LIVE UPDATES
Bota

Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar

Ajo që dihet është se, së voni, janë duke u djegur kryesisht prona të zyrtarëve lokalë serbë, të cilët kanë pranuar punë në komunat që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës. Këto komuna, aktualisht, drejtohen nga kryetarë shqiptarë.

25 Mars 2024, 18:05 Nga S.N
Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar
Foto Ilustrim

KOSOVË- Kush po e djeg pronën personale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës? Radio Evropa e Lirë nuk arriti të siguronte një përgjigje konkrete në këtë pyetje as nga Policia e Kosovës, as nga Prokuroria e Mitrovicës, e cila është përgjegjëse për katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Motivet, zyrtarisht, nuk dihen.

Ajo që dihet është se, së voni, janë duke u djegur kryesisht prona të zyrtarëve lokalë serbë, të cilët kanë pranuar punë në komunat që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës. Këto komuna, aktualisht, drejtohen nga kryetarë shqiptarë.

Rasti i fundit i tillë ndodhi më 22 mars, kur u dogj shtëpia e Nenad Radosavleviçit, drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit. Policia e cilësoi këtë rast si “incident për shkak të instalimit të keq”, ndërsa Radosavleviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e akuzoi Listën Serbe.

Kjo parti - më e madhja e serbëve të Kosovës - i hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa nga Radosavleviqi kërkoi që “të mos tregojë me gisht” kah Lista Serbe, “me urdhër të regjimit në Prishtinë” dhe pa pasur asnjë provë. Lista Serbe është e vetmja parti politike në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit për aktivitetet e saj.

Me iniciativën e saj, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, në nëntor të vitit 2022, me qëllim që të parandalonin riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës. Pastaj, në fund të majit të vitit 2023, kryetarët shqiptarë morën udhëheqjen e komunave në veri, sepse serbët - sërish pas thirrjes së Listës Serbe - i bojkotuan zgjedhjet.

Megjithatë, disa individë që nuk e mbështesin politikën e kësaj partie, marrin pjesë në punën e pushtetit të ri lokal. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë për Radion Evropa e Lirë se, që nga fillimi i këtij viti, në komunat në veri janë regjistruar shtatë raste të djegies së pronës personale të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Hetimet e rasteve janë ende të hapura, por nuk ka rezultate konkrete. “Nuk e dimë ende se kush dhe pse i ka djegur. Nuk është bërë asnjë arrestim”, thotë Elshani.

Prokuroria e rajonit verior nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për shkallën e djegies së pronave personale dhe nëse ka të dyshuar për këto krime. Në fillim të muajit mars, persona të panjohur i vunë zjarrin lokalit në pronësi të Natasha Tomaniqit, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, e cila punon sipas sistemit të Kosovës.

Ajo, po ashtu, shprehu dyshimin se pas këtij akti qëndron Lista Serbe - gjë të cilën kjo parti e mohoi. Djegia e kësaj prone u dënua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Beogradi zyrtar, në këtë mënyrë, “ushtron presion ndaj serbëve që duan të integrohen”.

Më herët, në fund të janarit, u dogj vetura e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Buriq. Atëkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla, tha se “sulmi ndaj Buriqit dëshmon se Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj serbëve që u janë besnikë institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, Lista Serbe reagoi për veturën e djegur në pronësi të Radmilla Vukiqeviqit, kryetare e administratës komunale nën sistemin serb dhe bashkëpunëtore e ngushtë e kryetarit të Autoritetit të përkohshëm komunal të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.

Më vonë, Lista Serbe, përmes deklaratave të saj për media, përmendi edhe pronarin e portalit Kosovo online, Dushan Millanoviq, të cilit, po ashtu, iu dogj vetura më 17 mars. Ajo tha se dyshon se pas këtyre incidenteve qëndron zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, dhe këto akuza i përsëriti edhe më 24 mars, pasi Radosavleviq tha se përkrahësit e Listës Serbe i kanë djegur një shtëpi të

REL-i kërkoi nga Lista Serbe që t’i komentojë akuzat ndaj saj dhe të sqarojë se si Radoica Radomiroviq qëndron pas djegies së veturave në pronësi të Radmilla Vukiqeviqit dhe Dushan Millanoviqit, por kjo parti nuk u përgjigj. Në njoftimet e saj, Lista Serbe përmend një audio-regjistrim, në të cilin Radomiroviq dëgjohet “duke shpjeguar se si vihen zjarret dhe si digjen makinat”.

Ky regjistrim u shpërnda në kanale të Telegramit në gjuhën serbe. Radomiroviç e konfirmoi për REL-in vërtetësinë e këtij regjistrimi, por tha se është nxjerrë jashtë kontekstit, “për t’u shfaqur në një kuptim negativ”.

“Ai regjistrim u bë më 18 nëntor [vitin e kaluar] dhe e di kush e ka incizuar. Policia ka qenë në dijeni për ato incizime, por unë patjetër kam dhënë deklaratë në polici dhe i kam emëruar dëshmitarët që kanë qenë aty”, tha Radomiroviq, duke sqaruar se në tavolinë po tregoheshin rrëfime për djegien e veturave të njerëzve në veri.

Radomiroviç, po ashtu, tha se “dihet se kush ua djeg pronat serbëve në veri” dhe se të gjitha informacionet i ka dhënë tashmë në polici. Ai dyshon se përkrahësit e Listës Serbe, me urdhër të Millan Radoiçiqit, i kanë djegur veturat e Radmilla Vukiqeviçit dhe Dushan Millanoviçit, me qëllim të rritjes së tensioneve.

Radoiçiq është ish-zyrtar i Listës Serbe, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës. Ai kërkohet nga gjykatat e Kosovës edhe në lidhje me vrasjen dhe frikësimin e një dëshmitari, ndërsa SHBA-ja e ka futur në listë të zezë për përfshirje në krim dhe korrupsion ndërkombëtar.

Sërgjan Simonoviq, nga organizata joqeveritare “Qendra Humane” në Mitrovicë të Veriut, e cila merret me çështje të sigurisë, thotë se “djegiet e fundit politike” të pronave private janë rezultat i “grindjeve politike”. Sipas tij, Lista Serbe dhe individët që i janë bashkuar punës së autoriteteve lokale, nuk gëzojnë shumë mbështetje nga populli dhe, në këtë kontekst, këto incidente, shton ai, nuk do t’i rrisin tensionet në terren.

Simonoviq nuk beson se të gjitha incidentet në veri janë të ndërlidhura, por nuk e përjashton mundësinë që disa prej tyre të kenë prapavijë politike.

“Është një lloj konkurrence, lojëra politike, të cilat ne nuk mund t’i shohim [t’i vërtetojmë], por e dimë se janë të pranishme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se djegia e veturave të kundërshtarëve politikë ishte “markë e veriut” dhe shfaq shpresën që kjo dukuri të mos shndërrohet në djegie të shtëpive. Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës). Në të kaluarën u dogjën edhe makina të politikanëve të opozitës dhe njëri prej tyre ishte Olliver Ivanoviq, i cili u vra në janar të vitit 2018.

Marrë nga REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet