LIVE UPDATES
Bota

Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë plan ku njihet pavarësia e Kosovës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin.

11 Nëntor 2022, 15:42 Nga I.A
Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë plan ku njihet
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin. Von der Leyen, po ashtu, konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta, sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv. Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman. Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre rreth planit përfaqësuesve evropianë.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i pari që foli për ekzistencën e këtij plani. Më 8 tetor, ai tha se Franca dhe Gjermania e kanë prezantuar një plan, sipas të cilit Serbia do ta lejonte hyrjen e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në BE. Daçiç tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër”, tha Daçiç në një paraqitje në televizionin Pink, më 11 nëntor.

Ai shtoi se Serbia e ka dorën e zgjatur për të gjithë në botë dhe se duhet të përqendrohet në interesat e veta kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për sanksione ndaj Rusisë vetëm nëse shpata e Damokleut i varet realisht mbi kokë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Paris, ai tha se aktualisht situata nuk është e tillë. Vuçiq u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 10 nëntor. Ai tha se Serbia nuk dëshiron të lëvizë nga qëndrimi i bazuar në mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare dhe ndëshkimin e atyre që i shkelin këto ligje dhe hyjnë në territorin e vendeve të tjera. Por, ai gjithashtu e ritheksoi qëndrimin se nuk pajtohet me politikën e sanksioneve.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa herë i kanë bërë thirrje Serbisë që t’u bashkohet në vendosjen e sanksioneve për Rusinë. Beogradi zyrtar mbështetet në Rusinë në tentimet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Serbia gjithashtu është plotësisht e varur nga Rusia për furnizim me gaz.

Marrë nga REL

ivica daçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet