LIVE UPDATES
Bota

Debati për dëbimet nga Gjermania/ DW: A po funksionon kjo?

Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile.

5 Nëntor 2025, 08:18 Nga E. D
Debati për dëbimet nga Gjermania/ DW: A po funksionon kjo?
foto ilustruese

GJERMANI- Nën sloganin "Ofensiva e Riatdhesimit", koalicioni Unionit CDU/CSU dhe SPD, i cili është në pushtet në Gjermani nga maji i vitit 2025, synon të rrisë ndjeshëm numrin e njerëzve që potencialisht duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet.

Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) vizitoi së fundmi vendin dhe më pas dha vlerësimin e mëposhtëm për deportimet e detyruara: "Është e mundur vetëm në një masë shumë të kufizuar për momentin".

Megjithatë, kjo kundërshtohet nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint (CSU), por edhe nga vetë Kancelari Friedrich Merz. Wadephul beson se deportimet e kriminelëve me origjinë nga Siria janë të mundshme vetëm në "shumë pak raste të jashtëzakonshme". Ndërsa Dobrint thekson se deportimet e kriminelëve në Afganistan kanë filluar dhe se, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, po bëhen përgatitje për të filluar deportimet në Siri.

Dallimet në qëndrime

Në këtë debat, Kancelari Friedrich Merz (CDU) u rreshtua pa mëdyshje me Ministrin e Brendshëm Dobrint. "Lufta civile në Siri ka mbaruar, tani nuk ka absolutisht asnjë arsye për azil në Gjermani" - dhe kthimet mund të fillojnë, tha Kancelari, duke shtuar se "ata që refuzojnë të kthehen, sigurisht, mund të deportohen".

Megjithatë, në praktikë, korniza ligjore në Gjermani për deportime është shumë komplekse. Shërbimi mediatik me seli në Berlin "Integration" e thekson këtë në analizën e tij të paraqitur këtë të hënë, më 3 nëntor:

"(Korniza ligjore për deportimet) është formuar nga ligji kombëtar i qëndrimit dhe procedurave, nga ligji kushtetues, direktivat dhe rregulloret evropiane dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare", thuhet në analizë.

Shumë pak vende për ata që janë të ndaluar për deportim?

Vende shtesë akomodimi do të krijohen në qendra të posaçme paraburgimi ose zona të veçanta të caktuara për paraburgim për deportim. Aktualisht ka rreth 800 objekte të tilla në Gjermani.

Sipas Hanna Franz, numri i personave të ndaluar është rritur çdo vit për një kohë të gjatë - në vitin 2024 kishte rreth 6.000. Ekziston gjithashtu një hendek shumë i madh gjinor - mbi 90 përqind janë burra.

Franka Rel, e cila është përgjegjëse për raste të tilla në Këshillin Rajonal të Karlsruhe (Baden-Württemberg), shpjegon se këta të ndaluar janë kryesisht njerëz që kanë kryer krime, por edhe të tjerë - "një person që është agresiv në zyrën e imigracionit ose në akomodim, dhe gjithashtu njerëz që i kanë rezistuar një përpjekjeje të mëparshme të dështuar deportimi", shpjegon Rel.

Si mund të përcaktohet identiteti?

Një problem tjetër është se vetëm dhjetë nga 16 landet e Gjermanisë kanë mjediset e tyre për të ndaluarit që presin deportimin. Prandaj, ata duhet të vendosen diku tjetër. Engelhard Macanke, nga i Zyra Shtetërore e Imigracionit në Berlin, thotë se duhet të gjendet zgjidhje për këtë mangësi.

Për më tepër, ka pengesa të konsiderueshme për deportimet e sakta ligjërisht. Kjo shpesh ka të bëjë me origjinën e paqartë të të prekurve. Nëse ata nuk mund ose nuk duan të tregojnë një pasaportë, kjo bëhet e vështirë - siç e ka përjetuar Macanke shumë herë në 30 vitet e tij të punës në fushën e migracionit.

Kurdë nga Turqia, Irani apo Siria?

"Shumë vende nuk janë etnikisht homogjene", thonë ekspertët, duke përmendur kurdët si shembull - ata mund të vijnë nga Turqia, por edhe nga Irani ose Siria. Ndonjëherë nuk është aspak e qartë se nga cili vend vjen një person. Në raste të tilla, identiteti është një problem shumë i madh. Ndaj, intervistat ndonjëherë kryhen në ambasadat e vendeve të supozuara të origjinës. Por në fund gjithmonë nevojitet një vend origjine që deklaron se është i gatshëm ta pranojë personin në fjalë.

Sipas kreut të autoriteteve të imigracionit të Berlinit, çelësi i suksesit qëndron më pak në dëbime dhe më shumë në largime vullnetare. Ndërsa deportimet duhet të kuptohen si mjeti i fundit./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet