LIVE UPDATES
Bota

"Do goditen si Ukraina"! ‘The Geopost’: Kërcënimet serbe ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk ndalen

Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballën me probleme dhe se nuk do të jenë të qeta edhe nëse janë anëtare të NATO-së, duhet të jetë alarmues për Aleancën, e më pastaj edhe për qetësin e afërsinë e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë.

21 Gusht 2023, 18:04 Nga f.i
"Do goditen si Ukraina"!  ‘The Geopost’:
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe kërcënoi hapur me destabilizimin e rajonit. 

Pas deklaratës së tij në TV Pink, ku kërcënoi rajonin duke marrë shembull Ukrainën dhe pretendoi se ka mbështetje ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, The Geopost i kushtoi një artikull ku i referohej Vuçeviç. Në shkrim Vuçeviç cilësohet si një njeri i afërt me Vuçiç, i cili ka ngritur alarmin se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nuk duhet të flenë të qeta vetëm se janë në paktin e NATO-s dhe mendojnë se nuk iu ndodh asgjë.

Artikulli i plotë: 

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi edhe pse anëtare të NATO-së, me status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, me raporte politikisht parimore e korrekte me fqinjët e saj, prapë vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë. Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cënohet nga brenda, fuqizuar nga forca serbe e pro-serbe të cilat leksionet i marrin nga Beogradi zyrtar.

Mirëpo, edhe kërcënimet e drejtpërdrejta e në vazhdimësi nga Serbia janë aty për t’i kujtuar këto forca se kanë mbështetjen e hapur e të pa rezervë të saj. Bile, gjuajtja shkon aq larg sa prek edhe në sedrën e Aleancës veri-atlantike. “Ato (Mali i Zi e Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-së dhe se me këtë i kanë zgjidhur problemet e tyre…” kërcënojë hapur në një televizion kombëtar serb Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Millosh Vuçeviç është zgjedhur kryetar i Partisë Përparimtare të Serbisë, pas largimit nga kjo pozitë e kryetarit e themeluesit të saj, Aleksandër Vuçiç, president aktual i Serbisë. Si njëri i afër me Vuçiçin ai u zgjodh Ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Prej marrjes së mandatit e deri më sot, Ministri Vuçeviç disa herë ka ngritur në nivelin më të lart përgatitor ndërhyrjen ushtarake rreth kufirit me Kosovën. Shqetësim ky i krijuar me të drejtë për Republikën e Kosovës. Ai është angazhuar për blerjen e armatimit dhe fuqizimin e ushtrisë së Serbisë edhe nga vende të cilave iu janë vendosur sanksione, si Rusia, Irani.

Ministri Vuçeviç në kërcënimet e hapura të tij në mediumin kombëtar serb, Pink ka thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë zemëruar aq shumë Serbinë kur njohën shtetin e Kosovës, sa ky veprim ka për ti goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.

“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre… Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, apo Aleancës së NATO-s, menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”,- thotë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç. Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballën me probleme dhe se nuk do të jenë të qeta edhe nëse janë anëtare të NATO-së, duhet të jetë alarmues për Aleancën, e më pastaj edhe për qetësin e afërsinë e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë.

Çuditërisht as kreu shtetëror i Malit të Zi as ai i Maqedonisë së Veriut nuk pati ende asnjë reagim për këtë kërcënim të hapur nga ana Serbisë. Kjo veç se shqetësuese, tregon edhe për një pajtim të heshtur me kërcënuesin. Agresioni nacionalist serb me mbështetje të padiskutueshme të Rusisë, vazhdon të luaj rolin shkatërrues për paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet e hapura, shkaktimi i problemeve, ndikimi në punët e brendshme të shteteve fqinje është kulturë politike e Serbisë.

Bashkimi Evropian padyshim duhet të ketë rolin e vet, kundrejt veprimeve të Serbisë në raport me fqinjët e saj, të cilat veç se nuk janë në frymën e BE-së, ato po bëhen për çdo ditë kërcënim i paqes e vullnetit euro-integrues të vendeve tjera të rajonit.

Duke iu referuar artikullit një reagim erdhi edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i kujtoi shtetit fqinj se tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatë në NATO. 

mali i zi maqedonia e veriut kosova millosh vuçeviç edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë