30 Korrik 2022, 22:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtuese ruse arritën në zemër të centralit bërthamor të Çernobilit pasditen e 24 shkurtit, ata u ndeshën me një njësi ukrainase të ngarkuar me mbrojtjen e objektit. Në më pak se dy orë dhe pa shkëmbime zjarri, 169 anëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dorëzuan armët. Rusia mori në dorë Çernobilin, një depo me disa tonelata material bërthamor dhe pikë kyçe në korridorin drejt Kievit.
Rënia e Çernobilit, dallohet si një anomali në luftën pesë mujore, si një operacion i suksesshëm në një kohë kur Moska është përballuar me një rezistencë të fortë ukrainase gjatë operacioneve të saj brutale në rajone të ndryshme të këtij vendi.
Tani një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar se suksesi i Rusisë në Çernobil nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një operacioni të gjatë të Kremlinit për të infiltruar agjentë sekretë në shtetin ukrainas.
Pesë individë me njohuri mbi përgatitjet e Kremlinit thanë se planifikuesit e luftës në rrethin e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin besonin se, të ndihmuar nga këta agjentë, Rusisë do t’i duhej vetëm një forcë e vogël ushtarake dhe disa ditë për ta detyruar administratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të largohej, të arratisej ose të kapitullonte.
Përmes intervistimit të dhjetëra zyrtarëve në Rusi dhe Ukrainë dhe një rishikimi të dokumenteve të gjykatës ukrainase dhe deklaratave për hetuesit, lidhur me një hetim mbi sjelljen e atyre që punonin në Çernobil, agjencia e lajmeve Reuters ka vërtetuar se ky infiltrim ka depërtuar shumë më thellë nga sa është pranuar publikisht.
Ndër zyrtarët e intervistuar përfshihen edhe njerëz brenda Rusisë të cilët u informuan mbi planet e Moskës si dhe hetues ukrainas të ngarkuar me gjurmimin e spiunëve.
“Përveç armikut të jashtëm, ne për fat të keq kemi një armik të brendshëm dhe ky armik nuk është më pak i rrezikshëm”, tha në një intervistë sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
Në kohën e pushtimit, tha zoti Danilov, Rusia kishte agjentë në sektorët e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Ukrainë. Ai nuk pranoi të jepte emra, por tha se tradhtarë të tillë duhet të “neutralizohen” me çdo kusht.
Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës po heton nëse Garda Kombëtare ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke i dorëzuar armët e saj armikut, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve Reuters. Byroja Shtetërore e Hetimeve nuk ka komentuar ndërsa Garda Kombëtare mbrojti veprimet e njësisë së saj në central, duke vënë theksin mbi rreziqet e konfliktit në një objekt bërthamor./VOA
çernobil
Bota
30 Korrik 2022, 22:23
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e prokurorisë greke ku akuzohet një punonjës i policisë d...
Bota
30 Korrik 2022, 22:04
e.k
Pedro Sanchez
SARAJEVË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka shprehur mbështetjen që Bosnja të bëhet një kand...
Bota
30 Korrik 2022, 21:46
e.k
Qeni i vrarë
IRAN- Regjimi iranian ka vrarë brutalisht më shumë se 1700 qenë në Qarkun Damavand, në lindje të ...
Bota
30 Korrik 2022, 20:52
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. Mjeku i tij tha se ai nuk po përjeton asnjë simptomë, por...
Bota
30 Korrik 2022, 20:38
k.m.
Grabitësit
GREQI- Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia greke. Madje kanë nxjerrë edhe një foto të d...
Bota
30 Korrik 2022, 20:16
k.m.
Dritan Abazoviç
PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se sezoni turistik në vendin...
Bota
30 Korrik 2022, 19:51
e.k
Princeshë Diana
LONDËR- Jeta e Princeshës Diana, do të sillet përmes një dokumentari në Home Buck Office, i titullu...
Bota
30 Korrik 2022, 19:53
k.m.
Foto ilustruese
Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistr...
Bota
30 Korrik 2022, 19:33
e.k
Protestuesit hyjnë në godinën e Parlamentit
BAGDAD- Mbështetës të klerikut të fuqishëm shiit Moqtada Sadr...
Bota
30 Korrik 2022, 18:06
e.k
Richard Glossip
SHBA- Një i dënuar për vrasje në SHBA i ka shpëtuar tre herë dënimit me vdekje ndërkohë që...