LIVE UPDATES
Bota

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Clinton: Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm drejt barazisë gjinore

Clinton iu adresua përmes një videoje Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillon edicionin e dytë në Prishtinë.

15 Prill 2024, 12:03 Nga M.B
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Clinton: Kosova ka arritur
Hillary Clinton

KOSOVA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Kosova ka shënuar “përparim të rëndësishëm" drejt arritjes së “barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë”. Clinton iu adresua përmes një videoje Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillon edicionin e dytë në Prishtinë. Ndër sukseset e Kosovës në fushën e të drejtave të grave, Clinton përmendi reparacionet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se “jeni përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, në zgjerimin e mundësive ekonomike dhe dëshmuat se bashkëpunimi sjell më shumë përftime sesa konflikti”.

“Paqja nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçmas tani kur tensionet në rajonin e Ballkanit edhe një herë po përshkallëzohen, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon dhe forcat antidemokratike në botë nxisin përçarje dhe urrejtje. Prandaj, forume të tilla janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë. Gratë janë promovuese të paqes dhe përparimit”, tha Clinton.

Edicioni i dytë i forumit përqendrohet në temën e dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe në sigurinë klimatike. Clinton tha se ky forum është i rëndësishëm, pasi shfaq vendosmërinë për të amplifikuar zërat e grave dhe për të forcuar pjesëmarrjen e grave në të gjitha sferat e jetës dhe “për të siguruar një balancë gjinor në vendimmarrjen për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në mbarë botën”.

Ajo tha se po punon me Departamentin amerikan të Shtetit dhe Institutin Georgetown për krijimin e një qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë, që do të ketë selinë në Kosovë.

“Demokracitë tonë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë janë të përfshira dhe trajtohen të barabarta dhe veçmas kur gratë udhëheqin”, tha Clinton në adresimin e saj.

Forumi dyditor, që zhvillohet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbledh përfaqësues nga më shumë se 40 shtete në mbarë botën. Osmani, gjatë hapjes së punimeve të forumit, tha se në kohën kur në botë po zhvillohen disa konflikte, përfshirë atë në Gazë dhe Ukrainë, “agjenda për siguri dhe paqe të grave është më e rëndësishme se kurrë”.

Ajo tha se gratë dhe vajzat në zonat e konfliktit përballen me sfida të shumta, por “shpirti i tyre mbetet i pathyeshëm. Ato luftojnë për mbijetesë, luftojnë për liri”, u shpreh Osmani, duke shtuar se derisa ato e kanë të pamundur të përdorin zërin e tyre, e gjithë bota duhet të bëhet zëri i tyre. Organizimi i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021. Forumi këtë vit përqendrohet në përpjekjet për të luftuar dhunën seksuale në konflikte, por edhe për të gjetur mënyrat për të ndihmuar gratë dhe vajzat të navigojnë në mënyrë të sigurt teksa përballen me kërcënimet e sigurisë klimatike.

“Objektivi i forumit është të adresojë kërcënimet ndaj sigurisë së grave, teksa po shfaqen sfida të reja të sigurisë, me qëllimin kyç të bashkimit të forcave për të çuar përpara agjendën e forumit”, thuhet në ueb-faqen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./ REL

hillary clinton

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet