Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Pakënaqësi të madhe nxiti edhe sjellja e policisë në Vërbas e Baçka Pallankë më 12 gusht, kur mbështetësit e pushtetit përdorën mjete piroteknike kundër protestuesve, ndërsa policia akuzohet se nuk bëri asgjë për t’i ndalur.
SERBI- Në mbrëmjen e shtatë me radhë të protestave kundër Qeverisë, të zhvilluara nën moton “Ku mbetëm”, të hënën në Beograd ndërhyri Njësia e Xhandarmërisë, duke i shtyrë demonstruesit, pasi disa persona të maskuar hodhën gurë drejt zyrave të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Pak më vonë, në ato hapësira mbërriti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili vjen nga radhët e kësaj partie. Vuçiç përsëriti vlerësimin e tij se ka përpjekje për një “revolucion me ngjyra”, term me të cilin pushteti i etiketon protestat antiqeveritare që po mbahen prej më shumë se nëntë muajsh, pas vdekjes së 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rusë, ai tha se përpjekja për “revolucion me ngjyra” është organizuar dhe financuar nga jashtë vendit, duke shtuar se Ministria e Jashtme e Rusisë “me të drejtë ka konstatuar se bëhet fjalë për një përpjekje të tillë”.
“Do ta çlirojmë shtetin nga ky terror dhe e keqe. Do të ndjekim shumë më tepër, më shpejt, më fuqishëm. Nuk do të pyesim askënd nga jashtë dhe nuk do të kërkojmë leje”, tha Vuçiç.
Protestat e javës së kaluar u shoqëruan me përplasje të dhunshme mes policisë, mbështetësve të pushtetit dhe protestuesve. Pakënaqësi të madhe nxiti edhe sjellja e policisë në Vërbas e Baçka Pallankë më 12 gusht, kur mbështetësit e pushtetit përdorën mjete piroteknike kundër protestuesve, ndërsa policia akuzohet se nuk bëri asgjë për t’i ndalur.
Dy ditë më vonë, në Valjvë pati përleshje të ashpra ku u demoluan hapësirat e SNS-it dhe u sulmua ndërtesa ku ndodhen Prokuroria e Lartë, Prokuroria Themelore dhe Gjykata e Kundërvajtjeve.
Organizatorët e protestave e akuzuan policinë për “brutalitet dhe represion ndaj qytetarëve”. Më 17 gusht, presidenti Vuçiç paralajmëroi se brenda “tri ose katër ditësh shteti do të marrë vendime befasuese” si përgjigje ndaj protestave, pa dhënë më shumë hollësi.
Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./ REL
Zelenskyy SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas takimit me homologun e tij, Donald Trump është shprehur se Rusia ka propozu...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin, sipas ...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte në tryezën e bisedimeve me Presidentin Donald Trump, udhëheqësit evropi...
Keir Starmer SHBA- Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer tha se udhëheqësit e mbledhur mund të bëjnë nj&...
pamje nga takimi SHBA- Ndërsa udhëheqësit e ndryshëm flasin së bashku nga Shtëpia e Bardhë, sekretari i përgjithsh...
Emmanuel Macron SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij tha se pas një takim trepalësh midis Rusis...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja e italisë Giorgia Meloni e Italisë gjatë takimit në SHBA theksoi trimërinë ukrainase n&eu...
Friedrich Merz SHBA- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, gjatë fjalës së tij tha se rruga drejt paqes është e hapur, ...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tregon Donald Trumpit hartën e fushëbetejës, ndërsa bisedimet pë...
Donald Trump SHBA- Donald Trump thotë se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin përforcoi bindjen e tij se paqja është...