Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
KOSOVË- Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve. Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa. SHBA javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit të pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.
“Ne mirëpresim lajmet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe rihapjen e pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i DASH.
Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Amerikanët kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa.
"Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë”, ka thënë ky zëdhënësi i DASH.
Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën.
Foto Ilustruese EVROPË- Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më...
Gjermani GJERMANI- Natën e ndërrimit të viteve zjarrfikësit në Berlin njoftuan për 38 incidente të rënda, p&eu...
Ayman al-Zawahiri AFGANISTAN- Pesë muaj pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan vrasjen e liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri në Afganist...
PAKISTAN PAKISTAN- Varianti i ri i Covid-19, Gryphon ka mbërritur dhe në Pakistan. prezenca e tij është konfirmuar nga autoritetet sh&e...
Kinë KINË- Kina ka dënuar kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, për kushtin e vendosur prej tyre pë...
29-vjeçarja GREQI- Nëna 29-vjeçare që akuzohet se ka vrarë foshnjën e saj vetëm 11 muajshe duke e hedhur në dig...
Treg ushqimor KOSOVË- Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekono...
Ministri Ben-Gvir JERUSALEM - Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit vizitoi të martën një prej objekteve më t&eu...
Kevin McCarthy SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e saj, ndërsa një grup ligjvënësish kons...
Ukrainë UKRAINË- "Përdorimi masiv" i telefonave celularë nga forcat ruse çoi në sulmin vdekjeprurës të Vitit t&eu...