LIVE UPDATES
Bota

Cili është roli i USAID-it dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie? Ja cilat janë pasojat e ngrirjes së fondeve të saj

Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë ndryshime të konsiderueshme në agjencinë amerikane që menaxhon ndihmat humanitare për vendet e tjera.

3 Shkurt 2025, 21:46 Nga r.ll
Cili është roli i USAID-it dhe përse kërkohet mbyllja e
foto ilustruese

UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë dërguar me leje të detyruar. Mijëra kontraktorë janë shkurtuar. Një ngrirje e fondeve ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollarësh për vendet e tjera. Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë ndryshime të konsiderueshme në agjencinë amerikane që menaxhon ndihmat humanitare për vendet e tjera. Kjo i ka lënë organizatat e ndihmave në pikëpyetje nëse mund të vazhdojnë me programet, si p.sh. ndihmat ushqimore për foshnjet e kequshqyera dhe për fëmijët. Duke folur me gazetarët në El Salvador, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha të hënën se:

“Jam unë ushtruesi i detyrës së drejtorit të USAID-it. Ia kam deleguar këtë autoritet dikujt, por qëndroj në kontakt me të. Dhe sërish, qëllimi ynë ishte të angazhoheshim për ta përafruar ndihmën tonë për vendet e tjera me interesin kombëtar”.

“Zhgënjimi im me USAID-in daton që nga koha ime në Kongres. Është një agjenci që nuk ka aspak llogaridhënie. Duhet t’u përgjigjet direktivave të politikave të Departamentit të Shtetit dhe refuzon ta bëjë këtë".

“E thashë shumë qartë që gjatë seancës time të konfirmimit, se çdo dollar që shpenzojmë dhe çdo program që financojmë do të jetë në përputhje me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Dhe USAID-i vazhdimisht e ka injoruar këtë dhe ka vendosur që të jetë një organizatë globale bamirësie, e ndarë nga interesi kombëtar. Këta janë dollarë të taksapaguesve, dhe kështu unë jam shumë i shqetësuar nga këto njoftime se ata nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz që po bëjnë pyetje të thjeshta se çfarë bën ky program? Kush i merr paratë? Kush janë kontraktorët tanë? Kush financohet, dhe një lloj i tillë mosbindjeje e bën të pamundur kryerjen e një lloji rishikimi të pjekur dhe serioz, që mendoj se duhet ta ketë ndihma për vendet e tjera”.

“USAID-i nuk është një entitet i pavarur joqeveritar. Është një entitet që shpenzon dollarët e taksapaguesve dhe duhet t'i shpenzojë, siç thotë statuti, në përputhje me direktivat e politikave që ata marrin nga Sekretari i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Presidenti”, tha Sekretari Rubio.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ish-Presidenti John F. Kennedy themeloi Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, të njohur si USAID. Në dekadat në vazhdim, republikanët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me agjencinë dhe financimin e saj. Le t’i hedhim një vështrim USAID-it, historikut të tij dhe ndryshimeve të bëra që kur mori detyrën Presidenti Trump.

Çfarë është USAID-i?

Ish-Presidenti Kennedy e krijoi USAID-in në kulmin e Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik. Ai dëshironte një mënyrë më efikase për t’iu kundërvënë ndikimit sovjetik në skenën ndërkombëtare, nëpërmjet ndihmave për vendet e tjera, një funksion për të cilin Departamenti i Shtetit iu duk më burokratik se ç’duhej. Kongresi miratoi Ligjin për Ndihmën e Jashtme dhe ish-Presidenti Kennedy krijoi USAID-in si një agjenci të pavarur, në vitin 1961.

USAID-i vazhdoi të funksionojë edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Në ditët e sotme, mbështetësit e USAID-it thonë se ndihma e USAID-it në vendet e tjera, i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Kina ka programin e saj “Një Brez Një Rrugë” për ndihmat për vendet e tjera dhe ushtron aktivitet në shumë vende që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i kenë partnere. Kritikët thonë se programet janë një shpërdorim dhe nxisin një axhendë liberale.

Çfarë po ndodh tani me USAID-in?

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka ndërmarrë hapa për të ruajtur funksionimin gjatë ngrirjes, të disa programeve të emergjencës që shpëtojnë jetë njerëzish. Por konfuzioni se cilat programe përjashtohen nga urdhrat për ndalimin e punës dhe frika se mund ta humbasin përgjithmonë ndihmën amerikane, ka ndalur punën për ndihmat dhe zhvillimin në mbarë globin.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale. Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.

Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë "Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë".

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të "do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim" nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Çfarë thonë kritikët e USAID-it?

Republikanët zakonisht kërkojnë që t'i jepet Departamentit të Shtetit – që i jep udhëzime të përgjithshme për politikën e jashtme USAID-it – më shumë kontroll mbi politikën dhe fondet e tij. Demokratët zakonisht kërkojnë autonominë dhe autoritetin e USAID-it.

Republikanët kanë synuar tradicionalisht të shkurtojnë financimin për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, përfshirë agjencitë paqeruajtëse, të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve. Administrata e parë Trump ndërmori hapa për të reduktuar shpenzimet për ndihmat ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për agjenci të ndryshme të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë së OKB-së dhe fondet për Autoritetin Palestinez.

Në mandatin e parë të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e saj financiare ndaj këtij organi. Shteteve të Bashkuara gjithashtu u ndalohet të financojnë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, sipas një projektligji të nënshkruar nga ish-Presidenti Joe Biden marsin e kaluar.

Përse Elon Musk-u është përqëndruar tek USAID-i?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një "organizatë kriminale".

Cilat janë pasojat e ngrirjes së fondeve të USAID-it?

Afrika Nën-Sahariane mund të vuajë më shumë se çdo rajon tjetër gjatë pauzës së ndihmës. Shtetet e Bashkuara i dhanë rajonit mbi 6.5 miliardë dollarë ndihma humanitare vitin e kaluar. Pacientët me HIV/AIDS në Afrikë që mbërrinin në klinika të financuara nga një program i mirënjohur amerikan që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it të viteve 1980, i gjetën dyert të mbyllura.

Tashmë ka pasoja edhe në Amerikën Latine. Në Meksikë, një qendër pritjeje për emigrantët në jug të Meksikës ka mbetur pa mjek. Një program për të ofruar mbështetje për shëndetin mendor për të rinjtë nga komuniteti LGBTQ+ që iknin nga Venezuela, u shpërbë.

Në Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador dhe Guatemalë, të ashtuquajturat “Zyrat e Lëvizjes së Sigurt” ku emigrantët mund të aplikojnë për të hyrë ligjërisht në SHBA, janë mbyllur. Komuniteti i organizatave të ndihmave po përpiqet të krijojë një ide të plotë - se sa mijëra programe janë mbyllur dhe sa mijëra punonjës janë pushuar nga puna me ngrirjen e programeve?

Sa shpenzojnë SHBA-të për ndihmën për vendet e tjera?

Në total, Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliardë dollarë në ndihma për vendet e tjera në vitin fiskal 2023, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, një entitet jopartiak.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel global, megjithëse disa vende të tjera shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për këtë qëllim. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

A mundet ta shkrijë Presidenti Trump USAID-in pa miratim nga legjislativi?

Demokratët thonë se presidentëve u mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar USAID-in. Por nuk është e qartë se çfarë do ta ndalonte një përpjekje të tillë. Një version në miniaturë i betejës së mundshme ligjore u zhvillua në mandatin e parë të Presidentit Trump, kur ai u përpoq të shkurtonte me një të tretën buxhetin për operacionet e huaja.

Kur Kongresi refuzoi, administrata Trump përdori ngrirje dhe taktika të tjera për të shkurtuar fluksin e fondeve të caktuara tashmë nga Kongresi për programet e jashtë vendit. Zyra e Përgjithshme e Kontabilitetit më vonë vendosi se ishte shkelur një ligj i njohur si Akti i Kontrollit të Mbylljes.

Është një ligj për të cilin mund të dëgjojmë më shumë në periudhën në vazhdim. "Jeto me urdhër ekzekutiv, vdis me urdhër ekzekutiv", tha zoti Musk të shtunën në rrjetin X, duke iu referuar USAID-it./VOA

usaid shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës