LIVE UPDATES
Bota

Djali i Donald Trump gjuan specie të rralla në një zonë të mbrojtur në Venecia, çështja shkon në parlamentin e Italisë! Mediat italiane publikojnë pamjet

Videoja është xhiruar dhjetorin e kaluar kur djali i presidentit amerikan ishte me pushime në Venecia dhe shoqërohej edhe nga partnerja e tij e re.

3 Shkurt 2025, 21:29 Nga r.ll
Djali i Donald Trump gjuan specie të rralla në një zonë
pamje nga videoja

ITALI- Një video që tregon djalin e presidentit amerikan Donald Trump duke gjuajtur rosa në një zonë të mbrojtur në Venecia ka bërë bujë. Çështja ka shkuar edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin e Italisë me një kërkesë nga Avs (Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë) për ndërhyrjen e ministrit Gilberto Pichetto Fratin.

Videoja është xhiruar dhjetorin e kaluar kur djali i presidentit amerikan ishte me pushime në Venecia dhe shoqërohej edhe nga partnerja e tij e re. Me një grup miqsh ai mori pjesë edhe në një udhëtim gjuetie në lagunë, shkruan La Repubblicca, e cila ka publikuar dhe videon. Pamjet u zbuluan fillimisht para pak ditësh në një faqe interneti amerikane, “The global hunt for aventure”, e cila përfshin një intervistë me Trump Junior i rrethuar nga thëllëza dhe rosat.

"Skenat e ndryshme të gjuetisë në lagunën e Venecias, të xhiruara me shumë gjasë kohët e fundit në Valle Pirimpie’ në Campagna Lupia, ndodhen në një zonë të mbrojtur sipas rregulloreve evropiane dhe janë pjesë e rrjetit Natura 2000 të BE-së, si Zonë e Veçantë e Konservimit e quajtur laguna e mesme e poshtme e Venecias.”, ka thënë këshilltari rajonal Andrea Zanoni i Europa Verde 

Në video po ashtu shfaqen disa persona, mes të cilëve, siç theksohet nga një mbishkrim specifik, ku shfaqet edhe Donald Trump Junior.

Në një fragment të videos, Trump shfaqet teksa përshkruan rosat e qëlluara, mes të cilave në plan të parë shihet një Ruddy Shelduck, një rosë shumë e rrallë në të gjithë Evropën me një ngjyrë pothuajse tërësisht portokalli si e ndryshkur”, thotë Zanoni, i cili kujton se gjuetia është e ndaluar për jorezidentët në Itali.

Çështja do të arrijë edhe në Kuvend. Kështu ka lajmëruar deputetja e partisë "Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë", Luana Zanella ku ka thënë: “Ne po i kërkojmë Ministrit të Mjedisit Pichetto Fratin që të shpjegojë se çfarë ndodhi, duke qenë se vrasja e specieve të mbrojtura është një krim dhe gjithashtu nëse është e vërtetë që Donald Trump Junior, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara ishte në mesin e atyre pjesëmarrësve."

donald trump junior

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës