LIVE UPDATES
Bota

Rusia fajëson përdorimin e celularëve nga ushtarët e saj për sulmin ukrainas

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në Makiivka të hënën. Forcat ruse kontrollojnë qytetin dhe e kishin kthyer një shkollë në kazerma ushtarake.

4 Janar 2023, 07:43 Nga DOSJA
Rusia fajëson përdorimin e celularëve nga ushtarët e saj
Ukrainë

UKRAINË- "Përdorimi masiv" i telefonave celularë nga forcat ruse çoi në sulmin vdekjeprurës të Vitit të Ri të Ukrainës ndaj kazermave ushtarake në një qytet të kontrolluar nga Moska në Ukrainën lindore, tha Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e të mërkurës, sipas orës lokale.

"Tashmë është e qartë se arsyeja kryesore për atë që ndodhi ishte ndezja dhe përdorimi masiv - në shkelje të urdhërit ndalues - nga personeli i telefonave celularë në një zonë të arritshme nga armët armike", u shpreh ministria ruse nëpërmjet një deklarate.

"Ky faktor i lejoi armikut të gjurmonte dhe të përcaktonte koordinatat e vendndodhjes së ushtarëve për një sulm me raketa," thuhet më tej në deklaratë.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në Makiivka të hënën. Forcat ruse kontrollojnë qytetin dhe e kishin kthyer një shkollë në kazerma ushtarake.

Gjeneral-lejtnanti rus Sergei Sevryukov tha në një deklaratë të filmuar të qarkulluar nga ministria të mërkurën se numri i të vdekurve ishte rritur në 89, nga 63 të njoftuar të hënën. Ai tha se më shumë trupa ishin gjetur nën rrënojat e ndërtesës, raportoi agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

“Një komision po punon për të hetuar rrethanat e asaj që ka ndodhur”, tha ai.

Korrespondentët rusë të luftës thanë se njësitë ushtarake në lagjet e Makiivkas përbëheshin kryesisht nga rusë të sapomobilizuar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. Ata shtuan se ushtarët ishin të vendosur në një ndërtesë të pambrojtur që u shkatërrua për shkak se municionet e ruajtura në objekt shpërthyen gjatë sulmit.

Të martën, familjarët në zi u mblodhën në disa qytete të rajonit të Vollgës në Samara, nga kishin prejardhjen disa nga ushtarakët.

Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Ukrainë gjatë natës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë sulmet me dronë të prodhuar nga Irani. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan edhe sot bombardimin e disa qyteteve ukrainas në rajonin lindor të Donetksut. Përmes një fushate afatgjatë të sulmeve me dronë, Rusia synon të rraskapitë popullin ukrainas dhe të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të vendit, tha presidenti Zelensky.

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit.

Nga bombardimet ruse të hënën në rajonet në jug të Khersonit, që u rimorën së fundmi nga forcat ukrainase, u vranë dy njerëz dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha sot guvernatori ukrainas i Khersonit Yaroslav Yanushevich. Ai theksoi se forcat ruse e goditën 32 herë me raketa qytetin e Khersonit të hënën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një video fjalimi mbrëmë se qeveria e tij ka informacione se Rusia po planifikon më shumë sulme me dronë.

"Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fillimi i këtij viti dhe numri i dronëve iranianë të rrëzuar mbi Ukrainë tashmë ka arritur në mbi 80. Sulmet me dronë mund të intensifikohen gjatë këtyre javëve. Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me dronë iranianë ‘Shahed’. Ata mendojnë se këto sulme do të shkaktojnë rraskapitjen e njerëzve tanë dhe mbrojtjes tonë ajrore. Por ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ky qëllim i terroristëve të dështojë, si gjithë të tjerët. Sot, unë përgëzojë Komandat Ajrore të Qendrës, Jugut dhe Lindjes për mbrojtjen e suksesshme të hapësirës sonë ajrore gjatë këtyre ditëve", tha ai.

Që nga shtatori, forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar gati 500 dronë, tha sot zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat gjatë një intervistë televizive për rrjetin “Ukrinform”.

Të hënën, Rusia tha se 63 ushtarë të saj u vranë të shtunën nga sulmet me raketa të ushtrisë ukrainase mbi qytetin Makiivka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit ukrainas të Donetskut.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj më parë.

Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë. Dy udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë "të përshtatshme" dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës