9 Korrik 2024, 11:54
Nga M.B
Viktima
ITALIA- Një 43-vjeçar në Itali ka vrarë partneren e tij përpara disa muajsh dhe ka zhdukur trupin. Ngjarja e rëndë nuk është zbuluar menjëherë pasi Igor Sollai, me profesion transportues, pas vrasjes ka zhdukur trupin e Francesca Deidda. Pas kësaj ai ka marrë telefonin e partneres dhe e ka përdorur për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Askush nuk ka ndonjë informacion për Françeska Deidda që nga 30 maji atëhere kur është bërë edhe denoncimi, ndërsa pas zbulimit të rastit ende nuk ka asnjë shenjë për trupin, raportojnë mediat nga vendi fqinj. Ndërkohë, raportohet se gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë. Ai është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome, e tani ndodhet në burg në Uta. Edhe pse trupi i gruas së tij nuk u gjet, policia mblodhi një sërë të dhënash të rënda ndaj autorit.
Zhdukja e Francesca Deidda u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë San Sperat. Hetuesit i konsideruan menjëherë të mundshme shenjat e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u përqendruan në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, i cili dha versione me mospërputhje për ditët para zhdukjes së gruas.
Në rrëfimin e tij drejtuar policisë, menjëherë pas raportimit për zhdukjen e gruas së tij, Igor Sollai e kishte konsideruar këtë një vendim vullnetar.
“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj nuk denoncova zhdukjen“, tha ai për të justifikuar zhdukjen.
Gjatë hetimeve u gjet se telefoni i gruas ishte përdorur, ku ndër ta ishte edhe mesazhi dërguar punëdhënësit të saj, ku i raportonte ‘jepte dorëheqjen’.
Policia zbuloi se pas zhdukjes së 42-vjeçares, Sollai përdori telefonin e gruas së tij, duke i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë, në përpjekje për të bindur të gjithë se zhdukja ishte vullnetare dhe lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre. Në telefon burri vetëm shkëmbente mesazhe pa dhënë kurrë mundësinë e një bisede telefonike.
italia
Bota
9 Korrik 2024, 11:47
M.B
James O’Brien
SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i th...
Bota
9 Korrik 2024, 11:46
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington. Samiti vjetor i NATO-s, q&eu...
Bota
8 Korrik 2024, 22:57
r.ll
foto ilustruese
KOPENHAGEN- Turistët do të shpërblehen me ushqim dhe aktivitete falas nëse marrin pjesë në aktivitetet miq&eu...
Bota
8 Korrik 2024, 22:50
N.F
Biden
SHBA- Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë siguroi sot se ai nuk zbuloi asnjë shenjë shqetësimi n...
Bota
8 Korrik 2024, 22:28
N.F
Seanca e NATO-s
GJERMANI- Në vitin 1949 armiku i NATO-s ishte në Lindje. Sot kemi rikthimin e NATO-s si në fillimet e saj, pasi përs&eu...
Bota
8 Korrik 2024, 22:15
N.F
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk mund të ndërmjetësojë mes Ru...
Bota
8 Korrik 2024, 21:35
N.F
Incidenti
MEKSIKË- Një kadet i forcave ajrore është rrëzuar për vdekje teksa u hodh nga një helikopter teksa po stë...
Bota
8 Korrik 2024, 21:18
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me ras...
Bota
8 Korrik 2024, 21:12
r.ll
foto nga takimet e meparshme te lidereve te NATO
SHBA- Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashington, n&eu...
Bota
8 Korrik 2024, 20:52
r.ll
jordan bardella
FRANCË- Udhëheqësi i Bashkimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Francës (RN), Jordan Bardel...