LIVE UPDATES
Bota

Debat në Mal të Zi mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor

Përgjatë debatit me temën "Lufta në Evropë:ndikimi në Ballkan", të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga Shtetet e Bashkuara, u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare për të shmangur cdo mundësi destabilizimi, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perëndimor.

30 Maj 2022, 22:22 Nga DOSJA
Debat në Mal të Zi mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin
Perfaqesuesit

MALI I ZI- Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe të dërguarit amerikan dhe evropianë për rajonin, diskutuan të hënën në Budva të Malit të Zi për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në strukturën e sigurisë së rajonit.

Përgjatë debatit me temën "Lufta në Evropë:ndikimi në Ballkan", të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga Shtetet e Bashkuara, u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare për të shmangur cdo mundësi destabilizimi, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, theksoi se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në rajon drejtë qëllimit të përbashkët të të gjitha vendeve, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë rrugës. Prej kohësh ky rajon ka vuajtur pasojat e politikave të papërgjegjshme. Më në fund, ka ardhur koha që të përqendrohemi në bashkëpunim në vend të politikës së mosmarrëveshjeve. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një kujtesë e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Është detyrim i çdo vendi në Ballkanin Perëndimor që të kontribuojë në ruajtjen e paqes, të dërgojë mesazhin se lufta nuk mund të jetë mjet i pranueshëm në shekullin e 21-të”, tha kryeministri Abazoviq.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se është "shumë optimist për perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtarë të BE-së" dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre në këtë drejtim.

Kjo krizë na tregon vërtet se politika e zgjedhur dhe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – mbështetja, angazhimi dhe promovimi i Ballkanit Perëndimor po jep rezultate”, tha zoti Escobar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se lufta në Ukrainë paraqet një kërcënim për strukturën e sigurisë në rajon, ndërsa e vlerësoi me rëndësi debatin e sotëm për të dërguar një mesazh të qartë dhe për të përsëritur qëndrimin lidhur me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kosova dënon fuqishëm luftën në Ukrainë dhe solidarizohet me popullin e Ukrainës. Edhe një herë, si në Ballkan në vitet e 90-ta, paqja do të mbizotërojë”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të respektojë plotësisht sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Deri më tani Mali i Zi, Kosova dhe disa vende të tjera të rajonit kanë qenë ndër të parat që i kanë vendosur këto sanksione, por jo të gjithë, për fat të keq. Prandaj edhe një herë i bëj thirrje BE-së që të dërgojë një sinjal shumë të qartë për ata që nuk dënojnë dhe që e ndihmojnë apo i japin frymëmarrje artificiale (Rusisë)”, tha presidentja Osmani.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak tha se rajoni nuk është i vetëm dhe se BE-ja qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja është këtu me ju dhe BE-ja do t'ju ndihmojë të përballeni me pasojat e luftës që lidhen me refugjatët, efektet ekonomike dhe sociale dhe sigurinë. BE-ja ka një plan për të ndihmuar vendet e rajonit”, tha Lajçak.

Zoti Lajçak, vuri në dukje se efektet e luftës e bënë të gjallë politikisht procesin e zgjerimit.

Procesi i zgjerimit bazohet në vlera të përbashkëta dhe është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të tregojnë se ndajnë këtë sistem vlerash. Rajoni nuk mund të presë. Kjo tragjedi është një mundësi për rajonin dhe i takon rajonit ta shfrytëzojë atë”, tha Lajçak.

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha se vendi i tij mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve për të nxitur destabilizim, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nënvizon rëndësinë e sigurisë kolektive, si dhe të sundimit të ligjit.

Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë vende me një politikë të fortë rezistence dhe sundimi të ligjit, duhet të përballemi me situatën në të cilën ndodhemi. Ne e dimë se Rusia dëshiron të krijojë një problem këtu dhe ne jemi me ju”, tha zoti Peach.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçik, tha se agresioni rus nxiti të gjitha vendet e rajonit që të mbajnë qëndrim për vlerat e përbashkëta.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para që respekton plotësisht politikën evropiane të sigurisë dhe vendosjen e sanksioneve. Është një situatë e padëshirueshme për të gjithë, por është edhe një zgjedhje morale për vendin. Zgjedhja jonë për të dënuar agresionin dhe për të qëndruar pranë Ukrainës nuk është vetëm një detyrim, por edhe një zgjedhje morale e vlerave”, tha ministri Mariçik.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin