LIVE UPDATES
Bota

Dështojnë negociatat SHBA- Iranin/ Vance: S’ka marrëveshje, i bëmë të qarta “vijat e kuqe”. Teherani: Kërkesat e SHBA-së janë absurde

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se negociatorët iranianë refuzuan të pranonin kushtet e SHBA-së për një marrëveshje, të cilat ai këmbënguli se kishin qenë “mjaft fleksibël”. Vance sugjeroi se pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte refuzimi i Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

12 Prill 2026, 07:34 Nga E. D
Dështojnë negociatat SHBA- Iranin/ Vance: S’ka marrëveshje,
J.D. Vance

PAKISTAN- Përpjekja diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka arritur në një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht 21 orëve negociata në Pakistan. Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance njoftoi se ishte nisur për në Uashington, por një marrëveshje paqeje. Vance theksoi se Uashingtoni kishte bërë të qarta “vijat e kuqe”, por pala iraniane nuk pranoi kushtet e propozuara.

"Ne do të kthehemi në Shtetet e Bashkuara pa një marrëveshje. Mendoj se është një lajm i keq për Iranin më shumë sesa për Shtetet e Bashkuara" që negociatat përfunduan pa një marrëveshje," tha Vance gjatë një konference të shkurtër për shtyp në Pakistan.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se negociatorët iranianë refuzuan të pranonin kushtet e SHBA-së për një marrëveshje, të cilat ai këmbënguli se kishin qenë “mjaft fleksibël”. Vance sugjeroi se pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte refuzimi i Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

“Po largohemi pasi kemi paraqitur një propozim shumë të thjeshtë, një qasje që është oferta jonë përfundimtare dhe më e mira që mund të bënim. Do të shohim nëse iranianët do të zgjedhin të pranojnë kushtet tona apo jo," tha Vance. 

Nga ana tjetër Teherani konfirmoi përfundimin e negociatave, duke ia atribuar dështimin e bisedimeve "kërkesave të paarsyeshme" SHBA-së.

"Kërkesat e SHBA-së janë absurde. Që në fillim ishte e qartë se nuk duhet të presim të arrijmë një marrëveshje vetëm në një seancë. Askush nuk e priste këtë", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, për televizionin shtetëror iranian.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Baghaei tha gjithashtu se ishte i bindur se kontaktet me Pakistanin, si dhe me miq të tjerë në rajon, do të vazhdojnë.

Bisedimet midis dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Pakistani, u mbajtën në një nivel të lartë që nga Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979. Pas njoftimit të një armëpushimi dyjavor të mërkurën, ata synuan të gjenin një marrëveshje për një armëpushim të përhershëm.

Delegacioni amerikan përbëhej nga zëvendëspresidenti Vance, Steve Witkoff, i dërguar special i Shtëpisë së Bardhë, dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump. Irani u përfaqësua në veçanti nga kryetari i parlamentit, Mohammad Bayer Ghalibaf, një politikan me ndikim, dhe Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi. Delegacioni kishte rreth 70 anëtarë.

Përpara se të njoftonte dështimin dhe ndërprerjen e negociatave, zëdhënësi diplomatik iranian, Esmail Baghaei, theksoi se bisedimet kishin të bënin me komponentë të ndryshëm të çështjeve kryesore nën negociata, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit, programin bërthamor, heqjen e sanksioneve dhe përfundimin e luftës kundër Iranit dhe në rajon.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Vance, la të kuptohej se Uashingtoni do t'i jepte Iranit pak kohë për të shqyrtuar "ofertën" e SHBA-së.

“Fakti është thjesht se na duhet një angazhim formal prej tyre se nuk do të kërkojnë të sigurojnë armë bërthamore dhe se nuk do të kërkojnë të sigurojnë mjetet për t'i ndërtuar ato shpejt. Pyetja është e thjeshtë: A do të shohim një angazhim formal nga iranianët se nuk do të zhvillojnë armë bërthamore -- jo vetëm sot, jo vetëm në vitet e ardhshme, por në planin afatgjatë? Ende nuk e kemi parë. Shpresojmë ta shohim”, këmbënguli zëvendëspresidenti i SHBA-së.

Brenda gjashtë javësh, lufta në Lindjen e Mesme ka marrë jetën e mijëra njerëzve, shumica dërrmuese në Iran dhe Liban. Autoritetet libaneze njoftuan dje se tani numërojnë 2,020 të vdekur dhe 6,436 të plagosur që kur lufta u përhap në vend më 2 mars. Dje, sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor vranë gjithsej 18 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi dje se kishte goditur më shumë se "200 objektiva të Hezbollahut" në 24 orët e fundit.

Të mërkurën, Izraeli nisi bombardimet më të rënda dhe më të përgjakshme të luftës në Liban, duke vrarë 357 persona brenda pak orësh, sipas numërimit të fundit zyrtar. Sipas presidencës libaneze, bisedimet do të zhvillohen me Izraelin në Departamentin e Shtetit të martën. Hezbollahu i ka refuzuar ato. Kryeministri izraelit Netanyahu tha dje se qëllimi i tij është të sigurojë një paqe që do të zgjasë për breza./Dosja.al

j.d. vance shba iran pakistan lufta ne lindjen e mesme negociatat shba- iranin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet