LIVE UPDATES
Bota

Debate në politikën gjermane/ Partitë kërkojnë heqje të nënshtetësisë për antisemitistët! Kritikët shohin trajtim të pabarabartë

Planet e CDU/CSU dhe SPD: "Mbështetësve të terrorizmit, antisemitistëve e ekstremistëve" mund t'u hiqet pasaporta gjermane, nëse ata kanë një nënshtetësi të dytë. Kritikët shohin trajtim të pabarabartë.

31 Mars 2025, 08:02 Nga B.Z
Debate në politikën gjermane/ Partitë kërkojnë heqje
Foto ilustruese

GJERMANI - Gjatë negociatave të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD,  thuhet se ka pasur debate të ashpra të përsëritura, ndonjëherë edhe duke çuar në përplasje të dyerve, siç rrodhi në media nga pjesëmarrës të negociatava. Sidomos në grupin e punës që merrej me çështjet e migrimit dhe integrimit, qëndrimet e partnerëve negociues ishin me sa duket shumë larg njëra-tjetrës.

Por tani ka një dokument konsultures nga të dy palët që synon të shërbejë si draft për marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re federale në Gjermani dhe që është në dispozicion të DW. Nën titullin "Ligji i nënshtetësisë" thuhet: "Ne i përmbahemi reformës së ligjit të nënshtetësisë". E më pas vijon:

"Ne do të shqyrtojmë në mënyrë kushtetuese, nëse mund t'i heqim nënshtetësinë gjermane mbështetësve të terrorit, antisemitistëve dhe ekstremistëve që bëjnë thirrje për rrëzimin e rendit themelor të lirë-demokratik nëse kanë një nënshtetësi tjetër."

Menjëherë më pas, politikani i SPD-së, Dirk Wiese, vetë pjesë e grupit të punës "Punët e Brendshme, Ligji, Migrimi dhe Integrimi”, u përpoq ta shiste si një sukses për partinë e tij, kur tha për DW se SPD kishte siguruar që mundësia e nënshtetësisë së dyfishtë të mbetej, ndërsa CDU/CSU donte ta shfuqizonte atë. "Ne kemi ende opsionin për ta marrë nënshtetësinë pas pesë vjetësh. Nëse arrini këtu të integroheni shumë shpejt, mund ta mësoni gjuhën pas tre vjetësh."

Propozimi më i zgjeruar i Unionit për t'ua hequr pasaportën gjermane nënshtetasve të dyfishtë për shkelje ligjore të caktuara hasi kohët e fundit tek rezistenca e SPD. Me sa duket ajo nuk mundi të fitonte në këtë pikë. Disa socialdemokratë i frikësohen trajtimit të pabarabartë: a do të ishte marrja e nënshtetësisë në fund të fundit vetëm një lloj periudhe prove? Pyetja tjetër: Nuk është edhe aq gjerman një gjerman me pasaportë të dytë?

Gjermanë në provë?

Kjo është pikërisht ajo që politikanë të SPD-së, si kryetari i bashkisë së Bremenit, Andreas Bovenschulte, kishin paralajmëruar kur ky pasazh u shfaq në dokumentin konsultues përpara se të fillonin negociatat e grupeve të punës. Mesazhi për pesë milionë njerëz që jetojnë në Gjermani me dy pasaporta do ishte "një problem me të vërtetë i madh", tha Bovenschulte për revistën "Der Spiegel". Atyre iu jepet përshtypja, se shtetësia e tyre vlen më pak dhe se nuk i përkasin realisht vendit.

Abdel, i cili në fakt ka një emër tjetër, e ka këtë ndjenjë. Ai është gjerman, i lindur në Berlin. Dhe palestinez, gjyshja e tij ka lindur në Jerusalemin Lindor. Përveç asaj gjermane, Abdel ka edhe nënshtetësi jordaneze. "Situata është shumë e tensionuar. Mund të bëhet problematike për njerëz si unë." Ai nuk dëshiron ta shohë emrin e tij të vërtetë të publikuar në një artikull.

Deputetja e majtë e Bundestagut, Clara Bünger, flet për një "ligj nënshtetësie me dy klasa”. "Kush është pjesë dhe kush jo? Kjo është pikërisht ajo që nuk nevojitet në një shoqëri migracioni. Ajo ka nevojë për rregulla shumë të qarta dhe siguri ligjore për të gjithë, si dhe të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit në Gjermani."

Nga "terrorist" në "mbështetës i terrorit"

Ligji themelor, pra kushtetuta gjermane në fakt përcakton se shteti nuk mund të heqë shtetësinë gjermane. Por ka përjashtime: Për shembull, kushdo që i bashkohet një grupi si IS, i cili klasifikohet si organizatë terroriste në Gjermani, mund t'i hiqet pasaporta gjermane sipas ligjit aktual - por vetëm nëse personi ka një pasaportë të dytë.

Unioni CDU/CSU në fushatë ka kërkuar që kjo rregullore të ashpërsohet. Në fillim të janarit, kandidati për kancelar Friedrich Merz njoftoi se do t'u hiqte nënshtetësinë  "njerëzve që dënohen" e janë me pasaporta të dyfishta. Pak më vonë Markus Söder shkroi në X: "Kushdo që bën thirrje për kalifat duhet t'i hiqet shtetësia e dyfishtë!"

Drafti aktual mban qartë firmën e Unionit, ku në të ardhmen, do të mjaftojë të identifikohesh si "mbështetës i terrorizmit” ose "anti-semitist” në mënyrë që të të hiqet pasaporta gjermane. Por si përkufizohen këto terma?

Antisemitizmi nuk është në vetvete një vepër penale në Gjermani. Për këtë duhet të përmbushet kriteri i veprës penale të nxitjes së urrejtjes popullore  - dhe kjo prek shumë deklarata antisemite, duke përfshirë mohimin e Holokaustit.

Përveç ndjekjes penale, pra tani mund të ekzistojë edhe rreziku i heqjes së nënshtetësisë, i cili vlen vetëm për shtetasit e dyfishtë. Kritikët e shohin këtë si një disavantazh në krahasim me njerëzit që, për shembull, bëjnë komente antisemitiste dhe kanë vetëm një pasaportë gjermane. "Kjo ka të bëjë me përjashtimin e grupeve të caktuara, njerëzve nga vendet arabe apo myslimane,” thotë Elad Lapidot. Ai është profesor i studimeve hebraike në Universitetin e Lille.

Kush është "antisemitist"?

Lapidot i sheh me shqetësim planet e qeverisë me gjasa të ardhshme federale. Kjo ndodh edhe sepse Bundestagu jo shumë kohë më parë në një rezolutë theksoi, se do të përdorte të ashtuquajturin përkufizim të IHRA-s, të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si pikë referimi për antisemitizmin. Aty citohen njëmbëdhjetë shembuj të antisemitizmit, shumica e të cilëve lidhen me Izraelin. Psh. është antisemitiste t'i mohosh popullit hebre të drejtën për vetëvendosje, për shembull duke e përshkruar Izraelin si "ndërmarrje raciste". Ky është një nga shembujt që le mundësi interpretimi gjerësisht.

Mbështetësit e IHRA-s argumentojnë se është antisemitiste akuza ndaj shtetit të Izraelit për aparteid - edhe sepse me këtë Izraeli paraqitet si një "ndërmarrje raciste". Edhe slogani "Nga lumi në det" (from the river to the sea) - nga lumi Jordan në Detin Mesdhe (sot Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli) - i heq të drejtën e ekzistencës Izraelit ose, për ta thënë me IHRA-n, "të drejtën e popullit hebre për vetëvendosje". Ministria e Punëve të Brendshme e ka shtuar atë në listën e simboleve të ndaluara si "identifikues të Hamasit". Por megjithatë, gjykatat kanë vendosur disa herë se slogani nuk është aspak i qartë. Ai mund të interpretohet gjithashtu - veçanërisht me shtesën "Nga lumi në det - ne kërkojmë barazi" - si një kërkesë për të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit në zonë.

Edhe kritikë të përkufizimit të IHRA, studiues si Lapidot, janë përcaktuar pjesërisht si "anti-semitistë". "Nuk duhet ta ndash patjetër këtë kritikë, por formulimi dhe shprehja e saj është thelbësore për një demokraci," thekson Lapidot, bashkëthemelues i Shoqatës së Akademikëve Palestinez dhe Hebrenj.

Heqja e nënshtetësisë gjermane nën regjimin nazist

Lapidot është personalisht i shqetësuar. Ai ka pasaportë gjermane dhe izraelite. Një pjesë e familjes së tij vjen nga Hamburgu. Në vitin 1934, familja mundi të largohej në atë që atë kohë quhej Mandati Britanik i Palestinës. Ashtu si shumë hebrenjve gjermanë që ikën nga nazistët në mërgim, edhe atyre iu hoq shtetësia gjermane nga legjislacioni nazist sapo ata jetonin jashtë vendit. "Ka pasur një kohë kur Gjermania krijoi qytetarë të klasit të dytë," kujton Lapidot. "Atyre iu hoq nënshtetësia”.

Në Republikën Federale, si shenjë dëmshpërblimi për këtë padrejtësi, në Ligjin Themelor (Kushtetuta gjermane) u ankorua rimarrja e nënshtetësisë për "të persekutuarit nga regjimi nazist, të cilëve iu mohua shtetësia gjermane për arsye politike, racore apo fetare”. Kjo prek edhe pasardhësit e tyre. Elad Lapidot, i rritur në Izrael, mori nënshtetësinë gjermane.

Ndikimi i populizmit të djathtë?

Popullariteti i madh i AfD-së, e cila konsiderohet si parti pjesërisht ekstremiste e djathtë,  e shqetëson shumë studiuesin. "Në një kohë kur po ringjallen politika dhe vizione të mbrojtura nga fashistët dhe nazistët në vitet 1930 , të paraqesësh antisemitizmin si të importuar nga arabët, nga palestinezët, nga myslimanët”, sipas Lapidot, është "cinike dhe jashtëzakonisht shqetësuese”. Antisemitizmi u bë një "ideologji gjenocidale" në Gjermani, thekson Lapidot, dhe nuk u zhduk kurrë nga shoqëria gjermane. Deri më sot.

Politikanja e majtë Bünger është e bindur: "Dokumenti konsultues mban qartë firmën e AfD. Presioni nga e djathta e bëri të mundur në radhë të parë këtë përmbajtje më të ashpër."

Abdel, i cili merr pjesë rregullisht në demonstratat pro-palestineze mendon të heqë dorë vullnetarisht nga pasaporta e tij jordaneze. I riu, një berlinez, definitivisht nuk dëshiron të humbasë pasaportën gjermane. "E di që nuk jam antisemitist”, thotë ai. "Revokimi i shtetësisë sime nuk do të ishte gjë tjetër veçse një mjet për të shtypur fjalën e lirë”.

Fjala e fundit e verifikimit kushtetues ende nuk është thënë

Kush do të vendosë përfundimisht nëse personi është një "antisemitist" apo jo e që potencialisht atij mund t'i hiqet nënshtetësia e dyfishtë nuk dihet ende. Drafti i dokumentit konsultues të palëve negociatore për qeverinë thotë se bëhet fjalë për "mbështetësit e terrorit, antisemitistët dhe ekstremistët që bëjnë thirrje për shfuqizimin e rendit themelor të lirë-demokratik".

Megjithatë, përpara se gjykatat të kontrollojnë, nëse akuza e një "mbështetësi të terrorizmit, antisemitizmit apo ekstremizmit" zbatohet për njerëz të veçantë, paragrafi i dokumentit të koalicionit duhet t'i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

SPD duket se shpreson se teksti nuk do t'i rezistojë shqyrtimit ligjor. Dirk Wiese, pjesë e ekipit negociator të SPD-së, shprehet i qetë: "Unë personalisht kam një opinion të qartë ligjor se çfarë do të dalë nga një verifkim i tillë”. Por ata që mund të preken nga kjo rregullore nuk janë të qetë./DW

gjermani pasaporte gjermane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet