LIVE UPDATES
Bota

Djegia e Kuranit bllokon rrugën e Suedisë drejt NATO-s

Në lejen që Rasmus Paludan ka marrë nga policia, është thënë se protesta e tij është “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

5 Shkurt 2023, 10:42 Nga a.l
Djegia e Kuranit bllokon rrugën e Suedisë drejt NATO-s
incidenti me Kuranin në Suedi

SUEDI- Planet e Suedisë, por edhe Finlandës, për t’u anëtarësuar shpejt në NATO, kanë hasur në pengesa. Turqia - si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje - ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit. Kjo, pasi një politikan i ekstremit të djathtë në Suedi ka djegur një kopje të Kuranit - librit të shenjtë islamik - jashtë Ambasadës turke në Stokholm, më 21 janar. Në lejen që Rasmus Paludan ka marrë nga policia, është thënë se protesta e tij është “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

Incidenti ka shkaktuar zemërim dhe protesta gjetkë në botën myslimane, ndërsa Erdogan ka porositur Suedinë që të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO.

“Nëse vërtet i respektoni të drejtat dhe liritë, duhet të respektoni edhe Republikën e Turqisë ose besimet fetare të myslimanëve. Nëse nuk e tregoni këtë respekt, më vjen keq, ju nuk do të keni mbështetje nga ne për anëtarësim në NATO”, ka thënë Erdogan.

Suedia dhe Finlanda, me dekada, kanë qenë ushtarakisht neutrale. Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar pikëpamjet e tyre për sigurinë. Finlanda ka një kufi prej 1.300 kilometrash me shtetin rus, ndërsa ishulli suedez i Gotlandit gjendet vetëm 300 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit, ku edhe është e pozicionuar Flota Baltike e Rusisë. Kështu, të dyja vendet - me ushtri relativisht të forta - e kanë parë NATO-n si mekanizmin më të mirë për garantimin e sigurisë së tyre. Ato kanë aplikuar bashkërisht për anëtarësim në maj të vitit të kaluar.

Nga 30 vendet anëtare, deri më tash, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar hyrjen e tyre në aleancë, megjithëse Budapesti ka premtuar se do ta bëjë këtë në fillim të këtij viti. Turqia, qysh në fillim, ka qenë kundër anëtarësimit të tyre në NATO, duke i akuzuar dy vendet nordike për strehimin e militantëve kurdë, që kërcënojnë shtetin turk. Stokholmi dhe Helsinki i kanë hedhur poshtë akuzat. Megjithatë, në muajin qershor, së bashku me Ankaranë, ata kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe që adresonte disa nga shqetësimet e Turqisë.

Është dukur se kjo marrëveshje po i hapte rrugë zgjerimit të aleancës 74-vjeçare, por gjërat, me sa duket, janë bllokuar sërish. Suedia e ka dënuar incidentin me djegien e Kuranit, duke thënë se “provokimet islamofobike janë të tmerrshme”. Por, ministri i saj i Jashtëm, Tobias Billstrom, ka shkruar në Twitter se “Suedia ka një liri të madhe të shprehjes dhe kjo nuk do të thotë se Qeveria suedeze, ose unë, i mbështesim mendimet e shprehura”.

Analistët në Suedi thonë se nga bllokada turke përfiton vetëm presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas tyre, Suedia i ka adresuar shumicën e shqetësimeve të Turqisë dhe liria e shprehjes nuk mund të ndërlidhet me çështje të sigurisë. Për programin Expose të Radios Evropa e Lirë flet ish-diplomati suedez, Michael Sahlin, i cili ka shërbyer si ambasador edhe në Turqi:

Kemi ardhur në fund të rrugës. Ne i kemi plotësuar - ndoshta edhe më shumë seç duhet - nevojat e Turqisë dhe tani i takon Turqisë të vendosë”.

Në një vend liberal natyrisht se do të keni djegie të Kuranit apo kukulla që portretizojnë Erdoganin të varur në rrugë. Ne nuk mund t’i ndalojmë këto. Mund të mos i pëlqejmë, të shprehim zemërim si qeveri, por nuk mund të ndalohen. Dhe, kjo vlen për secilin vend të NATO-s që e përshkruan veten si liberal dhe demokratik”, thotë Sahlin.

Në Turqi, disa analistë thonë se prapa bllokadës turke për Suedinë mund të fshihen edhe motive të tjera. Senem Aydin Duzgit, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Sabançi në Stamboll, shpjegon për Exposenë:

“Natyrisht se Turqia po përpiqet të fitojë diçka në këmbim dhe këtë [bllokadë] e shfrytëzon si levë. Deklarimi zyrtar qëndron, por nuk mendoj se ky është krejt rrëfimi. Po ashtu, mendoj se Turqia po përpiqet t’i balancojë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe me Perëndimin”. Duke vepruar kështu, ajo luan deri diku edhe në favor të interesave ruse”.

Turqia, gjithashtu, e sheh në interesin e saj që Rusia të vazhdojë ta mbështesë regjimin aktual turk, sidomos tani para zgjedhjeve. Pra, mendoj se kjo situatë lidhet edhe me politikën e brendshme”, thotë Duzgit.

E pyetur nëse Erdogan po i vë interesat e tij politike përpara sigurisë së NATO-s, Duzgit thotë se politika e jashtme turke, sot për sot, lufton për mbijetesën e regjimit. Sipas saj, sistemi aktual politik ka nevojë edhe për legjitimitet të brendshëm, edhe për mbështetjen e aktorëve të jashtëm, përfshirë atë të Putinit. Zgjedhjet e përgjithshme në Turqi do të mbahen në qershor. Duzgit pret që bllokada për Suedinë të mbetet së paku deri në atë kohë. Por, çfarë do të thotë kjo për sigurinë kolektive? Përgjigjet Duzgit:

Natyrisht se krijon vështirësi. Por, në aspektin formal, nuk ka shumë alternativa. NATO-ja nuk mund të përjashtojë asnjë vend. Nuk mund ta përjashtojë Turqinë. Për më tepër, ajo është ushtria e dytë më e madhe në NATO”.

“Edhe NATO-s i konvenon ta ketë Turqinë, jo vetëm për shkak të kontributit ushtarak... Por, nëse Turqinë nuk e ke në NATO, ajo mund të futet gjithnjë e më shumë në orbitën ruse. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme”, thotë Duzgit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kritikuar qëndrimin e presidentit turk ndaj Suedisë dhe ka kërkuar nga ai që të mos e bllokojë anëtarësimin e saj në NATO. Duke komentuar incidentin në Stokholm, Stoltenberg ka thënë se “liria e shprehjes është e çmuar në Suedi dhe në të gjitha vendet e tjera të NATO-s”. NATO-ja është zotuar se do të mbrojë çdo cep të territorit të saj përballë agresionit rus. Traktati i NATO-s ka Nenin 5, i cili thotë se sulmi në një vend anëtar të NATO-s nënkupton sulm kundër të gjithëve dhe, rrjedhimisht, nxit përgjigje kolektive.

Rusia pretendon se zgjerimi i NATO-s kërcënon sigurinë e saj dhe ka kërcënuar se do të hakmerret nëse aleanca ushtarake u afrohet edhe më shumë kufijve të saj. Ish-diplomati suedez, Michael Sahlin, thotë se siguria në vendin e tij “është relative”.

“Nëse pranoheni de facto prej së paku 28 vendeve anëtare të NATO-s, kjo do të thotë shumë sa u përket garancive de facto të sigurisë. Kjo na bën të themi: po, ndjehemi më të sigurt se verën e kaluar. Por, kjo nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Ukraina na tregon se ka një diferencë të madhe midis të qenët partner dhe të qenët anëtar i plotë i NATO-s, thotë Sahlin.
Erdogan i ka dhënë edhe një goditje tjetër Suedisë këtë javë, duke thënë se Qeveria e tij mund ta miratojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, pa fqinjin e saj nordik. Gjatë një fjalimi në Ankara, Erdogan ka thënë se Suedia do të tronditet nga ky mesazh, dhe ka porositur Finlandën që të mos e bëjë, siç është shprehur, gabimin e njëjtë si Stokholmi.

Teknikisht, Finlanda do të mund të anëtarësohej në NATO pa Suedinë. Megjithatë, do të ishte e vështirë për NATO-n ta mbronte Finlandën pa qasje strategjike tokësore nëpërmjet Suedisë. Të dyja vendet janë zotuar se anëtarësimi i përbashkët do të jetë prioritet për to.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka thënë se vendi i tij do të shqyrtojë një rrugë tjetër vetëm nëse anëtarësimi i Suedisë bllokohet përgjithmonë nga Turqia. Opozita në Turqi është e larmishme dhe përmban shumë parti, por është shprehur në favor të zgjerimit të NATO-s me Suedinë dhe Finlandën. Profesoresha Duzgit, nga Universiteti Sabançi në Stamboll, thotë se është vështirë të parashikohet rezultati i zgjedhjeve, marrë parasysh se Turqia, sipas saj, ka një qeveri autoritare, e cila i kontrollon institucionet.

Por, pavarësisht kësaj, zyrtarë të lartë të NATO-s kanë shfaqur shpresën se Ankaraja do të lejojë Stokholmin dhe Helsinkin t’i bashkohen NATO-s në samitin e ardhshëm të aleancës që do të mbahet në Lituani, në mes të korrikut. NATO, për herë të fundit, është zgjeruar në vitin 2020, duke pranuar Maqedoninë e Veriut në radhët e saj./REL

tensionet turqi-suedi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale