LIVE UPDATES
Bota

Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s

Shtetet e BE-së janë të përkushtuara që ta mbrojnë njëra-tjetrën në rast të një sulmi të jashtëm, një zotim që gjerësisht ka mbetur vetëm në letër, pasi fuqia e NATO-s lë në hije zotimet e bllokut për mbrojtje kolektive.

16 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA

 

Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të

Me Finlandën dhe Suedinë që po ndërmarrin hapa për t’iu bashkuar NATO-s, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, lista e shteteve neutrale në Evropë duket se po tkurret.

Sikurse këto dy shtete nordike, shtete të tjera iu bashkuan Bashkimit Evropian për premtimin për unitet ekonomik dhe politik, pa pasur nevojë të mbahej anë në ndarjen Lindje Perëndim që ka zgjatur përtej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Por, shqetësimet e sigurisë mbi pushtimin rus të Ukrainës kanë ndryshuar llogaritë për Finlandën dhe Suedinë, që për një kohë të gjatë kanë mbështetur mospërfshirjen ushtarake dhe kanë bërë që edhe shtetet e tjera, që tradicionalisht janë neutrale të rimendojnë se çfarë nënkupton ky term për ta. Finlanda më 15 maj deklaroi se dëshiron t’i bashkohet NATO-s, teksa partia në pushtet në Suedi po të njëjtën ditë tha se e mbështet aplikimin për anëtarësim në këtë aleancë perëndimore, ndërkohë që mbështetja e publikut në dy këto shtete nordike është rritur për një gjë të tillë.

Shtetet e BE-së janë të përkushtuara që ta mbrojnë njëra-tjetrën në rast të një sulmi të jashtëm, një zotim që gjerësisht ka mbetur vetëm në letër, pasi fuqia e NATO-s lë në hije zotimet e bllokut për mbrojtje kolektive.

Megjithatë, Turqia mund të paraqesë pengesë për ambiciet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shteti i të cilit është në NATO, ka thënë se Qeveria e tij “nuk ka një mendim të favorshëm” sa i përket kësaj çështjeje sepse shtetet nordike mbështesin militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron terroristë.

“Kjo është gjë kyçe për neutralitetin: nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm”, tha historiani Samuel Kruizing nga Universiteti i Amsterdamit.

Në këtë tekst mund të lexoni më shumë detaje për disa shtete që kanë përfshirë neutralitetin në ligjet e tyre ose në përgjithësi e konsiderojnë veten neutrale në përballjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe aleatëve respektivë. Austria, Irlanda, Qiproja dhe Malta janë anëtare të BE-së që nuk janë anëtarësuar në NATO dhe Zvicra nuk është pjesë e asnjërit prej këtyre dy institucioneve.

Ndoshta vendi më i njohur neutral në Evropë, Zvicra ka përfshirë neutralitetin brenda Kushtetutës së saj dhe votuesit zviceranë kanë vendosur dekada më parë që nuk do të bëhen pjesë e BE-së. Por, Qeveria e këtij shteti ka pasur vështirësi javëve të fundit që të shpjegojë konceptin e neutralitetit pasi u rreshtua pas sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, dhe neutraliteti i Zvicrës është analizuar nga mediat lokale pothuajse çdo ditë në këto javët e fundit.

Ka pak të ngjarë që Zvicra të largohet më tej nga neutraliteti i saj: Qeveria e saj veçse ka kërkuar nga Gjermania që të mos dërgojë pajisjet ushtarake zvicerane në Ukrainë.

Partia populiste e krahut të djathtë, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin e Zvicrës, ka qenë hezituese për ndërmarrjen e masave të mëtejme kundër Rusisë, dhe zviceranët e mbrojnë ashpër rolin e tyre si ndërmjetës për shtetet rivale dhe si qendër e veprimit humanitare dhe për të drejtat e njeriut. Neutraliteti i ka ndihmuar këtij shteti në ndërtimin e këtij reputacioni.

Që prej fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, kancelari austriak, Karl Nehammer, ka arritur të mbajë një balancë të mirë sa i përket pozicionit të Austrisë. Ai ka thënë se shteti nuk ka plane që ta ndryshojë statusin e sigurisë, teksa në të njëjtën kohë ka deklaruar se neutraliteti ushtarak jodetyrimisht nënkupton neutralitet moral, duke thënë se Austria dënon fuqishëm veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Neutraliteti i Irlandës për një kohë të gjatë ka qenë pak si një zonë gri. Kryeministri Micheal Martin, më herët gjatë këtij viti e ka përshkruar kështu pozicionin e shtetit të tij: “Ne nuk jemi politikisht neutral, ne jemi ushtarakisht neutral”. Lufta në Ukrainë ka rihapur debatin lidhur se atë se çfarë nënkupton neutraliteti i Irlandës. Irlanda ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka dërguar ndihmë jovdekjeprurëse në Ukrainë në përgjigje të pushtimit.

Irlanda ka marrë pjesë në grupet luftarake të BE-së, që janë pjesë e përpjekjeve të bllokut për të harmonizuar ushtrinë e tij. Kruizinga, që ka kontribuar për punën e realizuar nga Kembrixhi për neutralitetin në Luftën e Parë Botërore, sugjeroi se sa më shumë që anëtarësimi në BE dhe NATO të jenë të ngjashme, aq më mirë është për bllokun që të “portretizojë veten si një fuqi gjeopolitike”.

Kushtetuta e Maltës thotë se ky ishull i vogël në Mesdhe zyrtarisht është neutral, duke u mbështetur në një politikë “të mospërfshirjes dhe refuzimit për të marrë pjesë në çdo aleancë ushtarake”. Një sondazh i porositur nga Ministria e Jashtme u publikua dy javë para pushtimit të Rusisë dhe gjeti se shumica e të anketuarve mbështesnin neutralitetin dhe vetëm 6 për qind ishin kundër.Gazeta The Times of Malta raportoi më 11 maj se presidenti i Irlandës, Michael Higgins, gjatë një vizite zyrtare theksoi idenë e neutralitetit “pozitiv” dhe iu bashkua presidentit maltez, George Vella, në dënimin e luftës në Ukrainë.

Raporti i Qipros me Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë të konsiderueshme në dekadën e fundit, por çdo ide për anëtarësim në NATO mbetet jashtë diskutimeve, të paktën tani. Presidenti i Qipros tha më 14 maj se “është shumë herët” për të menduar për një lëvizje të tillë, e cila do të pritej me kundërshtim të fuqishëm nga Turqia.

Shumë qipriotë – veçmas ata që janë të majtë politikisht – vazhdojnë të fajësojnë NATO-n për ndarjen de fakto të ishullit, pasi forcat turke e pushtuan në mesin e viteve ’70. Atëbotë, Turqia ishte anëtare e NATO-s dhe aleanca nuk bëri asgjë për të ndaluar veprimin ushtarak. Anëtarja besnike e NATO-s, Britania, ka dy baza ushtarake sovrane në Qipro, të cilat shërbejnë si një vend i rëndësishëm për mbikëqyrjen e bregut lindor në bashkëpunim me personelin amerikan.

Qiproja gjithashtu dëshiron që të mbajë neutralitetin dhe ka lejuar luftanijet ruse që të furnizohen në portet e saj, edhe pse një aktivitet i tillë u pezullua pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre