisë.

28 Gusht 2023, 08:25 Nga A.B
“Scholz po përpiqet të tregojë se ka në dorë
Foto ilustruese

Grindjet brenda koalicionit gjerman e kanë ulur si kurrë më parë përkrahjen e gjermanëve për qeverinë. Pikërisht në gjysmën e legjislaturës së qeverisë gjermane, pakënaqësia e qytetarëve është rritur sipas një sondazhi të Institutit të Opinionit, You Gov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Sipas tij vetëm 23% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e qeverisë. Gati tre çereku i gjermanëve është i pakënaqur me punën e koalicionit të socialdemokratëve, SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve.  Krerët e partive kanë thënë se do të ulen për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet. Në Meseberg takohen të martën për të debatuar mbi grindjet e brendshme në qeveri kancelari, Olaf Scholz dhe 16 ministrat e tij. Presidenti i Punëdhënësve gjermanë, Rainer Dulger shikon në këtë takim një shans për një kurs të ri të politikës ekonomike.

Këto ditë kancelari Olaf Scholz po përpiqet më shumë se kurrë të japë përshtypjen se e ka në dorë timonin e qeverisë së tij. Por pas dyerve të mbyllura, ministrat duhet të luftojnë për çdo hap përpara. Vetëm javën e kaluar, një mbledhje e zakonshme e qeverisë ngjalli debate të mëdha. "Nuk më pëlqen që sërish është përfolur kaq shumë në publik”, tha Scholz.

Konfliktet brenda qeverisë shtohen

Që nga fillimi i detyrës në vitin 2021 qeveria gjermane ka njohur vetëm kriza: Lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe tani recesioni ekonomik. Në fillim koalicioni tripartiak i qendrës së majtë ishte optimist se me gjithë divergjencat do t'ia dilte, por numri i konflikteve po shtohet.

Grindja e fundit është një mosmarrëveshje publike e paprecedentë mes këtyre të dyve. Ministrja e Familjes, nga partia Të Gjelbrit, Lisa Paus bllokoi planet e tij  për lehtësime tatimore për bizneset e mëdha, sepse ministri i Financave, nga Partia Liberale,  AI nuk po i jep më shumë para për të luftuar varfërinë e fëmijëve. Stefan Marschall, politolog thotë, se kjo "ishte një si "frenë emergjence” në minutën e fundit për të shpëtuar nismën e saj, por ndoshta edhe për të penguar nismën e  tij. "

Nuk është shenja e parë e disharmonisë në koalicionin e qendrës së majtë mes socialdemokratëve, liberalëve dhe të gjelbërve. Edhe më parë ata janë grindur për heqjen nga përdorimi të centraleve bërthamorë, kur Rusia ia mbylli Europës rubinetin e gazit. Robert Habeck (Të Gjelbrit), ministër i Ekonomisë tha se, "nuk na nevojitet energjia bërthamore, ne kemi problem me ngrohjen industriale, e jo me rrymën elektrike. "

Disa muaj vonë grindja tjetër ishte për datën e ndalimit të ngrohjes me lëndë fosile. Grindja u ashpërsua mes Të Gjelbërve e liberalëve që nuk e donin atë ligj në atë formë, si ishte përgatitur nga ministri, Habeck. Konstantin Kuhle (FDP), deputet i Bundestagut atëherë u shpreh. "Të jeni të sigurt se ligji i Robert Habeckut nuk do të miratohet në atë formë, siç e kishte planifikuar ai." Kancelarit Scholz do t'i duhet të dëshmojë në takimin e Mesebergut se vërtet e ka timonin në dorë. /DW

gjermani qeveria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet