LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga REL: A po e humb Ukraina luftën?

Rusia është në prag të marrjes së qytetit dhe midis 100-200 ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë.

16 Qershor 2022, 08:17 Nga DOSJA

Analiza nga REL: A po e humb Ukraina luftën?

UKRAINË- Ura e fundit në Severodonjeck është shkatërruar, duke e shkëputur këtë qytet të Donbasit nga pjesa e djathtë e bregut dhe duke bllokuar qindra civilë ukrainas dhe trupa ushtarake.

Rusia është në prag të marrjes së qytetit dhe midis 100-200 ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë. Në rajonin jugor të Hersonit, Ukraina është duke bërë përparim në kundërofensivën ndaj pozicioneve ruse. Trupat ruse raportohet se kanë filluar të lëvizin sërish drejt Harkivit.

Me artilerinë e ashpër ruse dhe me sulmet me raketa, por edhe me ndryshimet në taktikën ruse dhe komandën ushtarake, rrjedha e luftës po kthehet kundër Ukrainës dhe Kievi ka thënë se vetmja mënyrë që ta kthejë rrjedhën në të mirë të tij është që të marrë sa më shpejt armë perëndimore.

A po e humb luftën Ukraina? Përgjigja në këtë pyetje nuk është aq e thjeshtë.

“Nëse me ‘humbje’ nënkuptoni se Ukraina nuk duket se mund të rimarrë territorin e saj dhe ta dëbojë Rusinë nga territori i saj, atëherë po, ky është një vlerësim i drejtë; ata po humbasin”, tha Scott Boston, ish-koloneli i ushtrisë amerikane dhe zyrtar i artilerisë, i cili ka studiuar nga afër luftën në Ukrainë.

Edhe ekspertë të tjerë thanë se gjithçka varet nga mënyra se si definohet “humbja”.

“Mund të duket pesimiste, por në realitet, nëse shikoni hartën, ju shikoni Donbasin, nuk mund të gjeni shumë ndryshime, pavarësisht nga përqendrimi i madh i trupave ruse”, tha Mykhaylo Samus, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime të Ushtrisë, Konvertimit dhe Çarmatimit, me seli në Kiev. “Forcat ukrainase janë duke kryer një mbrojtje shumë efektive”.

“E kundërta, çfarë ne mund të themi është se Rusia ka dështuar”, tha Samus.

“Praktikisht, në aspektin e mendimit strategjik ka humbur luftën tashmë sepse ata e nisën luftën më 24 shkurt me pritje të mëdha. Ata planifikonin ta merrnin Kievin brenda disa ditësh dhe ishte një proces katastrofal, ata morën shumë vendime të gabuara në operacionet e tyre. Ne definitivisht mund të themi se Rusia, në aspektin strategjik, ka dështuar”, tha ai.

Gjatë fazës së parë të luftës pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë më 24 shkurt, Rusia dështoi të arrinte prioritetet e saj kryesore, që ishin për të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe potencialisht për ta larguar nga pushteti Qeverinë ukrainase.

Shumica e ekspertëve perëndimorë ishin të befasuar edhe me problemet e thella brenda ushtrisë ruse që ofensiva i vuri në pah, por po ashtu edhe me mbrojtjen efektive të trupave ukrainase.

Më pas Rusia tërhoqi shumicën e njësive të saj nga veriu i Kievit dhe zhvendosi burimet në marrjen e qytetit-port të Mariupolit, që u shndërrua në gërmadhë, para se beteja për këtë qytet të përfundonte më 22 maj. Rusia po ashtu bëri ndryshime në komandën ushtarake, duke emëruar një gjeneral të vetëm për një komandë të unifikuar dhe i përqendroi burimet në marrjen e më shumë territoreve në lindje dhe verilindje të Ukrainës.

Pas një fillimi jo të mirë, tani duket se taktika e Rusisë në fushëbetejë, ngadalë dhe me qëndrueshmëri, po funksionon. Për momentin, gjithsesi.

Pas disa javësh luftimesh brutale shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë në Severodonjeck, qyteti, që para luftës kishte afër 100,000 banorë, deri më 15 qershor ishte pothuajse i tëri i kontrolluar nga trupat ruse, përfshirë edhe qendrën e qytetit.

Guvernatori ushtarak i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha më 14 qershor se ura e fundit mbi Lumin Siverski Donjeck, që çon drejt qytetit më të vogël të Lisiçaskut, është shkatërruar, duke pamundësuar evakuimin dhe duke ndërprerë rrugët e furnizimit për trupat e fundit dhe civilët që ende gjenden në Severodonjeck.

Shumë nga ata që gjenden ende brenda qytetit gjenden në një fabrikë të kimikateve, duke rritur frikën për një rrethim të ngjashëm që ndodhi në Mariupol, në ditët e fundit para se qyteti të binte nën kontrollin rus.

Zyrtarët e lartë ukrainas javëve të fundit kanë bërë paralajmërime shqetësuese lidhur me ritmin e luftimeve dhe për dëmet që po iu shkaktohen forcave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë mjaft të zëshëm në thirrjet e tyre për më shumë armë perëndimore dhe që ato të dërgohen sa më shpejt, gjë që shpresojnë që do të ndodhë pas takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, që u mbajt në Bruksel më 15 qershor.

“Të jemi të drejtpërdrejtë: për t’i dhënë fund luftës ne na duhet barazi e armëve të rënda”, tha përmes një postimi në Twitter, Mykhaylo Podolyak, këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

"Ne po presim për vendimin”, shtoi ai.

“Ne na duhet ndihmë e shpejtë”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, gjatë një interviste dhënë gjatë kësaj jave për The Economist, “sepse kostoja e çdo vonese matet me gjakun ukrainas”.

Në një deklaratë të postuar më 12 qershor në Telegram, gjenerali Valeriy Zaluzhny, shef i forcave të armatosura të Ukrainës, po ashtu bëri thirrje për armë perëndimore, duke thënë se vija e frontit ku po përballen forcat ruse dhe ukrainase është e gjatë mbi 2,400 kilometra.

“Ata përdorin artileri në masa dhe, fatkeqësisht, ata kanë avantazh të dhjetëfishtë të armatimit”, tha Zaluzhny. “Pavarësisht të gjithave, ne po mbajmë pozicionet. Atje, çdo metër e tokës ukrainase është e lagur me gjak, jo vetëm tonin, por edhe të pushtuesve. Situata është e vështirë veçanërisht në qytetin e Severodonjeckut”.

Që prej javës së parë të prillit, kur forcat ruse u zhvendosën nga qarqet në veri të Kievit, forcat ruse kanë bërë përparim gradual në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, që përbëjnë Donbasin. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se do të duhet që deri në gusht ose shtator që rusët të mund të marrin kontrollin e rajonit të Donbasit.

Në mesin e qyteteve dhe fshatrave që forcat ruse kanë marrë nën kontroll përfshihen edhe Sivatoirski dhe Svilodarski në Donjeck dhe Rubizhne dhe Popasna në Luhansk.

Forcat ukrainase me dëshpërim po tentojnë të parandalojnë forcat ruse që të marrin kontrollin e autostradës që kalon nga jugperëndimi dhe verilindja, përkatësisht nga Bakmuti për në Lisiçansk. Mbyllja e plotë e kësaj rruge, që zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “rrugë të jetës”, do t’iu lejonte forcave ruse që të rrethonin Severodonjeckun.

Më tej në lindje, trupat ruse tani kanë rimarrë territor pasi u dëbuan nga Harkivi – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – në fillim të majit, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.

Dhe në jug, në rajonin Herson, që gjendet në veri të Krimesë së pushtuar, ka raportime të përziera lidhur me atë nëse një kundërsulm ukrainas ka prodhuar ndonjë rezultat të rëndësishëm.
Forcat ruse u përfshin në luftime të ashpra me forcat ruse më 13 qershor në veriperëndim të Hersonit, afër Davidi Brid, thanë komandantët ukrainas.

“Armiku po vazhdon të luftojë, por njësitë tona gradualisht po e detyrojnë atë që të largohet nga pozicionet dhe po teston fuqinë e vijave të dyta dhe të treta të mbrojtjes, dhe tërheqjen e mëtejme në disa raste”, tha komanda jugore e Ukrainës përmes një deklarate.

Me ritmin aktual të operacioneve, zyrtarët ukrainas po përpiqen që thjesht të gjejnë plumba dhe predha për armët e tyre. Shumica e mocionit që Ukrainës i duhet është i dizajnëve të epokës sovjetike, që Perëndimi ka pak dhe nuk prodhon të tilla, për dallim nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara po kërkojnë në mbarë botën për të gjetur municion sovjetik për t’ua dhënë ukrainasve”, tha më herët gjatë këtij muaji për REL-in, Mark Cancian, kolonel në pension i marinës amerikane. “Dhe unë kam dyshime se po na pakësohen shtetet që do të na i shesin këto lloje të municioneve”.

Ukraina po ashtu po kërkon më shumë armatime perëndimore përtej atyre që janë dërguar në Ukrainë edhe para pushtimit të 24 shkurtit.

Furnizuesja më e madhe është SHBA-ja, e cila ka thënë se qëkur ka nisur pushtimi ka ofruar armatime në vlerë prej afër 4.6 miliardë dollarësh, përfshirë mijëra raketa kundërtanke dhe kundërajrore, dronë dhe municion.

Së fundmi, armatimi është bërë më i rëndë, më i fuqishëm dhe më i aftë për të goditur objektivët rusë nga distanca më të largëta, përfshirë edhe sisteme e artilerisë 155-milimetërshe, që janë të standardit të NATO-s, të tilla si CAESAR të prodhuar në Francë dhe obusët e prodhuar në Poloni, KRAB. Po ashtu, Ukraina është pajisur me tanke T-72 të stilit sovjetik.

SHBA-ja dhe Britania aktualisht po dërgojnë disa lloje të ndryshme të sistemeve të raketahedhësve, përfshirë edhe municion me precesion të lartë. Por, për momentin, Uashingtoni po dërgon vetëm katër sisteme artilerish me lëvizshmëri të lartë, të njohur si HIMARS, që nënkupton se aftësia e tyre për të ndryshuar kursin e luftës mund të jetë e kufizuar.

Megjithatë, HIMARS-ët ende nuk kanë arritur në Ukrainë. Boston tha se përparimi rus është i ngadalshëm dhe shkalla e tij e zjarrit nga predhat e artilerisë dhe raketat nuk është i qëndrueshëm.

“Në horizont ka fitore taktike [për Rusinë], por nuk shoh ndonjë rrugë për një fitore strategjike”, tha Boston, i cili aktualisht është analist në Rand Corporation, një institut amerikan që financohet pjesërisht nga ushtria amerikane.

“Mendoj se ajo që po shkojmë është drejt një rraskapitjeje të ndërsjellë. Çdo gjë që Rusia tenton të bëjë për të shkaktuar më shumë humbje te forcat ukrainase, do të jetë një përpjekje shumë e kushtueshme”, tha ai.

“Në përgjithësi, Ukraina ka një shans, por ky shans është i lidhur me armët” nga Perëndimi, tha Samus për Radion Evropa e Lirë. “Nëse ne kemi armë, ne do të kemi shans për të ‘çliruar’ disa nga territoret nën kontrollin e Rusisë, ashtu siç ishin para pushtimit të 24 shkurtit”.

“Nëse ndodh kjo do të nënkuptonte që [presidenti rus, Vladimir] Putin do të ketë probleme. Probleme të mëdha”.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete