LIVE UPDATES
Bota

"Do të ndiqet procedura", Spanja ende nuk ka një qëndrim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës kanë thënë se diskutimet veçse kanë filluar dhe se do të ndiqen procedurat normale përmes të cilave pozicioni i shteteve anëtare do të specifikohet.

19 Tetor 2022, 15:50 Nga d.a.
"Do të ndiqet procedura", Spanja ende nuk ka një
Foto ilustruese

SPANJË- Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ka qenë temë e diskutimeve që janë mbajtur në Bruksel në kuadër të Grupit Punues për Viza. Nga diskutimet që kanë ndodhur brenda është raportuar se Franca dhe disa shtete të tjera kanë kushtëzuar heqjen e regjimit të vizave me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Por cili është qëndrimi i Spanjës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës kanë thënë se diskutimet veçse kanë filluar dhe se do të ndiqen procedurat normale përmes të cilave pozicioni i shteteve anëtare do të specifikohet.

“Lidhur me pyetjen tuaj, diskutimi i parë i përgjithshëm është mbajtur në Grupin Punues për Viza dhe raporti është duke u punuar. Tema vetëm sa ka filluar të trajtohet në Bruksel dhe do të ndjek procedurën normale përmes së cilës do të specifikohet pozicionet e shteteve anëtare”, ka thënë për Gazetën Express Elena Aljarilla Cortezón nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Diskutimet e radhës në Grupin Punues për Viza për rastin e Kosovës pritet që të ndodhin gjatë muajit nëntor.

Nga Franca që është përmendur si shtet që po e kushtëzon Kosovën me ETIAS, kanë thënë për Express së s’do të ketë trajtim ndryshe për Kosovën nga shtete tjera të cilat e kanë fituar së fundi liberalizimin e vizave.

"Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë (Trekëndëshi i Ëeimarit) në shtator kanë bërë thirrje për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky qëndrim mbështetës përbën një njohje të përpjekjeve të bëra nga Republika e Kosovës. Ai gjithashtu thekson përkushtimin e Francës në dhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është materializuar për shembull në përpjekjet e suksesshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ose, edhe më së fundi, në riafirmimin në nivelin më të lartë politik të mbështetjes së saj aktive për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës të Kosovës dhe të Serbisë“, ka thënë për Express ky burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

Ndërkohë Sllovakia si shtet që vazhdon të mos e njohë ende pavarësinë e Republikës së Kosovës në komunikimin e fundit me Express kanë shfaqur sinjale pozitive sa i përket heqjes së kufizimit të lëvizjes për kosovarët brenda Zonës Schengen.

Sllovakia ka demonstruar fleksibilitetin dhe konstruktivitetin e saj në gamë të gjerë të çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne respektojmë vlerësimin e Komisionit Evropian i cili përcakton se Kosova i ka përmbushur kriteret standarde dhe kemi marrë parasysh konfirmimin e vlerësimit nga Parlamenti Evropian. Vlerësimi i brendshëm sllovak në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën aktualisht është duke u zhvilluar”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express nga Ministria e Jashtme sllovake më 15 tetor 2022.

Nga Komisioni Evropian ndërkohë të pyetur rreth sistemit ETIAS, kanë thënë se ai aktualisht s’është duke punuar dhe se funksionalizimi i tij i plotë pritet të ndodh në nëntor të vitit 2023./GazetaExpress/

njohja e kosoves programi i vizave etias liberalizimi i vizave per kosoven elena aljarilla cortezón

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet