LIVE UPDATES
Bota

“Dërgojnë foto intime e më pas kërcënohen”, FBI paralajmëron për një rritje të shantazhit seksual ndaj të miturve: Është një krizë globale!

FBI-ja, dhe agjencitë homologe në Australi, Kanada, Zelandë të Re, dhe Britani, deklaruan se kanë vërejtur një rritje tepër të madhe të numrit të rasteve gjatë vitit të kaluar dhe se problemi është shtrirë në të gjithë botën.

7 Shkurt 2023, 22:57 Nga DOSJA
“Dërgojnë foto intime e më pas kërcënohen”,
FBI

UASHINGTON– FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen dramatike në skemat e shantazhit seksual që vendosin në objektiv të miturit, nëpërmjet aplikacioneve të lojërave dhe platformave të tjera dixhitale, situatë për të cilën thonë se është shndërruar në një krizë globale. Skemat e tilla, ku viktimat shtrëngohen të dërgojnë fotografi intime dhe në vazhdim iu bëhet shantazh për përfitim financiar, janë përdorur ndaj personave të të gjitha grupmoshave, por incidentet më të fundit tregojnë se djemtë adoleshentë janë objektivi i tyre parësor.

Në faqet e lojërave në internet dhe në aplikacionet e komunikimit, personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit, të cilët janë shpesh persona të moshës madhore që banojnë në Afrikën Perëndimore dhe që shtiren sikur janë vajza, i mashtrojnë viktimat e tyre duke u kërkuar të dërgojnë filmime dhe fotografi intime. Në vazhdim, ata kërcënohen me publikimin e tyre, në rast se nuk paguajnë. FBI-ja, dhe agjencitë homologe në Australi, Kanada, Zelandë të Re, dhe Britani, deklaruan se kanë vërejtur një rritje tepër të madhe të numrit të rasteve gjatë vitit të kaluar dhe se problemi është shtrirë në të gjithë botën.

“Zhvatja financiare ka një ndikim shumë më të gjerë se thjesht tek vendi ynë apo fëmijët tanë – është një krizë globale që kërkon vëmendjen e të gjithëve”, shprehet në një deklaratë Drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “FBI po bashkëpunon nga afër me partnerët tanë ndërkombëtarë për të parandaluar që fëmijët tanë të bien viktima të këtij krimi tragjik. Të gjithë ne kemi detyrën të mbështesim dhe të fuqizojmë viktimat që ata të tregojnë dhe që t’u demonstrojmë atyre se jeta vazhdon edhe pas këtyre imazheve”.

Paralajmërimi vjen ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi në dhjetor se mbi 3 mijë të mitur, kryesisht djem, ishin bërë objekt shantazhi seksual gjatë vitit 2022, një rritje e madhe kjo krahasuar me vitet e mëparshme. Mbi dymbëdhjetë viktima kanë bërë vetëvrasje. Personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit vënë në objektiv fëmijë të moshës 14 deri 17 vjeç, dhe ka patur edhe raste viktimash të moshës deri në 10 vjeç, njoftoi Departamenti i Drejtësisë.

“Megjithëse shantazhi financiar seksual bëhet në rrugë elektronike, ai mund të ketë pasoja serioze përtej botës së internetit”, thuhet në deklaratën e FBI-së. "Pas kërcënimeve dhe agresionit, viktimat mund të ndihen të vetmuar, të turpëruar, të trembur, dhe këto ndjenja mund t’i detyrojnë fëmijët që t’i shkaktojnë dëm vetes”.

Michelle DeLaune, drejtore ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, thotë se qendra e saj ka marrë vitin e kaluar mbi 10 mijë raportime rastesh të lidhura me shantazhin seksual.

“E kuptojmë se si viktimat e moshës së re të këtij krimi mund të ndjejnë se nuk kanë zgjidhje tjetër, por ne duam t’ua bëjmë të ditur se ata nuk janë vetëm”, u shpreh zonja DeLaune në një deklaratë, ku i bën thirrje prindërve që të flasin me fëmijët e tyre.

Marrë nga VOA

shantazhi ndaj te miturve fbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet