LIVE UPDATES
Bota

Detaje nga vrasja e Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa e përdhunoi para se ta vriste

Prokuroria ka prova se Dardan Krivaqa e kishte dhunuar Marigonën duke e dërguar me forcë në banjon e banesës, sado që në pamjet kamerave e ndjera shihet duke rezistuar. Sipas prokurorisë, Arbër Sejdiu, ishte kujdesur që dhuna që po zhvillohej ndaj 18-vjeçares të mbahej fshehur, pa e marrë vesh fqinjtë apo dikush përreth.

29 Qershor 2022, 16:55 Nga d.a.
Detaje nga vrasja e Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa e përdhunoi para se ta
Marigona Osmani

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zbuluar detaje nga dosja e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nga Dardan Krivaqa në bashkëpunim me Arbër Sejdiun.

Prokuroria ka prova se Dardan Krivaqa e kishte dhunuar Marigonën duke e dërguar me forcë në banjon e banesës, sado që në pamjet kamerave e ndjera shihet duke rezistuar. Sipas prokurorisë, Arbër Sejdiu, ishte kujdesur që dhuna që po zhvillohej ndaj 18-vjeçares të mbahej fshehur, pa e marrë vesh fqinjtë apo dikush përreth.

Gazeta Express e cila posedon dosjen e plotë ka zbuluar se në aktakuzën e ngritur për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Prokuroria Themelore e Ferizajt arrin në përfundim se nga Dardan Krivaqa është kryer vepra penale “dhunimi”, ndërsa Arbër Sejdiu, e ka ndihmuar Krivaqen në kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Prokuroria ka konstatuar se Krivaqa ka kryer marrëdhënie seksuale me të ndjerën me dhunë, ndërsa gjatë dhunës është përdorur edhe një kabllo telefonike dhe ujë për ta kërcënuar 18-vjeçaren, që sipas prokurorisë kjo është bërë me qëllim që ajo t’i ndjente dhimbjet më shumë.

Nga provat e konstatuara, prokuroria ka ardhë në përfundim se në mes të pandehurit Dardan Krivaqa dhe të ndjerës Marigona Osmani ka pasur marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e kësaj të fundit, fakt ky që vërtetohet nga video-incizimet e marra në vendin e ngjarjes, e ku shihet se e ndjera në fillim edhe pse nuk është plotësisht e orientuar reziston dhe e shpreh qartë dhe në mënyrë serioze se nuk është e pëlqimit për të kryer akt seksual ose për ta vazhduar atë, mirëpo i pandehuri me forcë e dërgon në banjë derisa e njëjta është lakuriq e po ashtu me forcë e kthen në dhomë, gjithashtu e ndjera nuk është e aftë për të dhënë pëlqimin për aktivitete seksuale për shkak të aftësisë së zvogëluar mendore dhe fizike, zvogëlim që ka ardhë si pasojë e dhunës fizike dhe psikike që është përdorë nga i pandehuri, fakt ky që vërtetohet nga video-incizimet ku i pandehuri shihet në dy raste duke e bartur për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë vet e dërgon të ndjerën në banjo e cila është lakuriq. Se gjatë marrëdhënies seksuale është përdorur forca, vërtetohet nga video-incizimet. Po ashtu gjatë dhunimit është përdorë edhe një kabllo e zezë për mbushje të telefonit, e cila e kishte të dëmtuar kokën hyrëse…E po ashtu në shtratin ku ka qenë e ndjera është gjetur ujë, po ashtru tregon se i pandehuri me qëllim që e njëjta t’i ndjenjë sa më shumë dhimbjet ujin e ka përdorë për ta këndellë”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria konstaton se Arbër Sejdiu e ka ndihmuar Krivaqën ku ai herë pas here shikon përmes vrimës së derës nëse dikush është duke u interesuar se çfarë po ndodh në banesë. Më tej Prokuroria thekson se vrasja është kryer në mënyrë mizore dhe vdekja e viktimës ka ardh si pasojë e përdorimit të forcës fizike.

Nga informacionet e marra nga Policia e Kosovës, në aktakuzën e prokurorisë ceket se Dardan Krivaqa është i dyshuar që nga viti 2006 për kryerjen e 133 veprave të ndryshme penale, ndërsa Arbër Sejdiu është i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

dardan krivaqa marigona osmani arbër sejdiu

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026