LIVE UPDATES
Bota

Çdo gjë sekrete! Si do të bisedojnë Vuçiç e Putin, lidhje me kod të veçantë, do 1 vit të deshifrohet

“Blic” zbulon se në çfarë mënyre do të bisedojnë dy shtetarët gjatë krizës botërore në të cilën monitorohet çdo hap i Putinit, por edhe Serbisë vazhdimisht i bëhet presion që t'i përmbahet politikës së jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

29 Maj 2022, 11:30 Nga DOSJA
Çdo gjë sekrete! Si do të bisedojnë Vuçiç e
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Trupi diplomatik dhe shërbimet e huaja do të mundohen që të dëgjojnë dhe mësojnë se për çfarë do flasin sot presidenti serb Aleksandër Vuçië dhe ai rus, Vladimir Putin. “Blic” zbulon se në çfarë mënyre do të bisedojnë dy shtetarët gjatë krizës botërore në të cilën monitorohet çdo hap i Putinit, por edhe Serbisë vazhdimisht i bëhet presion që t'i përmbahet politikës së jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Biseda mes dy presidentëve nis në orën 11:00.

Dihet një nga temat, por jo rezultati: si do të furnizohet Serbia me gaz dhe sa do të paguajë? Përgjigja duhet të vijë pas bisedës. 

Serbia do të vazhdojë të paguajë gazin sipas të ashtuquajturës formulë të naftës, e cila është më e favorshme, apo llogaritja do të jetë e përzier, që do të thotë përfshirje me çmimin e tregut? Sipas marrëveshjes së vlefshme, e cila u vazhdua në fund të vitit të kaluar, dhe skadon për tri ditë, më 31 maj, Serbia paguan çmimin disa herë nën atë të tregut - vetëm 260 dollarë për 1000 metra kub. Çmimi i tregut është mbi 1000 dollarë!

Një gjë është e sigurtë! Smartphone-t nuk do të përdoren. Të dy do të flasin me njëri-tjetrin me telefon fiks, me linja speciale e të mbrojtura. Një linjë e tillë funksionon duke vendosur një lidhje satelitore nga selia ruse në Presidencën serbe. Më pas, lidhja nga selia serbe kalon në një tel të mbrojtur, të drejtpërdrejtë në telefonin që do të jetë në duart e Vuçiçit.

Vladimir Putin njihet për mospërdorimin e telefonave celularë, madje edhe bisedat e tij zyrtare brenda Rusisë janë enkriptuar. Sipas asaj që është në dispozicion të publikut, Putin flet për tema të rëndësishme vetëm me një linjë telefonike të mbrojtur, e cila është e pamundur të depërtohet, sepse zëri është i koduar në një sinjal dixhital duke përdorur një algoritëm kompleks kriptografik.

Disa ekspertë dikur pohuan se do të duhej më shumë se një vit që ky algoritëm të deshifrohej, gjë që u vlerësua si punë e pakuptimtë. Në të njëjtën kohë, algoritmi, sipas parimit të përzgjedhjes së rastësishme, ndryshon disa herë në intervale të ndryshme gjatë bisedës. Sistemi është projektuar nga ekspertë rusë të sigurisë.

Gjithë çfarë është bërë me dije deri më tani është se presidenti serb do t'i thotë Putinit: Faleminderit për miqësinë.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet