LIVE UPDATES
Bota

'Kthim pas në demokraci', denoncimi i DW: Qeveria greke përgjon gazetarët

Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.

29 Maj 2022, 09:29 Nga DOSJA
'Kthim pas në demokraci', denoncimi i DW: Qeveria greke
Foto ilustruese

GREQI- "Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?" Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që "u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds."

Kurse Citizen Lab, projekt i Universitetit të Torontos që trajton çështje të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në kontekstin e teknologjisë së informacionit, e kishte identifikuar në vitin 2021 Predator në celularin e gazetarit Koukakis dhe konstatoi, se ai ishte aktiv prej dy muajsh. Por jo vetëm kaq. Në një raport të rrjetit investigues "Reporters United" që në prill 2022 kishte provuar, se gazetari përgjohej nga shërbimi sekret grek, për shkaqe të sigurisë kombëtare. Këtë kohë Koukakis punonte për tema që lidheshin botën financiare. Për të mbetet e paqartë, se pse hulumtimet që po bënte mund ta vinin në konflikt me sigurinë kombëtare. "Por kur zbulova, se përgjohesha, e denoncova këtë tek autoriteti përkatës, dhe përgjimi u mbyll menjëherë", thotë Koukakis për DW. Por kur kërkoi tek instancat qeveritare qasje tek informacionet e mbledhura për ta, qeveria ndryshoi një ligj, e kështu autoriteti përkatës nuk mund t'i jepte më asnjë informacion.

Ofensivë e gjerë përgjimi?

Vetëm pak pas dhënies fund të përgjimit zyrtar, telefoni i Koukakis u infiltrua me aplikacionin përgjues Predator. Portali i lajmeve, Inside Story ka zbuluar ndërkohë se nga ky përgjim nuk është i prekur vetëm gazetari Thanasis Koukakis. Ata kanë gjetur gjithsej rreth 50  "phishing sites", mes tyre portale mediatike, organizatën për transparencën, Voulwatch, një klub futbolli etj. Një klikim pa dijeni i një përdoruesi tek këto faqe që kopjohen shumë saktë mjafton dhe në celularin e tij instalohet  aplikacioni përgjues. Thanasis Koukakis dyshon, se pas sulmit kibernetik ndaj tij fshihet qeveria, por ajo e hedh poshtë kategorikisht këtë. Eliza Triantafyllidou tek Inside Story pyet, se kush mund të ketë interes tjetër për të dhëna të tilla. "Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetare e gazetarë, por eventualisht edhe për ushtrinë, diplomatët, politikanët, apo persona të shoqërisë civile", thekson Triantafyllidou.

Në raportin e fundit të "Reporterëve pa kufij" Greqia në indeksin e lirisë së shtypit  zë vendin e 70-të nga 108 vende. Verën e vitit të kaluar u bë e ditur, se shërbimi sekret përgjonte gazetarin Stavors Maichudis. Kurse gazetarët Kostas Vaksevanis dhe Gianna Papadokou aktualisht duhet të përgjigjen para gjyqit. Ndaj Papadakout është ngritur akuzë mbi bazën e një ligji të ri, të kritikuar ashpër nga aktivistët e medias. Vaksevanis duhet të përgjigjet për konspiracion dhe përkatësi në një shoqatë kriminale. Të dy gazetarët kishin hulumtuar në skandalin Novartis, që bëri bujë në botë, ku koncerni i madh zviceran i farmaceutikës, kishte korruptuar politikanë të lartë në Greqi.

Eleni Toloupaki e njeh këtë rast si prokurore dhe si ish-e ngarkuar për transparencën ajo ishte përgjegjëse për hetimin. Ajo mblodhi të dhëna, sipas të cilave politikanë të lartë të Nea Dimokratia dhe partisë socialiste PASOK kishin marrë ryshfete në vlerë milionëshe. Por tani para gjyqit ka dalë ajo. "Bëhet fjalë për një fajësim të paqartë, unë jam anëtare e një shoqate kriminale, anëtarët e së cilës janë ata, që me hulumtimet e tyre juridike apo gazetareske kanë guxuar të prekin politikanët". thotë Toloupaki për DW.

Rasti kundër saj bazohet në supozime dhe jo në prova, thotë ajo. Në SHBA Novartis pranoi që në vitin 2018, se kishte paguar ryshfete dhe ra në ujdi jashtë gjyqësore për të paguar zhdëmtime. Por në Greqi kjo çështje është injoruar deri tani, kur ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevis kërkoi në një letër me shkrim para nga Novartis. Për Toulopakin "kjo deklaratë është publikuar nën presion, e ka ardhur për shkak të presionit nga jashtë, ku ndiqet, se çfarë po bëhet këtu me ne."

Kthim pas në demokraci

Megjithatë Agjencia e Transparencës e shikon vendin në rrugë të drejtë. Luftimi i korrupsionit ka prioritetin më të lartë për qeverinë, bën të ditur për DW ky autoritet. Vetëm së fundmi autoriteti i pavarur u vu në shënjestër të kritikave, sepse në një raport të egjncisë ishin quajtur të pavlefshme akuzat e ngritura në media për dëbimet ilegale të refugjatëve, e më vonë u bë e ditur, se autoriteti kishte biseduar vetëm me nëpunësit e rojes bregdetare. Në tërësi ishin pyetur vetëm një organizatë joqeveritare dhe një migrant.

Stefanos Loukopoulos nga iniciativa e transparencës, Voulwatch e shikon me shumë potencial këtë autoritet, por kritikon faktin se aty mungojnë veprat. "Në tre vitet e themelimit të saj kjo agjenci ka bërë shumë pak për të cekur vërtet problemet e vendit", konkludon eksperti. "Parimet bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor po vendosen gjithnjë e më shumë para sprove në Greqi. Sipas tij këto hapa mbrapa janë dokumentuar. "Përpjekjet e qeverisë për të konstruktuar narrativë të caktuar dhe shtrembëruar realitetin janë shumë problematike." Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe disa kufizime të lirisë së shtypit. "Një numër i vogël i pronarëve të pasur të anijeve kanë në dorë një pjesë të madhe të medias. Ata kanë lidhje të afërta me qeverinë", përfundon Stefanos Loukopoulos./DW/

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri