Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kushti i parë është dhënia e një garancie financiare apo droëzani prej 30 mijë eurosh në administratën e Gjykatës Speciale, të mos largohet nga territori i Kosovës dhe të dorëzojë dokumentet e tij të udhëtimit.
HAGË- Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot është liruar Isni Kilaj, megjithatë lirimi i tij është bërë me kushte të rrepta të sigurisë. Kushti i parë është dhënia e një garancie financiare apo droëzani prej 30 mijë eurosh në administratën e Gjykatës Speciale, të mos largohet nga territori i Kosovës dhe të dorëzojë dokumentet e tij të udhëtimit. Gjithashtu Kilaj duhet të paraqitet në polici të Kosovës, të japë adresën e tij se ku do të jetojë përgjatë procesit gjyqësor dhe të shmang çfarëdo kontakti me mediat. Nëse Kilaj do të thyej ndonjë nga kushtet, do të jepet urdhër për arrestimin e tij.
Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë. Pavarësisht se ai është liruar me kusht, Dhomat e Specializuara thanë se në vendimin për rishikimin e paraburgimit ndaj Kilajt, gjykata ka konstatuar se “ende ekziston dyshimi i bazuar që Kilaj ka kryer vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.
Kushtet e lirimit të Kilajt nga paraburgimi:
Ndonëse është liruar, z. Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e DHSK-së dhe lirimi i tij është objekt i kushteve të rrepta të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm, ndër të tjera, që ai:
• duhet t’i japë Administratores një garanci financiare (dorëzani) në shumën 30.000 euro si kusht paraprak për lirimin e tij;
• nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DHSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij;
• duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja;
• nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal;
• duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj.
Asambleja e Përgjithshme e OKB SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën për Srebr...
Gerald Knaus KOSOVË- Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus është shprehur se ende ekziston një rrug&e...
Foto ilustruese SHBA- FBI dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare kanë dhënë alarmin, duke theksua...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me udhëheqësit e partive Guxo dhe Alternativa për kërkes&eum...
Zyrtarët ukrainas UKRAINË - Zyrtarët ukrainas që kanë qenë në pushtet në kohën e ish-presidentit ukrainas...
Foto ilustruese FRANCË- Qindra oficerë burgjesh në të gjithë Francën kanë mbajtur protesta pas sulmi të të arm...
Lawrence Wong SINGAPOR- Zëvendës udhëheqësi i Singaporit, Lawrence Wong do të betohet të mërkurën si kryemini...
Protesta GJEORGJIA- Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kund&eu...
Osmani dhe Streinmeier KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin...
Zjarri VANCOUVER- Qindra banorë në katër lagje në skajin jugor të qendrës së naftës të Kanadasë në F...