LIVE UPDATES
Bota

Do të tërhiqen nga masat hakmarrëse ndaj SHBA? Von der Leyen: Bashkimi Europian mirëpret pezullimin e tarifave nga Trump

Tarifa e vendosur ndaj BE-së ishte 20 për qind, por nuk është plotësisht e qartë se si do të ndikohet blloku me 27 vende.

10 Prill 2025, 10:44 Nga r.ll
Do të tërhiqen nga masat hakmarrëse ndaj SHBA? Von der Leyen:
von der leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur të enjten vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i pezulluar shumicën e tarifave amerikane, por ajo nuk tregoi nëse Bashkimi Evropian do t’i zbatojë apo jo masat e veta hakmarrëse.

"Kam urdhëruar pezullimin e tyre për 90 ditë", tha Trump, pasi tregoi se më shumë se 75 vende kanë qenë në bisedime për tregtinë dhe nuk kanë ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj SHBA-së për rritjen e tarifave.

Vendet për të cilat vlen ky pezullim tani do të ketë tarifë prej 10 për qind. Tarifa e vendosur ndaj BE-së ishte 20 për qind, por nuk është plotësisht e qartë se si do të ndikohet blloku me 27 vende.

Pezullimi i tarifës nuk vlen për Kinën. Trump e rriti tarifën ndaj importeve kineze në 125% të mërkurën vonë. Von der Leyen e përshkroi pezullimin e tarifave reciproke si “hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.

“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore që tregtia dhe zinxhirët e furnizimit të funksionojnë”, tha ajo.

Para njoftimit të Trumpit të mërkurën, vendet anëtare të BE-së votuan për të miratuar tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikan në vlerë prej 23 miliardë dollarësh, si përgjigje ndaj tarifave të Trumpit prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku.

BE-ja, partnerja më e madhe tregtare e SHBA-së, i përshkroi ato si “të paarsyeshme dhe të dëmshme”. Tarifat do të hyjnë në fuqi në faza të ndryshme, disa më 15 prill, të tjera më 15 maj dhe 1 dhjetor. Komisioni Evropian nuk dha ndonjë listë të mallrave të prekura.

Von der Leyen nuk dha asnjë shenjë të enjten se afati kohor i tarifave BE-së ndaj mallrave amerikane ka ndryshuar.

Anëtarët e BE-së – bllokut më të madh tregtar në botë – përsëritën parapëlqimin e tyre për një marrëveshje të negociuar për t’i zgjidhur çështjet tregtare, dhe von der Leyen e theksoi këtë angazhim, “me synim për të arritur një tregti pa pengesa dhe me përfitime të ndërsjella”.

Megjithatë, shefja e degës ekzekutive të BE-së – që negocion marrëveshje dhe mosmarrëveshje tregtare në emër të vendeve anëtare – tha se Evropa synon të ketë partneritete të shumëfishta tregtare.

Ajo tha se BE-ja do të vazhdojë “të angazhohet me vende që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe që ndajnë qëndrimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve”, si dhe për t’i hequr barrierat ndaj tregtisë brenda tregut të saj të përbashkët.

“Së bashku, evropianët do të dalin më të fortë nga kjo krizë”, tha von der Leyen./REL

ursula von der leyen tarifat e trump bashkimi europian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet