LIVE UPDATES
Bota

Do t'i jepet kaq shpejt Ukrainës statusi i kandidates në BE?

Para vendimit për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE, ka dallim në qëndrimet e vendeve anëtare. Në kohë paqeje Ukraina zor se do të kishte shansin për statusin e vendit kandidat.

16 Qershor 2022, 08:55 Nga d.d
Do t'i jepet kaq shpejt Ukrainës statusi i kandidates në BE?
Volodymyr Zelenskyy, Von der Leyen

Gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt tani. Në Bruksel llogaritet me atë që Komisioni Europian që këtë javë të japë vlerësimin e tij për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Për të sqaruar ende disa çështje në lidhje me këtë kërkesë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen udhëtoi fundjavën e shkuar në Kiev. Von der Leyen lëvdoi progresin e qeverisë, por u shpreh për nevojën e reformave të mëtejshme në drejtim të shtetit ligjor dhe luftimit të korrupsionit. Edhe nëse Komisioni Europian jep rekomandimin, vendimin për këtë e marrin krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin në fund të qershorit.

Aty kërkohet një vendim unanim. Sepse bëhet fjalë për çdo votë, prandaj Volodymyr Zelensky ka dërguar këshilltarët e tij më të afërt në kryeqytetet europiane. Nuk dua ta fsheh, tha kreu i parlamentetit ukrainas, Ruslan Stefantshuk në Parlamentin Europian në Straburg, se ndjek një qëllim. "Ne kemi nevojë për statusin e vendit kandidat. Këtë duhet ta dëgjojë populli ynë nga BE, si mesazh që përpjekja jonë të mos jetë më kot." Stefantshuk e ka mbështetjen e eurodeputetëve.


Vendet anëtare të ndara

Por vendet anëtare kanë vlerësime të ndryshme. Në një kohë që anëtaret europiano-lindore të BE nuk duan të humbasin kohë, për disa vende të tjera ky është një zhvillim shumë i shpejtë. Emmanuel Macron kryeson skeptikët. Presidenti francez nuk e shikon si ide të mirë të negociohet në mesin e luftës. "Edhe sikur nesër t'i japim Ukrainës statusin e vendit kandidat", tha Macron në fjalimin e tij më 9 Maj, Ditën e Europës, çdokush e di, se procedura do të zgjasë, "në të vërtetë disa dekada".

Prej vitesh Macron paralajmëron partnerët që të përmirësohet më parë aftësia vepruese e BE para sfidave të reja të zgjerimit të saj. Por ai shikon edhe rrezikun, se vende si Ukraina, nëse nuk lidhen me BE mund të humbasin interesin. Prandaj ai propozon një partneritet të privilegjuar, "një bashkësi politike europiane" jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Gjeorginë, Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë.

Status brenda dhe jashtë?

Ka 20 vjet që diskutohet varianti, që BE mjaft vendeve që duan të anëtarësohen t'u ofrojë një opcion tjetër në vend të anëtarësimit, një status mes jashtë dhe brenda. Por Macron do të shkojë më tej. Ai do t'u ofrojë këtyre vendeve më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, transportit, lëvizjes së lirë të njerëzve e të tjera. Macron kërkon bashkëpunëtorë për planin e tij dhe do të fitojë kohë nga debati emocional që zhvillohet për Ukrainën. Kancelari gjerman e quajti idenë e Macron "një propozim shumë interesant, në kohën e sfidave të mëdha që duhet të përballemi."

Çfarë do të thotë kjo? Do të flasë Scholz për apo kundër statusit të vendit kandidat në udhëtimin e tij të pritshëm në Kiev? Zelensky kërkon shumë: Ai është shprehur se pret që personalisht kancelari gjerman të mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në BE.


Kriteret e Kopenhagës të vitit 1993 përcaktojnë kuadrin që duhet përmbushur, që të merret biletae hyrjes në BE: një shtet funksionues ligjor me mbrojtje të pakicave, ekonomi tregu transparente, edhe vende që duan të jenë vende kandidate duhet të ofrojnë një bazë të tillë. Sipas disa vendeve europiane, Ukraina është larg këtyre kritereve. Para luftës, në publikimin e Transparency International Ukraina renditej në vendin e 122 nga 180 vende të listuara për perceptimin e korrupsionit në një vend nga qytetarët. Në publikimet e Pandora Papers të oazeve tatimore në botë gjenden shumë ukrainas, mes tyre edhe presidenti Zelensky dhe bashkëpunëtorë të tij me firmat e tyre fiktive. Në fund të vitit 2021, Gjykata Europiane e Auditimit publikoi një raport me përfundime shumë kritike për influencën e oligarkëve në vend. Sipas raportit, ndihmat e BE "janë thjesht pa efekt në luftimin e korrupsionit në nivel të lartë".

Në kohë paqeje Ukraina nuk do të kishte shanse për marrjen kaq shpejt të statusit të vendit kandidat, por lufta i ka ndryshuar marrëdhëniet. Ky vend lufton për mbijetesën si komb, e kush nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të guxonte të dilte kundër dhënies së statusit kandidat? Përgjigja do dihet pas një jave në Bruksel.

Marrë nga DW

ursula von der leyen volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete